Archive for April, 2013

Interviste me z. Alban Selamaj, themeluesin e kompanise Vernato (firme me nje “niche” teper interesante)

 

machiavelli_vertical

Foto e nje modeli me bluzen “Machiavelli”

Kete rradhe po e vazhdojme edicionin e intervistes me figura interesante ne fushen e biznesit “startup” me Alban Selamaj.

Albani e ka gjetur veten ne nje fushe biznesi qe eshte po aq terheqese sa c’eshte dhe agresive – moda. Ajo c’ka me terhoqi mua tek kompania e Albanit, Vernato, eshte se ai ka arritur te “brandoj” me sukses nje product aq te zakonshem sa c’eshte bluzja me menge teshkurtera. Klientela e Vernato-s shtrihet ne te gjithe boten. Ne fakt, modeli “hoplite” ka nje ndjekje kult, dhe ne faqet e Vernato-s gjenden foto te rinjsh nga cepa te ndryshem te globit qe reklamojne me krenari bluzet e tyre hoplite.

Keto dite, Albani eshte ne proces te hedhjes ne treg te koleksionit te dyte te bluzeveVernato dhe ka vene ne perdorim sistemin “crowd-funding” nepermjet faqes Kickstarter.

Konsumerizem: Alban, c’mund te na thoni per Vernato-n, dhe cfare ju beri te mendoni se do te kishit sukses ne nje fushe kaq te ngjeshur me konkurrente sa c’eshte veshja dhe moda?

Alban: Vernato u krijua nga deshira jone per te sjellur ne treg bluze te vecanta, me nje identitet te forte artistik, qe perqafon pasionin tone per kulturen duke perdorur moden si mjet komunikues. Kishim nje ndjenje qe ajo qe po fillonim ishte e rendesishme dhe duhej bere.

Konsumerizem: Ajo c’ka me ka terhequr ndaj Vernato-s eshte menyra se si keni arritur te ndertoni nje “brand persona” rreth produktit. Cfaree karakterizon klientelen e Vernato-s dhe si eshte ajo ndryshe nga ajo e kompanive te tjera ndaj te cilave konkurroni?

Alban: Djemte qe veshin Vernaton jane djem qe duan nje produkt te vecante (pra jo nje produkt/firme qe ndjek rrymat “mainstream” te modes), me cilesi

te larte, nje produkt i cili e perkrah inteligjencen dhe shijen e tyre artistike nepermjet dezenjove.

Foto e nje modeli me bluzen "Mikelanxhelo"

Foto e nje modeli me bluzen “Michelangelo”

Konsumerizem: Cilat jane “veglat” kryesore qe perdorni per te zhvilluar dhe zgjeruar marken Vernato?

Alban: Perqendrimi tek produkti i cili perfshin si anen konceptuale ashtu edhe ate konkrete/fizike. Ana konceptuale ka te beje me perzgjedhjen e temes. Cdo koleksion fokusohet mbi nje teme te caktuar (si psh. Rilindja) dhe e risjell ate ne nje kendveshtrim te ri per te krijuar nje bluze te vecant por qe nuk e humb kuptimin. Persa i perket anes konkrete, eshte cilesia. Perdorim pambukun “Pima” qe sot eshte pambuku i cilesise me te larte.

Pastaj jane veglat qe i perdorim pas lancimit te 1 koleksioni. Ato perfshijne rrjetet sociale, blogjet “niche” qe shpesh mund te gjesh ne tumblr etj.

Konsumerizem: Koleksioni i ri i bluzeve, koleksioni “Renaissance”, pavaresisht se nuk do te hidhet ne treg deri ne Qershor, ka ngjallur shume interes dhe nje pjese e mire e klienteve kane bere porosite me kohe. C’mund te na thoni per kete koleksion? Pse kaq interes?

Alban: Ky koleksion eshte i rendesishem per ne sepse ne nje fare menyre misheron edhe rilindjen e firmes sone ne New York. Pasi firma u krijua ne Virginia, ky eshte koleksioni i pare qe po prezantojme ne New York City.

Renaissance eshte shume frymezuese nga ana filozofike dhe artistike. Nje periudhe e mbushur me pasuri kulturore. Vizioni yne ishte qe te nxirrnim ne pah disa prej protagonisteve me te rendesishme ne boten e artit, shkences dhe leterisese se asaj kohe. Cdo bluze shfaq ne drite punen dhe jeten e personit, sigurisht, ne nje dezenjo shume kontemporane. Ka teper detaje qe japin ate efektin kur shikon nje pikture…qe gjithemon kur i rikthehesh, gjen ndonje gje tjeter qe s’e ke pare me vemendje.

Konsumerizem: Desha t’ju pyesja pak per Kickstarter. Fenomeni i ri i crowd-funding po ndryshon menyren se si financohen projektet dhe startup-et. Pse zgjodhet Kickstarter per te financuar zgjerimin e kompanise? Si po shkon procesi?

Alban: Kickstarteri ka marre nje reputacion per perkrahjen e ideve te reja. Ashtu si Leonardo, Michelangelo e shok shkonin tek familja  Medici’s per perkrahje financiare per te krijuar artin e tyre, menduam qe Kickstarteri po luan rolin e nje Medici ne kohen qe jetojme. “Pse jo?”  thame.  Financimi nepermjet Kickstarter pati sukses per ne.  Brenda nje periudhe te shkurter arritem te merrnim nga publiku mbeshtetjen financiare qe kerkonim. Tani po perqendrohemi tek prodhimi i koleksionit.

Konsumerizem: Tani qe keni disa vite qe merreni me kompanine tuaj, ne retrospekt, cfare do te donit te kishit ditur qe kur hodhet hapat e para; dhe cfare do ti rekomandonit atyre qe sapo i kane hyre rruges se biznesit privat.

Alban: Te fokusohen 100% tek gjerat qe jan te rendesishme. Kjo vjen duke njohur dhe biznesin tend. Cfare te ben ty te rendesishem, etj.

Konsumerizem: Ku e shihni Vernaton ne te ardhmen?

Alban: E shoh me nje linje te plote produktesh, xhaketa, xhinse, etj. Me disa dyqane, dhe me nje baze hoplite (perkrahes te Vernatos) me te perhapur ne bote. Nje firm e cila eshte nje ze per djemt qe vleresojne kulturen dhe artin.

Konsumerizem: Ju faleminderit dhe po presim me padurim te shohim koleksionin e ri “Renaissance”.

Alban: Kenaqesia ishte e imja. Faliminderit per intervisten!

Linku ne Flickr i klienteve me bluze Vernato nga vende te ndryshme te botes http://www.flickr.com/photos/vernatohoplite/

Kendveshtrim: Shpallja e Shqiperise “mbreteri” per arsyje brandimi

Statusi i “mbreterise” ne Shqiperi eshte subjekt sensitiv, dhe personalisht anoj nga ana e atyre qe nuk mbeshtes kerkesat e Zogve per fronin. Sidoqofte, duke marre parasysh rolin qe luan familja mbreterore Angleze si “ambasadore” te markes se vendit te tyre, them se pasja e nje familje zyrtare, mbreterore, ne Shqiperi do kishte ndikime pozitive ne promovimin e “markes” Shqiperi.

Per shembull, dasma e princit William terhoqi interesin e 2 miljard teleshikuesve. Familja mbreterore e Monacos luan rol te rendesishem ne promovimin e turizmit per shtetin e tyre te vogel.

Si mendoni ju?

 

 

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.