Archive for July, 2008

Bursa: rritu, zbritu, ..perseritu

Sot bursa mori prap per s’koti.  Thuhet qe shkaku kryesor eshte renia e cmimit te naftes krudo.    Neser do bjeri prap.  Keshtu qe per momentin, them se fitohet vetem me “shorts.” 

Ja edhe lista e aksioneve qe po ndjek.  Kam shtuar ca kompani te tjera qe m’vjen njerezit ne dukje (rrofsh Ilir).  Tek disa nga kto kam investuar, tek nje pjese tjeter jo.

Mos u bazoni tek kjo liste, per te bere investimet tuaja.  Duhet me doemos t’beni hulumtimet e duhura para se te hidhni parate.  Kjo lista eshte thjesht per shembull, a pikenisje.

Hajd, investim te mbare.

Coca-Cola me Cocaine

Reklame e kohes kur Coca-Cola permbante Cocaine.  ..enjoy!  (…te sheron lodhjen)

Budweiser vs. Belgjik/Brazil

Nuk e di nese keni degjuar apo jo, por firma belge InBev (qe manaxhohet nga Brazilianet) ka vendosur te blej me cdo kusht firmen amerikane Anheuser-Busch.  Qellimi kryesor i InBev eshte qe ta bej Budweiser-in amerikan, birren nr. 1 ne portofolin e tyre global te produkteve.

Bud perfaqson rreth 50% te shitjeve vjetore te Anheuser-Busch, edhe pothuajse e gjithe kjo vjen vetem nga brenda per brenda Amerikes.  A ka ndonje shprese qe Bud te behet birre nderkombetare?  ..kur mendon qe imazhi i Bud rrotullohet i gjithi rreth te qenurit Amerikan — birra e klases puntore.  Good old red-white and blue!  Kjo si do perceptohet nga publiku nderkombetar?

Personalisht s’me ka pelqyer asnjehere si birre.  Ne fakt, nga birrat Amerikane (massmarket) kam preferuar gjithmon Miller. 

Portofoli i aksioneve qe po ndjek…

U be 2 dite rresht qe tregu i aksioneve ka pasur rritje.  Dje rritja ishte me e bute se te Merkuren, edhe duke gjykuar nga renia e tregut ne Londer sot ne mengjes, besoj se kjo renie do reflektohet sot ne treg.

Sidoqofte, thjesht per diskutim, po vendos ketu nje snapshot te portofolit te kompanive qe po ndjek.  Ne nje pjese te tyre kam investuar, nje pjese tjeter po i ndjek si mundsi investimi ne te ardhmen.

Sapo bera nje porosi per WM (Washington Mutual) me cmim rreth 25% me te lire se c’eshte tani ne treg — “good until canceled.”  Pavaresisht se kam nje parandjenje qe s’ka per te rene ne piken ku dua ta blej une, them se tregu i bankave eshte aq lemsh saqe do kohe te shohi driten ne fund te tunelit.    Shpresoj se kushedi, gjate “intraday trading” rrezik bjen sa ta kap une tek 3.75.

Mirepres sugjerime aksionesh apo industrish qe mendoni se duhen ndjekur.

p.s: Mos bleni aksionet qe shihni ne kete liste vetem se jane ne jeshile.  Beni analizat tuaja.  Pjesa me e madhe e listes ketu eshte “risky as hell” (ESLR/AWEC/ANAD/FNM …etj) ..le pastaj MNAP qe po e ndjek thjesht nga kurjoziteti i nje lajmi para nja 6 muajsh per Manas Petroleum (MNAP) qe ka bere nje kontrat me qeverine Shqiptare per eksplorim nafte ne rrajonin e Lezhes.  Qe nga momenti kur u dha lajmi e deri tani, vlera e kompanise ka rene nga 2.5/aksion ne .70 cent per aksion.    😀

Mjaft! dhe belaja me udheheqesit Superstar

Po lexoja artikullin “Veliaj: Do te shporrim te vjetrit….” tek Peshku Pa Uje dhe nuk me cuditi fakti qe nje pjese e madhe e pytjeve kane te bejne me Mjaft-in e tanishem.    Madje edhe kur Erioni i pergjigjet gazetarit duke i thene ti drejtoj pyetjet Elises edhe Leartit (qe jane nder udheheqesit e ri te organizates,) gazetari e injoron krejtesisht pergjigjen edhe vazhdon me pytjet vijuese rreth te njejtes teme.

