Archive for May, 2013

Ne 2011-ten rroga mesatare e nje CEO ishte..

…$3.2 miljon dollare!  Ndersa CEO me i paguar ne bote eshte  John Hammergren i kompanise farmaceutike McKesson me nje rroge vjetore prej $131 miljon.  Figura e meposhtme jep me teper informacjon rreth CEOve me te paguar dhe shifrat e rrogave vjetore.

ceo-pay-infographic

Komuniteti Shqipëtar i Biznesit feston fillimin e punës së Dhomës Shqipëtare të Tregëtisë në Massachusetts-SHBA

Boston, MA – Komuniteti shqipëtar i biznesit në Boston, së shpejti do të festoje fillimin e organizatës  që do të shërbej si nyje kryesore për zhvillim e këtij komuniteti. “Gjatë dhjetë-vjecarit të fundit ka pasur një rritje marramendëse të bizneseve që  operohen ose janë në pronë të  komunitetit  Shqipetarë në Massachusetts,” thotë z. Ardian Preci, Drejtori Ekzekutiv i Dhomes Shqipëtare të Tregetisë në Massachusetts (MALCC).  “Prandaj lindi nevoja  e natyrshme për një organizatë e cila ka si qëllim zhvillimin dhe ndërmjetësimin midis bizneseve Shqipëtare dhe komunitetit ekonomik në Massachusetts,” shtoi z. Preci.

Dhoma Shqipëtare e Tregëtisë në Massachusetts i është vënë punës për forcimin e lidhjes së komunitetit Shqipëtar të biznesit me bizneset e ndryshme lokale dhe autoritet në rajonin e Amerikës Veri-Lindore dhe më gjërë.  “Ne kemi qëllim të bëhemi zë i komunitetit Shqipëtar të biznesit përball autoriteteve lokale dhe më gjërë,” është shprehur z. Faton Limani, Drejtori Operativ i organizatës. “Gjithashtu, do të krijojmë lidhje të qëndrueshme me autoritet dhe biznesin Shqiptarë në rajonin e Europës Jugë-Lindore. Nëpërmjet ndihmës tonë,  antarët e dhomës së tregtisë do të kenë mundësi  dhe akses në  tregje të reja me produktet dhe shërbimet e tyre”  tha z. Limani.

Sëbashku me shërbimet e lartpërmendura, MALCC, gjithashtu do të publikojë një revistë biznesi çdo dy muaj me tema rreth biznesit dhe trendeve biznesore në rajon e më gjërë.  Gjithashtu, shoqata planifikon te organizoje edhe nje forum investiv ku do te marrin pjesë biznese Shqipëtare dhe ato nga shtetet veri-lindore të SHBA-ve.

Organizata do te fillojë zyrtarisht punën me 30 Maj, 2013.  Më këtë rast,  do te mbahet një dark zyrtare pranë ambienteve të  Restorant Alba (1486 Hancock St.  Quincy, MA 02169).  Në këtë eviniment do të marrin pjesë një numër udhëheqësish të biznesit dhe administratës lokale.  Për më tepër informacion, ju lutem vizitoni faqen zyretare të organizatës  http://www.malcc.org

Parashikueshmerisht irracjonalë

Te gjithe bejme gabime.  Truri jone eshte formuar ne nje menyre ku shpesh here irracjonaliteti triumfon (libri i Dan Ariely-t “Predictably Irrational”eshte i mbushur me eksperimente qe nxjerrin ne pah irracjonalitetin e njeriut).

Me pak fjale, gabimi eshte pjese e jetes;

– ne USA behen rreth 69,000 procedura ne vit per te hequr tatuazhe. 
– 44% e avokateve nuk do t’u rekomandonin profesjonin e tyre te tjereve.

Per te evituar gabimet ne vendim-marrje, autoret e librit te ri “Decisive: How to make better decisions in work and life,” sugjerojne keto teknika.

– Testi i zhdukjes se opcioneve – imagjino sikur te gjitha opcionet qe ke menduar te mos ekzistojne me.  Cfare tjeter do beje ne ate situate?

– Postmortem – imagjino sikur vendimi te te shkoj huq e te deshtosh.   Cfare do beje per te minimizuar humbjet.

– Testi i “shokut te mire” – imagjino sikur nje shoku yt eshte ne situaten tende.  Cfare do ti rekomandoje te bente per te dale nga situata.  Venia e vetes ne perspektive ne veten e dyte, shpesh here ndihmon zgjerimin e kendveshtrimit te situates.

Libri ka plote strategji te tjera qe mund te ndihmojne te dalesh nga situata.  Sidoqofte jam i mendimit qe njeriu zgjedh gjithmone opcionin “me te mire” ne baze te rrethanave dhe perceptimit personal.  Prandaj jam i bindur qe po te na jepej mundesija te ktheheshim ne kohe do benim te njejtat gabime.  …se jemi parashikueshmerisht irracjonal.

Ju c’mendoni?  Cfare strategjish perdorni kur merrni vendime? …apo jeni impulsiv si puna ime?

Microsoft ve ne loje Ipad me reklamen e re

Microsoft ka filluar nje fushate te re reklamimi ku krahason tabletet e Windows 8 me Ipad.  Kete radhe ka zgjedhur zerin e Siri per te vene ne dukje mangesite e Ipad ne krahasim me Windows 8.  Ja reklama:

YouTube Preview Image

Ju qe keni Windows tablet, cfare mendoni?  Vertet me i mire se Android dhe Ipad?

Yahoo blen Tumblr per $1.1 miljard (cash)

…kaq kisha.  Ca me thon mo?!

p.s: konsumerizem.com eshte per shitje.  Vlera; i pako comcakiz dhe i shami.

 

Reklama e The Guardian fiton Clio Awards

Reklama e The Guardian, per te cilen kemi folur ne blog rreth 1 vit me pare, eshte fituese e cmimit prestigjioz te reklamimit Clio Awards si reklama me e bukur e vitit .

Reklama ne fjale quhet “Three little pigs” dhe ve ne dukje aftesite investigative te gazetes Angleze “The Guardian” duke marre si shembull perrallen e famshme per femije me 3 derrkucet e vegjel.  Ideja e reklames eshte se si the guardian i ofron publikut kendveshtrime te ndryshme (nepermjet gazetes, web-it, videos ..etj) per te analizuar ngjarjen ne spektre te ndryshme.

..rishikojeni reklamen me poshte:

YouTube Preview Image

 

Alka Seltzer: Hangover – Reklame ne Print

11

 

Per cfare produkti behet fjale?

image

Ky eshte nje versjon i hershem i cilit produkt? …pergjigjen nuk jua merr mendja!

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.