15% skonto per gura varri …vrap!!!

Po shfletoja nje reviste lokale sot, tek po kthehesha nga puna, dhe me zuri syri nje reklame te cuditshme.  15% ulje cmimi per gura varri.  Oferta eshte e vlefshme deri me date 31 Dhjetor.  (fotografine ja bera me celular, prandaj na falni per cilesine e dobet)

Pavaresisht se guri i varrit eshte produkt si cdo produkt tjeter, se si mu duk reklama.  Ndoshta me ballafaqoi me realitetin e paevitueshem, dhe prandaj me tronditi pak.  Por me teper me tronditi menyra krejtesisht e ftohte e reklamimit, sikur po shiteshin lavatrice me 15% skonto.

Sidoqofte, realiteti eshte qe vdekja eshte biznes i madh.  Ne Amerike, industria e funeraleve ka vleren 11 miliard dollare.  Sipas Shoqates Amerikane te Drejtoreve te Shtepive Funerale, 11% e qendrave funerale jane prone e 1 prej 5 kompanive, aksionet e te cilave shkembehen ne burse.  Nje varrim kushton mesatarisht $6500 dollare (ketu nuk perfshihen kostot e varrezave — qe sigurisht duhet te jene qamet shume.)

Nejse, kjo reklame mu duk e cuditshme dhe krejtesisht impresonale — me la nje shije te keqe.  …pavaresisht se eshte reklame krejtesisht legjitime.

Gjergji



4 Responses (Add Your Comment)

  1. Si reklame mund te duket e “pahijshme” por duke qene se shpenzimet per varrime jane zakonisht te medha atehere s’eshte cudi ti hyjne ne pune dikujt. Ma merr mendja qe cudia jote ka te beje me mendesine tone Shqiptare, duhet te kesh qelluar ne ndonje wake ketu ne ShBA, njerzit qeshin, flasin. Tek ne s’behet fjale per nje sjellje te ketille. Thjesht e shikojme vdekjen ndryshe; ata e pranojne, ne e shtyjme tutje, e fshehim.

  2. Ke te drejte, ky eshte ne fakt kendveshtrimi im. Kemi nje mik familje, amerikan, rreth te 70-tave qe duke qeshur thote “..kam blere vendin e varrit tim, me nje familje Italiane. …kam per te pire e per te bere gallate kur te kaloj ne boten tjeter ..se Italianet jane pjaneca e ahengxhinj te medhenj.” ..kurse ne te shtepise, shtremberojm surratet e them me vete: “..si flet kshu ky ..tu qen akoma gjall?”

  3. Me sa di une, vendi i varrimit edhe kur blehet eshte me kohe te limituar, dmth qe personi ne fjale e blen per X vjet per Y çmim, pas ketyre X vjeteve nese familja nuk ripaguan atehere vendi i shitet dikujt tjeter :S dhe eshtrat futen ne vendet e perbashketa me ata te tjeret qe nuk kan paguar :S

    tani, mire keta qe i kan mundesit e pagese edhe pse per nje fare kohe…po ata lypsaret rruges ????
    Ata lypsaret rruges qe skan as pare e as njeri ne ket bote, digjen, dhe eshtrat i hidhen po tek ata qe nuk paguaj….

    ça ironie, as shpirtrat nuk munden te pushojne ne paqe….

  4. Nuk e dija kete per prenotimin e vendit te varrimit pas vdekjes. Qenka biznes me i komplikuar se c’mendoja. …tek faqja e statistikave qe pash per te shkruar temen, kishte statistika te tipit …per cdo 1000 vete, ka 80 vdekje ne vit. Tani qe popullata ne USA dhe Evropen perendimore po plaket, varrmihesit po ferkojne duart.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.