Archive for September, 2015

Princesha Shqiptare e Mediave Sociale

Pak nga pasjoni dhe pak nga profesjoni harxhoj me shume kohe se c’duhet ne platformat e mediave sociale, sidomos Twitter.  

Aty me terheqin shume disa personazhe Shqiptare te botes Tech si Celik Nimani, Armand Brahaj e Kushtrim Xhakli te cilet me aftesite e tyre sipermarrese kane arritur te kene sukses ne boten e informatikes dhe entrepreneurship-it.  

Sidoqofte them se histori me fashinuese suksesi eshte ajo e Fjona Çakalli-t ne Milano. Fjona e ka kthyer dashurine per lojrat elektronike ne nje mini-perandori mediatike qe rritet dita-dites.  

Zanafilla ishte blogu i vogel personal “Games Princes” (gamesprincess.it).  Perspektiva e saj femerore e botes se lojrave elektronike, qe dominohet nga meshkujt, i dha nje ndjekje te forte fansash.  Brenda nje kohe te shkurter, Games Princess eshte kthyer ne nje reviste Italiane te rendesishme online per lojerat.  

Por ajo qe me terheq tek Fjona eshte aftesija e saj per te inovuar.  Rreth nje vit me pare, ajo lançoi projektin “The Driving Fiona” (http://www.youtube.com/subscription_center?add_user=thedrivingfjona) ne te cilin cdo jave nxjerr nje video te re ku interviston personazhe te rendesishme te botes italiane te teknologjise dhe lojerave elektronike.  Shikojini se jane vertet defryese.

Fuqine qe ajo ka arritur ne mediat sociale tech te  Italise e kane vene re edhe kompanite e medha si Samsung, Microsoft dhe Mercedes te cilat e ftojne te jete nder te parat qe sheh dhe perdor produkte e teknologji te reja.  Ja nje reklame per Samsung S2″featuring” Fjona ( https://www.youtube.com/watch?v=IZffI-2lML4&feature=youtu.be&t=2m31s )

Fjonen, princeshen shqiptare te botes Tech ne Itali, mund ta ndiqni ne twitter @FjonaCakalli 

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.