Archive for October, 2006

Nje nga reklamat me te bukura qe kam pare!

Kete reklame e pash para disa ditesh ne nje dyqan Diesel, edhe me ngeli ne mendje. Ajo qe me terhoqi me teper eshte se ketu produkti ze vend dytesor. Madje ngaqe edhe sfondi dhe gjithcka tjeter eshte e bardhe, pantallonat pothuajse nuk bien ne sy fare.

Nje engjell qe te ngre gishtin e mesit! Aq gjeniale sa edhe e djallezuar. Energjija dhe “attitude” mbreterojne ne kete fotografi. Pra mesazhi qe mora une eshte “Nuk jane rrobat, je ti! Por ngaqe je ti ai djalli i veshur me petka engjelli, prandaj zgjedh edhe veshjet tona!” ( …le pastaj kjo modelja qe mi ka ngulur syte! ;) )

Vertet, kjo reklame me pelqen shume!!]]>

Kategorite e Investimeve

Universi i investimeve eshte jashtezakonisht i madh, por edhe gjithmone ne evolim e siper. Ky numer i madh instrumentesh financiare krijon mundesine e nje diversifikimi me te madh, pra te nje rreziku me te vogel per investuesit. Krijimi i nje portofoli me aksione qe kane karakteristika te ndryshme ka avantazhin qe
edhe sikur nje aksion te shkoj keq, kjo humbje do te kompensohet me fitimin e realizuar nga nje aksion qe shkon mire. Me poshte po jap nje ndarje te ketij universi:

Mutual funds konsiston ne nje fond te perbashket investimi. Ata mund te manaxhohen ne menyre pasive ose aktive. Ne rastin e nje manaxhimi pasiv, investohet ne te njejtat aksione qe formojne dhe benchmarkun e referimit, kurse ne rastin e nje manaxhimi aktiv nuk investohet plotesht ne te njejtit aksione qe formojne benchmarkun e referimit, por here pas here privilegjohen disa aksione ne vend te disa te tjereve, me qellim qe te kalohet benchmarku.

Private Equity dhe Venture Capital konsiston ne blerjen e aksioneve e/ose obligacine qe mund te konvertohen ne aksione, ne kompani qe nuk jane te kuotuara ne Burse dhe qe kane nje potencial zhvillimi shume te larte. Objektivi final eshte shitja e tyre mbas disa vjetesh dhe realizimi i nje fitimi kapital te larte.

Real Estate konsiston ne shit-blerjen e pasurive te patundeshme. Eshte nje fond i perbashket investimi.

Hedge Fund eshte nje fond qe karakterizohet nga nje numer maksimal personash qe mund te investojne dhe nga nje kuote minimale investimi. Duke u referuar normatives amerikane, numri maksimal i personave eshte 100 dhe kuota minimale e investimit eshte 1.000.000 $. Suksesi i ketij fondi varet eskluzivisht nga aftesite e manaxherit te parave ne kryerjen e zgjedhjes optimale te aksionit dhe kohes se posacme te investimit. Ne kete fond fitimet nuk jane te lidhura me andamenton e Burses, prandaj mund te fitohet si ne rastin e nje burse ?Bear? (ari/te terhequr), ashtu dhe ne rastin e nje burse ?Bull? (dem/ne rritje).

Asset Backed Securities (ABS) dhe Mortage Backed Securities (MBS) jane instrumente financiare te strukturuara qe derivojne nga operacione te sigurizimit dhe qe ne shumicen e rasteve kane te bejne me borxhe te hipotekuara dhe ne kredi tregtare.

Duke qene se me nje artikull eshte veshtire te japesh te gjithe instrumentet financiare ne dispozicion te investuesve, ju ftoj te shtoni dhe ju instrumente te tjera duke dhene dhe nje shpjegim te shkurter per cfare behet fjale!

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com]]>

Reklama me e gjate e jetes time!

