Archive for September, 2006

Hapat e para per te investuar ne Burse.

Suksesi i ndertimit te nje portofoli investimesh nuk varet vetem nga zgjedhja e instrumenteve financiare, por edhe nga realizimi i nje asset allocation sipas kerkesave tuaja. Nuk ekziston nje klase investimesh me e mira per te gjithe, por ekziston nje klase me e mira per nje individ, ose me mire nje klase me e mira per te arritur objektivet e nje individi. Ky objektiv sigurish varet dhe nga shuma qe deshiron te investosh.

Hapi i pare: mosha dhe periudha e investimit

Gjeja me rendesishme per cdo investim eshte periudha, pra koha qe duhet per te arritur objektivin e vene.

Per shembull ne qofte se objektivi eshte financimi i universitetit per femijet duhet llogaritur edhe sa kohe i duhet femijes per te filluar universitetin. Shembujt mund te jene nga me te ndryeshmet dhe varen dhe nga mosha qe ka cdo njeri, prandaj cdo njeri duhet te vendose ne fillim per sa kohe don ti investoj leket e tij.

Sa me e gjate te jete periudha e investimit, aq me agresive mund te jete dhe strategia e asset allocation, pra per shembull mund te investohet ne instrumente financiare qe kane nje binom rrezik/rendiment te larte, sic jane aksionet. Sa me e gjate eshte periudha e kohes, aq me mire mund te perballohet dhe nje humbje provizore, ngaqe bursa eshte e lekundshme.

Hapi i dyte: zgjedhja e binomit rrezik/rendiment

Njerezit nuk kane te njejten propension per rrezikun: ka nga ata qe i perballojne me mire humbjet provizore e/o definitive dhe ka nga ata qe vuajne me shume. Ne finance kjo quhet ?forca e shpirtit? qe cdo njeri ka per te perballuar uljen e vleres se pasurise se tij cdo dite ngaqe titujt qe ai ka blere po humbin vlere.

Cdo titull qe blehet nuk mund te konsiderohet asnjehere pa rrezik fare. Ka tituj qe mund te konsiderohen me pak rrezik si p:sh: titujt e shteteve perendimore, qe por nga ana tjeter ofrojne dhe rendimente te vogla, ka dhe tituj qe mund te konsiderohen me shume rrezik sic jane aksionet, te cilat mund te japin nje capital gain te larte, por gjithmone ekziston dhe rreziku qe te humbesh te tere pasurine e investuar.

Hapi i trete: zgjedhja e instrumenteve finanziare

Menjehere mbasi u fiksuan objektivet qe deshiron te arrish, periudha e investimit, shuma qe don te rrezikosh dhe binomi rrezik/rendiment fillon faza e zgjedhes se titujve ku don te investosh.

Instrumentet ne dispozicion jane jashtezakonisht shume. Mund te permendim disa:

Tituj shteti ? jane obligacione qe emetohen direkt nga shteti per ti bere balle shpenzimeve; rrezikshmeria e tyre eshte e ndryeshme nga shteti ne shtet, psh titujt e shtetit te emetuara nga vendete UE mund te konsiderohen ?pa rrezik fare? dhe pak fitimprures, kurse titujt e shtetit qe emetohen nga vende ne zhvillim e siper sic eshte Shqiperia, Argjentina etj konsiderohen te rrezikshem, por dhe me fitimprures. Te gjithe besoj e mbani mend rastin e Argjentines qe vendosi te mos i paguante me ato qe kishin investuar ne bond argjentinas
Obligacionet ? ekzistojne shume tipe obligacionesh si p.sh. obligacione bull and bear, obligacione te agancuara ke inflazioni, obligacione qe te japin te drejte ti konvertosh ne aksione etj
Aksionet ? ekzistojne shume tipe aksionesh si p.sh. aksione me te drejte vote, aksione pa te drejte vote, aksione me vote te limituar etj.
Mutual funds ? ne kete rast nuk je ti qe investon drejtperdrejt duke zgjedhur ti titujt, por eshte nje kompani e specializuar qe merret me investimin. Faktikisht eshte thjesht nje fond ku shume vete fusin leke, duke blere kuotat e ketij fondi, dhe pastaj eshte kompania ajo qe merret me blerjen dhe me shitjen e titujve .Fondi ku ti investon ka dhe nje benchmark riferimi si psh S&P Mib,
Polica asikurative ? ne kete rast eshte nje kompani asikuracionesh qe merret me investimin e parave te tua.
..Etj.