Per Erionin kam respekt.  Eshte teper karizmatik, i guximshem dhe orator i vertete.  E keqja eshte qe duke pasur keto lloj virtytesh nuk eshte e veshtire te gjesh veten gjithmon me flamur ne dore duke udhehequr.  Pse eshte e keqe?  Sepse udheheqesi “Superstar” nuk le pas protezhe.  Pra te kesh nje udheheqes Superstar eshte gje e mire per nje organizate, per nje periudhe afat-shkurter, por eshte gje teper e keqe ne nje periudhe afat-gjate.  Shembuj te tille udheheqesish karizmatik qe krijojne pothuajse nje ndjekje tip kulti ka plot.  Jack Welsh i GE.  I cilesuar edhe si manaxheri i shekullit nga nje reviste.  Qe nga ikja dalja ne pension e Welsh, GE vazhdon pikjaten e gjate dhe te dhimbshme — edhe zor se ka per ta marr veten per nje periudhe te gjate.  Nje shembull tjeter eshte Lee Iacoca i Chrystler, qe ne fund te viteve 70 e ktheu kompanine ne nje nga me te pelqyerat.  Sapo doli ne pension, Chrystler ka rreth 25 vjet qe nuk po merr dot veten.  E gjitha kjo, sepse keta dy Superstar, si shume te tjere te sojit te tyre, harruan te kujdeseshin per vazhdimesine e organizatave qe udhehiqnin.

Te njejten gje vej re tek Mjaft-i i tanishem.  Ne vend qe Erjoni te ishte i Mjaftit, Mjafti ishte i Erjonit.  Ashtu sic edhe GE ishte e Welsh-it apo Chrystler i Iacoca’s.   Me ikjen e Erionit dhe grupit themelues (Arbri, Endri ..etj), Mjaft mbetet si ajo lodra pa zot, e lene ne cep te rruges.

Prandaj edhe gazetari pyet Erjonin per Mjaftin, sepse Mjafti ne syte e publikut nuk eshte organizate qe udhehiqet nga Elisa apo Learti, por eshte pjese e Erjonit.  Prandaj edhe sot e kesaj dite, gazetaret e biznesit jane me te interesuar te dijne se c’mendon Jack Welsh per drejtimin e GE, sesa c’mendon drejtuesi i tanishem i GE rreth kompanise se tij.

Kam frike se e njejta gje po ndodh edhe me G99.  Shpesh here degjoj ti referohen si partija e Erjon Veliaj-t.   Ne Shqiperi jemi mesuar me idhuj e kulte, qe nga Enver Hoxha, e deri tek kulti i demokrateve rreth Sales, apo i socialisteve rreth Nanos.  Prandaj edhe partive u referohet me “partia e Ilir Metes, ..apo partia e Sali Berishes.”  Sepse nuk jane parti te ndertuara ne ide, por ne kulte individesh.  Dhe cdo gje qe ndertohet mbi nje kult individi, vdes bashk me individin.  Prandaj edhe diktaturat e kane te veshtire te mbijetojne pas vdekjes se idhullit.

Shpresoj qe se shpejti te shoh individe te tjere karizmatik te marrin fjalen per G99 ne krah me Erjonin, nese kjo parti vertet do te jete aq revolucionare sa c’po reklamon veten.

