Archive for September, 2010

Not so Smart

Tek po ecja ne aeroport per t’u kthyer ne Boston, hyra ne nje dyqan te vogel dhe mora nje shishe uji Smart Water nga Glaceau. U afrova drejt banakut dhe shitesi m’u drejtua: “…$4.99 per ate shishe uji.”

Nje grua qe kisha prane, zgurdulloi syte dhe ma pret: “Vetem budallenjt paguajne $4.99 per nje shishe uji; qe ironikisht quhet Smart Water!”

Sigurisht aty m’kerceu!

“Me fal; leket e tua po harxhoj une?! Po m’u tek me hedh $4.99 ne plehra, do i hedh!”

E kam te qarte qe eshte cmenduri te paguash 5 here me shume se c’duhet per dicka. Por para se te me gjykoni mua, mendoni per ate canten Louis Vuiton apo Gucci per te cilen keni hequr menjane 2 muaj rroge per ta blere.

Iphone me ATT apo Verizon? Definitivisht Verizon!

Kam rreth 1 vit qe perdor nje Iphone me sherbimin telefonik nga ATT (USA).  Mund te them me plot gojen qe eshte pajisja elektronike me e mire qe kam pasur ndonjehere.   Kam pare edhe celularet me sistemin operativ Android, por vazhdoj te mendoj qe Iphone eshte teper me i rafinuar se cdo konkurrent tjeter ne treg.

Sidoqofte, problemi kryesor qe kam me celularin tim eshte se nuk mund te bej nje telefonate nga fillimi deri ne fund pa u shkeputur te pakten 1 here.    Aq e zakonshme eshte bere sa qe nuk me shqeteson me fakti qe me nderpritet biseda ne mes.  Jam mesuar.   Dhe kjo nuk ndodh vetem me mua, por te gjithe ata qe njoh qe kane sherbimin e Iphone me ATT.

Ajo qe me duket teper interesante eshte se kompania ATT vazhdon te mohoj qe rrjeti i saj telefonik eshte jashtezakonisht i dobet.  Firma Deloitte ne nje studim te fundit te saj arriti ne perfundimin se pjesa me e madhe e perdoruesve te Iphone do te leviznin me nje kompani tjeter nese nje kompani tjeter (si Verzion) fillon te ofroj sherbimin me Iphone.   ATT i kunderpergjigjet ketij studimi. Pra, ne vend qe te pranojne qe kane standarte teper te ulta sherbimi celular, apo te tregojne se si po punojne per te rregulluar problemet, ATT insistoi qe studimi nuk eshte i sakte.  Me indinjues eshte arsyeja qe dhane pse klientet nuk do te largohen nga ATT duke thene se “..pjesa me e madhe kane kontrata te tilla qe e ben pothuajse te pamundur te largohen nga ATT.”  Pra mbajne klientin peng!

Personalisht, s’po me durohet te hapet sherbimi me Verizon.  Pavaresisht se nuk me pelqen sistemi CDMA qe perdor Verzion (preferoj GSM qe perdoret edhe ne Evrope), por me ka marre malli te bej nje telefonate te plote nga fillimi deri ne fund.

C’duhet kuptuar nga kjo reklame?

(imazhi me poshte eshte reklama per parfumin Bang nga Marc Jacobs)

Tea Party

Shume vemendje po fitojne ne median Amerikane ky grup i vogel ultra-konservativ.

Mesimi eshte qe: sa me shume zhurme te besh, aq me shume vemendje merr nga mediat, dhe keshtu zgjerohet dhe audienca jote. Kjo vlen per cdo produkt, ide apo fushate marketingu.

Nokia dhe veshtiresite ne tregun Amerikan

Sa here degjoj qe Nokia eshte prodhuesi me i madh i celulareve ne bote, gjithnje me tingellon pak si pohim i cuditshem.  Ndoshta ngaqe ketu ne USA, Nokia kontrollon vetem 3-5% te tregut te celulareve.  Te gjithe ata qe njoh qe perdorin Nokia, bejne be e rrufe qe eshte jashtzakonisht me i lehte per t’u perdorur se celularet e tjere (cuditerisht me eshte dukur gjithnje menuja aspak intuitive.)   Gjithashtu, kam degjuar qe celularet Nokia vijne te zhbollkuar nga kompanite e sherbimeve celulare.  Nqs jane kaq te mire, si shpjegohet qe nuk po depertojne dot tregun Amerikan?

