Archive for July, 2016

Reklamimi ndaj burrave

Kompania e produkteve higjenike Dove, ka nje histori te gjere dhe te sukseshme ne reklamimin ndaj femrave.  Fushata “Dove Revolution” (http://konsumerizem.com/reklamimi-ka-n…tojme-bukurine/2006/10/19/) u kthye ne video virale e cila la plot mbresa ne menyren se si e konceptojme bukurine e gruas.

Keto kohet e fundit, Dove ka lancuar linjen e produkteve higjenike per burra; Dove Men+Care.  Pavaresisht se jam i sigurte qe ka akoma meshkuj qe rruhen me sapun rrobash e me bicak per t’ruajtur identitetin uber-mashkullor, edhe burrat kane arritur te kuptojne qe lekura do kujdesur si cdo organ tjeter.

Cfare mendoni per reklamen e meposhtme te Dove Men+Care?

YouTube Preview Image

Teksti i kenges eshte pak a shume:

Lind, ha shpulle dhe qaj me te madhe,
Meso te ecesh e te flasesh, bej prinderit krenar.
Behu i mire ne sporte, luaj fort e vrapo shpejt
Kujdes kur t’ngjisesh litarin ne fiskulture
Ngri pesha, behu i fort, meso te zihesh
Kujdesu ne seks, e rri zgjuar gjith naten
Behu i forte, behu “cool”, behu krenar
Most trego anen sensitive
dil me shoket po tregohu edhe xhentil
pastaj shko gjej vajzen ideale qe do te te thote “I do”
Dil shiko nga vjen zhurma e behu trim,
mos humbit jeten ne divan
Hiq gjethet, kujdesu per shkurret e prit barin
zemra, hape pak kete kavanozin
Bej femij se ka ardhur koha per familje
Pa e kuptuar je bere me 3
Mos perdor harte, gjithmone di se ku je
Ndro rroten e shpuar ndersa grate presin ne makine
Ke arritur nje moment ku ndjehesh rehat
Ke ardhur deri ne kete pike dhe s’ishte e lehte
Cdo gjeje mund t’i besh balle, si thua asgjeje “jo, kurre”
Sepse je burre!

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.