Intervistat e stresit

Deri para nje muaji as nuk e dija qe ekzistonin.  Madje edhe kur e vuajta ne kurriz, nuk po e kuptoja se c’po ndodhte.

Gjeja e pare qe vura re, ishte se intervista ne fjale nuk ishte e planifikuar.  Domethene, e dija qe do intervistoja me 3 persona te ndryshem, por kjo intervista e katert mu prezantua thjesht si: “Shko flit me filanin per 10 minuta per te marr me teper informacion rreth punes.”

Do pyesni: Pse quhet interviste stresi? Cfare e karakterizon?

Se pari, qe kur hyra e deri sa dola, intervistuesi nuk me pa nje here ne sy.  Ishte pothuajse sikur s’ekzistoja ne dhome.

E dyta, cdo pytje ishte pak si e cuditshme edhe pasohej menjehere nga nje tjeter – pa dhene mundesine per t’u pergjigjur plotesisht.

Toni i zerit ishte teper i ashper.  Nga mesi i intervistes fillova te mendoja me vete: “C’ka ky qe me flet me kete ton, sikur ja kam per borxh!?”  Ne fakt e mendova edhe te cohesha e te ikja, ose t’i kthehesha po me te njejtin ton — gje qe do ishte teper gabim ne intervista te tilla sepse ai reagim pritet.

Normalisht ne interviste te bejne pyetje te llojit:

– Cfare eshte nje pike e forte e jotja?

– Na thuaj nje dobesi qe ke, edhe cfare ke bere per ta rregulluar?

– Pse duhet te marrim ty ne pune?  …etj.

Ne intervista te stresit, pyetjet jane pak a shume te njejta, por me shtesa pak si te cuditshme.  Gjithashtu pyetjet shoqerohen me ton te eger ose sarkastik.

– Pse mendon se ke pika te forta?

– Me thuaj 3 dobesi qe ke, edhe rreshtoi nga e treta tek e para.

– Kur ke genjyer per here te fundit?

E gjithe ideja e intervistave te stresit eshte te shohin se si rregon kur je nen stres.  Rekomandohet qe menyra me e mire per t’i bere ball situatave te tilla eshte ta marresh situaten ne dore.  Per shembull, cohu ne kembe edhe ec neper dhome, duke u pergjigjur.  Ky reagim ben 2 gjera: E para, je i/e vetmi/ja person ne kembe, keshtu qe krijon nje lloj niveli kontrolli psikologjik pasi intervistuesit jane te detyruar te ngrene kokat lart per te te pare.  E dyta, thyen kontrollin qe ka intervistuesi.  (Kete s’e bera vete, pasi e mesova me vone — por do ishte vertet mire t’a kisha bere.)

E dyta, mos u nxeh.  Mos e merr tonin apo menyren e intervistes sikur kane dicka ndaj teje.  Personi qe po te flet s’te njeh fare, pervec rezumes qe ka perpara.

Mos e humb kontrollin. Trajtoje si interviste te zakonshme edhe pergjigju ne baze te pergjigjeve qe ke pergatitur per intervistat e tjera.  Thjesht mos humb kontrollin, edhe vazhdo ruaj qetesine.  Kjo eshte me e rendesishme se pergjigjet qe do japesh.    Edhe po s’iu pergjigje pyetjeve, mos e vrit mendjen — intervistuesi nuk po sheh per permbajtje, por thjesht per reagime.  Une s’iu pergjigja nja 3-4 pyetjeve fare, ose i fola per gjera qe s’ishin fare ne pyetje.  Pjesen me te madhe te kohes, punedhenesit perqendrohen me shume ne eksperiencen qe ke sesa ne pyetjet qe jep (sigurisht duhet te pergatitesh.)

Me teper informacion mbi intervistat e stresit do gjeni ketu:

http://www.interview101.com/stress_interviews.htm (anglisht)

http://www.lifespy.com/2008/know-the-types-of-stress-interviews/ (anglisht)

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.