Archive for September, 2014

Problemet me fushaten “Shqiperia Jo Duhanit!”

Kohet e fundit, Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me institucione dhe OJQ te ndryshme ka nisur nje fushate per te sensibilizuar publikun ndaj te keqijave qe vijne nga pirja e duhanit.   Tashme dihet qarte qe duhani shkakton nje mori problemesh shendetesore, ne fakte edhe ata qe e pijne rregullisht duhanin jane shume te vetedijshem per problemet qe shkakton.   Ajo qe me ben pershtypje mbi fushaten “Shqiperia Jo Duhanit!” eshte se si i perqasen problemit dhe si kane vendosur ta zgjidhin.

Kur viziton faqjen shqiperiajoduhanit.al    gjeja kryesore qe bie ne sy eshte nje buton i madh e nje numer jeshil per te denoncuar ambjentet publiket ku vazhdon pihet duhani.    Kjo me kujton pak ato vitet e diktatures kur komshiu spiunonte komshiun, femija prindin.   Gjithashtu eshte qesharake kur mendon se problemi i pirjes se duhanit ne ambjente publike nuk eshte problem i izoluar, por eshte sheshit.  Kudo qe shkon, ne cdo lokal apo restorant te bie tymi i duhanit si shuplake fytyres.  Atehere, cfare roli luan butoni i denoncimit?

Thjesht policia duhet te ver gjoba per cdo biznes qe thyen ligjin, dhe ja u zgjidh nje pjese e problemit.  Kur pronarit fillon e i dhemb xhepi, ai/ajo reagon.

Pjesa e dyte e problemit te duhanit eshte se si te ulesh konsumimin e ketij produkti.   Fushata “Shqiperia Jo Duhanit!” po mundohet te perdori Mediat Sociale duke nxitur publikun te bejne fotografi me nje parrulle “Shqiperia Jo Duhanit” dhe ta vendosin neper faqjet e tyre FB e Twitter.   Ngrihet pyetja; si matet suksesi i nje aktiviteti te tille?  Ja ta zeme 3 miljon njerez i bejne foto vetes me parrullen, cfare ndikimi ka ajo tek duhan-piresit?  …me pak fjale kjo fushate tingellon si dicka boshe qe krijon nje lloj PR-i e zhurme qe po punohet per te ndaluar duhanin.

Problemi me duhanin eshte se ata qe e pijne jane shume te mireinformuar dhe te vetedijshem per demet qe shkakton duhani.  Por vazhdojne te pijne nga 1 pakete ne dite (a mos me shume).   Malkolm Gladwell ne librin e tij The Tipping Point flet gjate rreth problemit te pirjes se duhanit, dhe arriti ne perfundimin se nje fushate e suksesshme kunder duhanit duhet te te fokusohet ne moshat 15-18 vjecare.   Sipas studimeve qe ai ve ne dukje ne liber, nikotina vertet eshte shume adiksionuese, por periudha e adiksionimit zgjat relativisht 3 vjet.    Pra, eshte ky trevjecar kritik ku duhet perkushtim e informim per te luftuar pirjen e duhanit.

Pra qe te luftohet pirja e duhanit, nuk ka nevoje per fushata ndergjegjesimi, se te gjithe pak a shume njohim dike qe ka vdekur nga kanceri i mushkrive, melcise, zorres se trashe ..e plote semundje te tjera ku pirja e duhani eshte faktor kryesor.   Por duhet nje polici e forte qe detyron zbatimin e ligjit, dhe nje bashkpunim i mirfillte i Ministrise se Shendetesise me kompanite qe prodhojne duhanin ku te insistohet ne uljen e nivelit te nikotines ne cigare (gje qe ul ose ngadaleson nivelin e adiksionimit), dhe pastrimin e cigareve nga shume lende kimike qe shtohen gjate procesit.   Mendoj se kjo po qe eshte nje menyre aktive qe shqiperia ti thote “jo” duhanit.

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.