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com
]]>

Psikologjia ne ndihme te Manaxhereve – Testi Myers-Briggs

Kur fillova pune ne kompanine Barry Callebaut, diten e pare me bene nje test personaliteti te quajtur Myers-Briggs, qe eshte krijuar disa dekada me pare. Me kalimin e kohes, ky test eshte rafinuar, sofistikuar dhe tashme ka perdorim te gjere ne manaxhimin e burimeve njerezore. Ky test krahason 8 tipare kryesore te karakterit te nje personi:

Ekstroversitetin (E)
Introversitetin (I)
Sensibilitetin (S)
Intuiten (N)
Mendimin (T)
Ndjenjen (F)
Gjykimin (J)
Kuptimin (P)

Ne baze te rezultateve, cdo person bie ne nje nga 16 kombinimet e 4 karaktereve te ndryshme (shih figuren me poshte)

Duke e ditur se cili kombinim te perket, dhe ate te punetoreve ose menaxhereve te tu, e ke me te lehte te kuptosh menyren si i shikojne gjerat, si reagojne ndaj problemeve dhe si u pelqen te manaxhohen.

Figura me poshte tregon se si ndahet popullsia e botes ne baze te 16 kombinimeve.

Ju ftoj qe te merrni edhe ju kete test te thjeshte dhe te shikoni se cili kombinim ju perket. Fakti qe ky test ka dekada qe perdoret me shume sukses, dhe kompanite e ndryshme paguajne shuma te medha per ta administruar ne stafet e tyre, eshte tregues i vlefshmerise se ketij testi.

Klikoni adresen me poshte dhe kur te mbaroni, nese keni deshire mund te ndani me ne rezultatet tuaja, si dhe mendimin tuaj mbi menyren si e shpjegon testi karakterin tuaj. (Fatkeqesisht testi eshte vetem ne anglisht. Sidoqfote per gjerat qe nuk kuptoni na shkruani ketu dhe do t’ju ndihmojme.)

TESTONI VETEN TUAJ

Per te kuptuar me mire rezultatet, klikoni ne kombinimin tuaj ne faqen e meposhtme:
“Shpjegimet e llojeve te Kombinimeve”

Gjergj Dollani

Citim: Fotot u moren nga Wikipedia ( http://en.wikipedia.org/wiki/Myers-Briggs )

Ideja e Re: Reklamimi qe zgjat vetem 1 sekonde!

Sipas Daniel Howard, profesor marketingu ne Cox School of Business ne Dallas, ky lloj reklamimi ka vetem nje qellim: ti kujtoj marken konsumatoreve, duke rritur notoritetin e kompanise dhe duke rritur, pa e kuptuar, deshiren per te blere.
Kompania e pare qe eksperimentoi kete lloj te ri reklamimi ishte Mc Donald?s, e cila perdori frame prej nje sekondi nga e famshmja ?l?m lovin?it?. E futur ne mes te kengeve disa here ne dite, mini-reklama pati me te vertete shume sukses, duke rritur kuriozitetin e degjuesve dhe familiaritetin e tyre me kengen qe reklamonte fast foodin me te madh e me te diskutuar ne bote. Eksperiment te njejte beri dhe BMW, e cila realizoj nje mini-reklam per reklamuar MINI Cooper. Ne kete rast nuk u perdor nje pjese kenge per ta reklamuar, por para cdo lajmi qe u jepte ne radio u thonte vetem emeri i markes.
Sipas disa eksperteve ky reklamim jashtezakonisht i shkurter, shpeshehere, mund te demtoj imazhin e nje marke, ne vend qe t?ja rrisi, ne qofte se mesazhi nuk eshte i qarte dhe i fiksuar ne mendjen e njerezve.
Mini-reklama eshte me te vertete nje ide shume interesante, por mendoj qe nuk eshte e mjaftueshme per te fiksuar ne mendjet e njerezve marken e nje kompanie. Kete forme te re marketingu mund ta perdori vetem nje kompani shume e famshme, por sigurisht eshte e nevojshme qe kompania te investoj per reklamimin e saj dhe ne shume media te tjera.
Po ju cfare mendoni per kete forme te re reklamimi (si gjithmone amerikane) a mund te ndikoj pozitivisht ne imazhin dhe ne shitjen e nje kompanie dhe pse?

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com
]]>

Reklame pa lidhje fare!!

Sidoqofte, sic ndodh gjithnje ne raste te tilla, Birra Tirana ja kishte lene stafeten birres Stela. Vetem se birra Stela, ndryshe nga konkurrentja tjeter, nuk kishte vene nje grua anemike ..por kishte vene Erion Bogdanin. Shqeva syte! Mesazhi: ” (Bogdani) ka nje sekret, eshte birra ..”

C'dreqin do Bogdani qe reklamon Birre? ..po c'dreqin do Stela qe reklamon me Bogdanin? Te gjithe e dime qe birra s'te ben mire. Epo te thuash qe sekreti i nje prej lojtareve te kombetares tone eshte birra, eshte krejtesisht allogjike! …besoj se reklama vijuese me Bogdanin ne Shqiperi do te jete kjo ketu poshte.

