Archive for December, 2010

Ja cfare prek kur perdor kabinen telefonike

Reklama e meposhteme eshte fushate ne Tailande nga firma Sanzer qe prodhon xhele sanitare per te pastruar duart nga mirkobet.  Gjetja eshte teper e bukur dhe ekzekutimi eshte teper efektiv!

Ana tjeter e Amerikes

Burimet (C)njerezore *

Resorset Humane, ose sic preferoj t’i quaj Resorset Inhumane, jane departamenti im i preferuar. Jane epiqendra e burokracise, dhe departamenti me i papershtatshem per t’u marr me problemet e punonjesve te nje kompanie.

Kam fatin e mire (ose te keq — varet nga prespektiva) te ulem fare prane Zv. Presidentit te HR edhe shpesh here, me dashje apo pa dashje degjoj bisedat se kush do merret ne pune, cfare rroge duhet ti ofrohet, …pse, ..si, ..qysh, …tek…etj.

Sot po diskutohet per rrogen e njerit. Nuk jam shume i sigurt kush e cfare ne detaje, por degjoj shkembime midis punonjesve te departamentit (in)human nese do i japin $200 me shume filanit apo jo. Njeri nga ata thote:

“Degjo, per $200 nuk dua te humbas njeri nga puna, bile as nuk dua qe te behet diskutim me i madh se c’eshte. Le t’i japim $200 ose te gjejme nje menyre tjeter per ta kompensuar me nje vlere te perafert.”

..ne diskutim nderhyn manaxherja e kompensimeve — te ciles personalisht do t’i jepja voten time te sinqerte per “miss buzeqeshja” se s’e kam pare nje here t’i qeshi buza. Ajo ja pret:

“Jo! Pse duhet ti japim $200 ..ai duhet te jete i gezuar qe eshte duke punuar. Kjo duhet te mjaftoj per ta bindur qe te heq dore nga kjo kerkese!”

Ne ate moment po mendoja me vete: “…po cohem t’i jap vet i $200 ktyre, t’ja lej tek tavolina se po behen karagjoza fare me diskutimin!”

Mu duk shume ironike qe po diskutohej nese do mbahej dikush ne pune apo jo per $200, ndersa 50 drejtoret e nivelit te mesem dhe te larte te kompanise sapo shkuan ne Barcelone per nje takim 1-javor edhe secili prej tyre prenotoi nga nje bilete te klasit te pare me vlere prej $5000-$7000. Me nje gote shampanje qe pijne ne klasin e pare kane paguar $200 per kete fakirin e shkrete per te cilin po behej gjith gjullurdija.

..nejse, ku e lash? ..u po; vdes per burime (c)njerezore!

———

* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 22 Qershor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.