Archive for November, 2008
DOW nen 8000…
November 19th, 2008 • Ekonomi
Ja dekada ne perspektive: Nese ke investuar 1 dollar me 1998, pas 10 vjetesh ke vetem 1 dollar (duke mos marr parasysh inflacionin …qe po ta llogarisesh, ka rrezik t’i bjeri qe te kete mbetur vetem 20 cent.)
Grafiku i meposhtem tregon trajektoren e DOW gjate 10 vjeteve te fundit.

3 kufomat e industrise se makinave
November 16th, 2008 • 2 comments Biznesi
“Industria po kalon nje krize te cilen nuk e ka krijuar vete. ..nuk eshte e drejte t’ja vini fajin unionit United Auto Workers.” – Ron Gettelfinger, presidenti i UAW (qe perfaqeson rreth 150 mij antare ne USA.
Po lexoja kete artikull tek Wall Street Journal, edhe sa pash kete koment, mendova: …ose ky zoteria jeton ne Mars, ose eshte idjot! Faktikisht, nuk jeton as ne Mars e as nuk eshte idjot. 3 kufomat e industrise se makinave (GM, Ford e Chrysler) ne keto momente jane me 1 kembe ne varr e po i kerkojne qeveris Amerikane (dmth, ne popullit) qe t’u japim rreth 50 miljard dollare qe te mos falimentojne. Kjo ceshtje do te votohet ne House edhe Senat — ku, fatkeqesisht, jam i sigurt qe do kaloj.
Pse them fatkeqesisht? Sepse ate 50 miljardeshin (bashk me 1.3 trilionshin e kompanive financiare) do ta paguaj une dhe femijet e mij. Pse jam i sigurt qe do kaloj? Sepse UAW ishte donatori me i madh i fushates se Obames dhe i shume nga ligjvenesve me ne ze. (Sa shume para beka UAW nga GM/Ford/Chry?)
Sot ne MSNBC dolen dy senator qe mbeshtesnin dhenien e ndihmes per 3 kufomat. Njeri insistonte qe duhet te mbeshtesim ekonomine tone duke mbeshtetur kompanite tona. Or mik, pjesa me e madhe e makinave GM/Ford/Chrys nuk prodhohet ne USA. Pjeset prodhohen jashte Amerikes, ketu behet vetem instalimi. Pra, ai 50 miljardeshi nuk shkon per te ndihmuar ekonomine Amerikane ..por thjesht i jepet 3 kompanive qe vetem zyrat qendrore kane ne USA, e pjesen me te madhe te infrastruktures e kane jasht Amerikes. Ne fund te fundit edhe Honda, Toyota, Nissan po ne USA prodhohen. Une kur blej nje makine nga keta 3 te fundit, prap ndihmoj ekonomine Amerikane — edhe keta nuk bejne pjese ne union.
Leqe vet e kane fajin! Kriza ekonomike qe po kalojme thjesht i vuri kapakun. Kur Toyota po nxirrte ne treg Prius, GM/Ford/Chrys po konkurronin kush prodhonte monstruozitetin me te madh (…sa Escalades shef me rruges?)
Kur po studjoja per MBA para rreth 4 vjetesh, profesoret e nje lende ishin nja 2 manaxhere nga GM, te cilet gjate gjithe ores flisnin vetem per arritjet e GM-it. Ngaqe shpesh here nuk kam pike takti
ngrita doren edhe pyeta:
- Po degjojm shpesh per arritjet e GM-it, por cuditem si shpjegohet qe ju flisni per arritje kur ka rreth 30 vjet qe nuk inovoni. Sistemin ABS e ka shpikur Chrysler, SUV-it ..Chrysler ..etj, dmth cdo gje te re te dekadave te fundit e kane shpikur kompani te tjera.
Pergjigja qe mora ishte: “I don’t know what Cool-Aid you have been drinking!!” (Nuk e di cfare Vapiku ke pire!!) — por prap nuk hodhi posht ate qe thash, thjesht kaloi ne nje teme tjeter. (…kushedi ku eshte duke kerkuar pune tani.)
..njerez si keta nuk meritojne parat tona!!
S’po i duket fundi humneres.
November 10th, 2008 • 1 comment Ekonomi
Keto jane titujet e lajmeve te dites se sotme: ..keq, ..keq, ..mos e me keq.
“Humbja globale nga gjendja financiare arrin shumen $1.4 trilion.”
“Paketes stimuluese te Pekinit i bie bateria”
“AIG i duhet edhe $40 miliard me shume ndihme nga qeveria”
“Fannie Mae raporton humbje prej $29 miliard per tremujorin e trete.”
“Circuit City falimenton duke marr me vete edhe borxhin prej $118 milion qe i kishte HP-s.”
“DHL mbyll pjesen me te madhe te biznesit ne Amerike duke mbyllur rreth 10,000 vende pune.”
“GM: vlera e aksioneve te kompanise arrin piken me te ulet qe prej 65 vjetesh.”
Komentet e Fundit