Dje iu shkrep nje shoqes time te shkonim ne kinema te shihnim filmin e ri “Le Diable en Prada” (Djalli vesh Prada) me aktoren e njohur Merill Strip. Filmi ishte nga ata filmat boze, histori dashurije ..vajza gjen pune, perqendrohet ne vetvehte, humbet fokusin ne gjerat me te rendesishme per te, edhe me vone kujtohet qe puna Read more »

Cfare kerkojme nga agjensite e Marketingut.

Sidoqofte, gjate takimit para 2 javesh, dhe atij sot, vura re disa gjera qe do ta na ndihmonin shume ne klienteve, si dhe agjensite ne punen e tyre:

1. Njihe mire klientin.

E di qe me vete po mendoni: “..kjo eshte primare, pse duhet vene ne dukje?” Sidoqofte, keto gjerat e thjeshta shpesh harrohen. Per shembull: ne rastin tim, kompania jone prodhon cokollata dhe cdo gje qe ka lidhje me cokollatat (pudra e kakaos, gjalpi i kakaos ..etj etj.) Keto jane edhe arsyjet per ekzistencen tone. Atehere, mire do ishte qe ne komunikaten per mediat, agjensia te mos shkruaj gjera te tipit “..farat e bimes se kakaos qe prodhohen me aq dashuri nga firma …” Farat e bimes se kakaos nuk i bejme ne, i ben natyra.

2. Te gjithe punonjesit e agjensise duhet ta kene te qarte qellimin

Nuk me pelqen qe pas 4 oresh diskutim se cfare do vihet, ku do vihet e si do vihet, te dali qe secili nga perfaqsuesit e agjensise ta kishte kuptuar ndryshe qellimin e punes. Po diskutohet per nje produkt, apo per nje game produktesh, keto gjera duhen sqaruar qe ne fillim. Sepse, ato 4 ore pune pothuajse mund te shumezohen me zero.

Nese nuk e kuptoni qarte qellimin e projektit, eshte me mire te pyesesh, sesa te kuptohet me vone qe ishit keqkuptuar. E kam te qarte qe nganjehere agjensia nuk do te duket sikur s'kupton projektin, sidoqofte, eshte me mire te behen pyetjet qe ne fillim dhe puna te shkoj vaj, sesa te duket sikur puna po shkon vaj, e pastaj te vesh re qe keni humbur ore te tera. Ne fund te fundit, kur nje kompani zgjedh nje agjensi, rendesi ka si shkon puna, dhe jo sa shume di agjensia. Zakonisht ato qe duket si dine shume, ne i evitojme se mendojme qe nuk do kemi buxhet per te perballuar kerkesat e tyre.

3. Bej surpriza. …ne i pelqejm shume!

Para 1 viti, kur po kerkoja te gjeja nje agjensi ne USA te me ndihmonte me tregun Hispanik (Meksikanet qe jetojne ne USA.) me erdhi me FedEx nje pako nga nje agjensi ne San Antonio (Teksas.) Brenda ne pako, gjeta 5 nga ato kutite e vogla te erzave per gatim, dhe nje DVD te agjensise. Po vrisja mendjen, c'dreq jan keto erza. I hapa, kapaket, i mora ere (se kujtova mos ishin barishte) ..dhe vertetova qe ishin vertet erza. S'po kapja fillin e muhabetit, kur shikoj etiketat, desh rash nga karrigija. Secila etikete, kishte fotografine e nje personi. Cdo kuti erze kishte emrin e personit ne fotografi, dhe udhezimet e perdorimit tregonin per personin ne fjale. Psh:

Emri i erzes: Martha Mix
Logo: foto e Marthas
Perdorimi: Perdor Martha Mix sa here marka juaj te kete nevoje te behet pak me pikante. Kombinimi i njohurive te Marthas ne media, reklamim televiziv dhe printim vizual i japin markes tuaj aromen e shijshme te nje gatimi qe te mbet gjithnje ne mendje.

Si thoni? Nga 5 agjensite qe intervistuam, cilen zgjodhem? …ate nga San Antonio, sigurisht!

Gjergj Dollani
konsumerizem101.com]]>

Newer Entries »

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.