Archive for March, 2015

Sa vjet eksperience pune ke realisht?

Kur te pyesin “Sa vjet eksperience ke?”,  si i pergjigjesh?  Po ishe si une, ben nje llogaritje te vogel ne koke, ku numuron qe nga koha kur fillove pune e deri ne te tashmen.

Per shembull, une them qe kam 10 vjet eksperience ne Marketing, duke marre parasysh qe u diplomova ne 2005en.  Por a mund ta masesh eksperiencen sipas viteve te punes?   3 vjetet e para te punes bera pak a shume te njejten gje per 3 vjet rresht — pra perserita vitin e pare 3 here — keshtu qe realisht duhet te them qe kam 1 vit eksperience pune aty, apo jo?!

Po kur gjendesh ne nje situate ku ke dy aplikante per te njejtin vend pune dhe secili me 5 vjet eksperience pune.  Si mund te marresh vesh nqs njeri ka perserit vitin e pare 5 here, kurse tjetri ka vertet 5 vjet eksperience?

S’ja kam gjetur akoma pergjigjen kesaj dilemes time, por them se procesi i rezumese duhet ndryshuar komplet.  Psh, ne vend qe te vesh kompanite dhe datat, te mos vesh data fare, vetem kompanite ku ke punuar 10 vjetet e fundit edhe jo arritjet, por gjerat qe ke mesuar.   Me duket eksperiment interesant ky …do e provoj per nje vend pune qe kam hapur edhe do shkruaj per rezultatet e gjetjes.

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.