124.30 dollare per 2 metra kub ajer te paster

Mbreme isha ne nje bar me shoqerin, edhe shkova ne banak e kerkova nje gote me uje. Baristja me dha nje shishe uji te paketuar si shishe shampanje e vogel per te cilen pagova 8 dollare. Dmth, per nje sasi uji me te vogel se nje gote normale uji, pagova 8 dollare (ndersa per nje Gin dhe Tonik pagova vetem 5 dollare.)

Ne ate moment, po mendoja kur ishim te vegjel e luanim futboll. Pas 2 oresh vrap, djersitje e shqelma kembesh, shkonim me vrap tek oborri i nje shtepie perdhese e s”kishim ngopje me ujin. Nuk na shkonte ndonjehere mendja qe do te vinte nje dite ku edhe nje gllenke uje do na kushtonte sa qimet e kokes.

Degjova diku qe luftrat e shekullit 21 do behen per kontroll te ujit te pijshem.  Dhe jam i bindur qe ne shekullin 22, ajri i paster do jete nje nga komoditetet e shtrenjta ne treg.  Ashtu sic ka filluar te paketohet uji i pijshem e te marketohet, ashtu do paketohet edhe ajri i paster e do shitet.  Ndoshta mund te duket cudi, po ashtu na u dukte cudi paketimi  e shitja e ujit.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.