Kohet e fundit, rolin e CEO tek Nokia e ka marre Stephen Elop, nje ish-VP nga Microsoft.    Qellimi i punesimit te nje Amerikani ne rolin kryesor ekzekutiv ndoshta eshte per t’i treguar botes qe Amerika tashme eshte pikesynim.  Sidoqofte, mendoj qe kompania eshte pak si e vonuar.

Problemi kryesor i Nokias eshte se tregu i celulareve ne USA drejtohet nga kompanite telefonike si T-Mobile, ATT, Verizon.  Jane keto kompani qe diktojne se cfare opcionesh duhet te ofrojne telefonet celulare, dhe jo anasjelltas, sic eshte mesuar Nokia me sherbimet celulare ne Evrope.  Gjithashtu, kompania me e madhe e sherbimit celular ne USA eshte Verizon qe perdor rrjetin CDMA, ndersa Nokia ofron vetem celulare per rrjetin GSM.

Gjithashtu, kam degjuar qe sistemet operative Android dhe Iphone jane shume me te avancuar se sistemi operativ Symbian qe perdor Nokia.  Kjo e ka penguar te hedh ne treg “smart-phones” te cilesise se larte, qe konkurrojne me Iphone e celularet e tjere te prodhuar nga Motorola, Samsung dhe HTC.

Cfare mund te bej Nokia per te depertuar tregun?

..une them, pak ka ne dore.  Po adoptoi Windows Mobile apo Android, atehere do e kthej veten ne defakto prodhues komoditetesh.  Me duket se ky drejtori i ri do e kete te pamundur te ndryshoj trajektoren e renies se Nokias ne tregun Amerikan.

Ndalohet reklama ne Angli: Murgesha shtatezene.

Sondazh: Cilat jane markat tuaja te preferuara? Pse?

Brandim: Lady Gaga

Eshte e padiskutueshme qe Lady Gaga ka ndertuar nje brand te fuqishem me emrin e saj.

Kenget qe krijon degjohen neper radio e televizjone kudo. Menyra si vishet dhe paraqet veten eshte e vecante (pavaresisht se nuk mund ta quaj origjinale kur mendon Madonen apo Andre3000 te Outkast).

A mendoni se brandi i saj thjesht po kalon 15 minutat e fames, apo do t’i qendroj kohes (si brandi i Madones)?

Frika me e madhe e njeriut nuk eshte vdekja, por prezantimi

Frika me e madhe e njeriut eshte berja e nje prezantimi apo mbajtja e nje fjalimi perballe nje audience.  Frika e dyte me e madhe, eshte vdekja.  Eshte vertet absurde, po ja qe statistikat nuk genjejne.

Kohet e fundit vura re qe pavaresisht karakterit tim teper extrovert, dhe aftesise per te folur me ore te tera pa u mbushur nje here me fryme, nuk i shpetokam dot kesaj statistike.   Para disa muajsh kalova nje periudhe ku vetem ideja qe do jepja nje prezantim me stresonte jashte mase.  Bile kishte raste qe ankthi me kapte edhe muaj para se te prezantoja.   Ajo qe me cudiste ishte se me perpara nuk e kam pasur kete problem.  Shume here as nuk pergatitesha per prezantimet dhe cuditerisht ndihesha shume i lirshem para  audiencave.

Per te kaluar gjendjen stresuese, tani kam filluar te perdor nje strategji te re pergatitje.  Para cdo prezantimi, kaloj rreth 2 jave pothuajse duke memorizuar cdo germe e presje te nje skenari qe pergatis vet per te ndjekur.  Kur arri ne ate pike qe mund te jap krejtesisht prezantimin pa pare as edhe 1 “slide” me sy, ndjehem me i lire.  Madje kam vene re qe kur dal per te dhene prezantimet mund te devijoj nga skenari pa pasur probleme e te kthehem prap ne te pa humbur vijen e mendimit.

E kuptoj qe nuk eshte strategji shume praktike, dhe ndoshta kerkon me teper pune se c’duhet, por per momentin kjo ka sjellur rezultate per mua.

Ju keni problem prezantimet?  Si pergatiteni per to?

Reklame e Virgin Radio. Efektive?

« Older Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.