Archive for December, 2013

Mediat Sociale: Interviste me stafin e Hoteli i Bardhe

Para pak kohesh fola per nje fushate marketingu qe kisha hasur ne Facebook mbi librin Hoteli i Bardhe.  Kjo faqe me beri pershtypje sepse nuk kisha hasur perdorim te tille te Mediave Sociale ne mbeshtetje te nje libri ne Shqiperi.

Gjate ketyre diteve ekipi i marketingut te librit eshte duke bere nje llotari ku do te jepen 8 kopje falas te librit ne Tirane.

I kontaktova nepermjet faqes dhe po vendos ketu intervisten.

Konsumerizem: Urime per fushaten interesante ne mbeshtetje te ketij libri.  Si lindi ideja te perdorni Facebook dhe Twitter, pra Mediat Sociale per promovuar kete liber?

Hoteli i Bardhe: Fillimisht menduam te krijonim fushata tradicjonale marketingu por shpejt e kuptuam qe tregu i librit ne Shqiperi eshte teper i percare dhe ekzekutimi do te ishte teper i shtrenjte.  Atehere na lindi mendimi te benim dicka ekskluzivisht online.  Ideja qe te lidhemi direkt me lexuesin …pra nje strategji “Pull”.

Konsumerizem: …domethene ju jeni agjensi marketingu? Kisha pershtypjen qe jeni pjese e shtepise botuese.

Hoteli i Bardhe:  Jo nuk kemi lidhje direkte me Ombren, por na pelqen shume cilesia e botimeve te Ombres. Jemi nje agjensi “boutique” me qender ne Durres.  …2 veta per momentin.

Konsumerizem: Para disa ditesh pash qe kishit reklamuar ne faqje nje flash-mob tek Libri Universitar.  Pati rezultat, se sikur nuk u perfol me?

Hoteli i Bardhe: Nuk pati rezultatin qe do te donim, por ne fakt nuk prisnim ndonje rezultat konkret.  Fakti qe ju bloguat mbi “ngjarjen” eshte sukses per ne.  Faqja ne Facebook sapo ishte hapur dhe ajo ishte menyra jone per te terhequr sa me shume vemendje.  Ne fund te fundit suksesi ne Media Sociale matet ne nr e njerezve qe angazhohen me faqjen tende.  Fakti qe brenda 3 javesh kemi arritur mbi  2200 “likes” dhe ne cdo dite ka mesatarisht 750 njerez  qe angazhohen duke bere “like” dhe “share” mesazhet ne faqje e ben kete fushate te suksesshme.

Konsumerizem:  …po suksesi a matet me shitjen e librit ne librari?

Hoteli i Bardhe:  Nga botuesi, statistikat paraprake duken te mira.  Libri ka shperndarje te gjere ne Shqiperi.  Sidoqofte duhet te vejme ne dukje dicka qe besoj se ti e di mire; marketingu, sidomos ai direkt tek konsumatori nuk eshte magji.

Gjithashtu, libri ne vetvehte eshte teper interesant.  Thelbi i tij eshte nje letershkembim midis Frojdit te famshem dhe nje pacjenteje te tij.  Pjesa me e madhe e angazhimit qe shohim ne faqje lidhet me citate te ndryshme nga libri.  Ne nje fare menyre edhe vete libri dhe tema na e bejne punen me te lehte.

Konsumerizem:  Po per promovimin e fundit si ju lindi ideja?

Hoteli i Bardhe:  Nuk e di nese e ke lexuar librin  “Free” nga Chris Anderson.  Aty Andersoni thote qe “falas” eshte nje motivues teper i fuqishem …mendo Google qe na jep te gjitha sherbimet falas dhe eshte kompani gjigande.  Edhe ne, duke dhene 8 kopje falas thithim me teper njerez te interesuar rreth librit, dhe motivojme ata te ndajne faqjen me “miqt” e tyre.

Ne te njejten kohe duke dhene kopje falas ja u leme ne dore lexuesve te vendosin nese libri ja vlen apo jo.  Ne fund te fundit, njerezit kane shume deshire te ndajne me te tjeret eksperiencat e mira.

Jemi te sigurte qe eksperienca me librin Hoteli i Bardhe do te jete teper e bukur.  Merre dhe ti nje kopje, lexoje dhe na thuaj c’mendon.

Konsumerizem: Do kerkoj te ma sjellin nje. Ju faleminderit per intervisten dhe suksese.

Hoteli i Bardhe: Gjithashtu.  Faleminderit nga Flori dhe une.

(Video) Canal+ ju uron gezuar Krishtlindjet

 

YouTube Preview Image

 

 

Flash-mob tek Libri Universitar per nje liber?

Nese nuk e keni hasur akoma, botuesit e librit Hoteli i Bardhe, kane ndermarre nje fushate interesante marketingu te zhvilluar krejtesisht nepermjet medias sociale.     Nje postim i fundit ne faqjen e Facebook-ut te librit njofton per nje flashmob tek Libri Universitar ne Tirane qe pritet te behet neser.    Do jete interesante te shihet nese do te kete rezultat fushata jashte botes se Facebookut.

Per momentin, faqja ne facebook ka mbi 700 “likes”.   Ajo qe me pelqen eshte menyra se si po perdoret faqja — pak a shume si qender “customer service” ku  njerezit bejne pyetje te ndryshme per librin dhe stafi i pergjigjet.    Une nuk e kam hasur diku tjeter kete ne Shqiperi, dhe shpresoj qe kjo te behet normative.

https://www.facebook.com/hoteliibardhe

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.