]]>

Kujt ja nxin jeten manaxheri/ja, ….t'ngrej doren!

Une s’para kam problem me njerezit qe nuk dine me manaxhu, ..ose qe e kane manaxhimin per here te pare. Ne fund te fundit, nuk kemi lindur te gjithe te ditur. Sidoqofte, i kam vdekje ata qe s’ja kane haberin manaxhimit edhe ne vend qe te behen sa me te hapur me vartesit e tyre qe te marrin “feedback” per menyren e manaxhimit, behen akoma me te eger e me te paafte.

Te gjithe kemi eksperienca te tilla. Dua te degjoj nga ju rastet qe ju kane lene mbresa per mire ose per keq nga situatat me manaxheret tuaj.

Ne vend te ideogramave japonese vetem marka dhe logo!!

Reklama eshte shume e rendesisheme per cdo kompani dhe mund te quhet dhe shpirti i tregtise. Marketingu po evolon gjithnje e me shume sepse instrumentet ne dispozicon dhe idete po evolojne. Suedezi Philip Airosa vuri ne shitje lekuren e vet duke i ofruar mundesine kompanive te ndryshme te tatuojne ne trupin e tij logot Read more »

EHW, …kompania ime e preferuar!

Te them te drejten nuk i kam hyre aq thelle sa te shkoj te provoj cdo produkt te EHW-se e ta krahasoj me ato te HAKO-s. Disa me kane thene qe HAKO ka produkt me cilesor sesa EHW. Ka mundesi te jete keshtu, sidoqofte sot nuk do flas per cilesi produkti, por per cilesine e sherbimit, per te cilen EHW ne regjistrin tim merr 10 me yll!

Para disa ditesh shkova tek EHW-ja ne Durres, atje ku ka qene farmacia, prane lulishtes 1 Maji. Hyra brenda dhe (si i sjellshem qe jam 😛 ) pyeta njerin nga punetoret nese mund te beja disa fotografi. Ai mu pergjigj qe mund te fotografoja pa problem. Tek fillova te fotografoja dyqanin, njera nga shiteset me pyet:

Shitesja – “O cuni, cfare po fotografon ti?”
Une – “Ja po bej nja dy-tre poza ketu ne dyqan sepse me pelqen shume menyra si eshte sistemuar.”
Shitesja – ” Po jo mor bir, mos i bej fotografit tani, se e kemi dyqanin bosh!”

Banaku ishte plot, rafti nga pas ishte plot. U cudita nga pergjigja dhe e pyta:

Une – “Me fal, banaku eshte plot.”
Shitesja – “Jo mor bir, kjo s’eshte asgje, …duhet mbushur mire, e pastaj hajde fotografoje.”
Une – “…po ne cfare ore e mbushni, qe te vij ta fotografoj?”
Shitesja – “Qyqja mor bir, kjo mbushet 6 here ne dite!”

Vertet u cudita. Kete lloj pergjegjesije per mbarvajtjen e punes nuk e prisja ne Shqiperi. Reklamat e thjeshta te EHW-se me kane pelqyer gjithnje, por kur pash edhe sherbimin qe ofrohej neper dyqane, vertet m’u be zemra mal, qe ka biznese te cilat e kuptojne se sa i rendesishem eshte perceptimi i klientit ndaj dyqanit. Kjo tregon qe kompania udhehiqet nga vizionare dhe ka nje strukture manaxhimi te fuqishem. Shpresoj qe edhe qendra te tjera sherbimi te mesojne nga EHV-ja se si behet biznes!

Gjergj Dollani

p.s: …i bej lutje EHW-se te hedhi aksione ne markate, se me gjithe qejf do i blija aksionet!

Iriqet detyrojne McDonalds te ndryshoj paketim produkti

I shkreti McDonalds! Para disa vitesh nje grua mori 4 milion dollare se u dogj nga kafja e McDonalds teksa po i jepte makines me goten e kafese nder shale. Nja dy-tre te tjere kane fituar gjygje per gjera te tjera.

Por kete here, ishin iriqet ata qe e kane detyruar McDonalds te marre masa te ndryshoj paketimin e produktit McFlurry. McFlurry eshte nje produkt akullore qe prodhon kompania. Me sa duket, iriqet e paskan shume qejf produktin dhe kur fusin kokat tek gropa plastike e hapur e gotes, u ngel koka brenda e nuk e nxjerrin dot me. Si rrjedhim shume vdesin nga uria.

Per te rregulluar problemin, McDonalds ka vendosur te bej gropat plastike me te vogla qe iriqet mos fusin dot me koken.

…ja pra nje shembull i nje kompanie qe ka gjithnje primare opinionin publik! Tani edhe niveli i ushqimit ka mbetur per t'u rregulluar dhe te gjith do biem rehat.]]>

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.