Archive for August, 2016

Si funksionojne reklamat

Tek po pija kafe me nje shok, ne televizorin qe varej ne mur mbi kokat tona, shfaqet nje reklame Koka Kole me sloganin “Open Happiness”. Reklama ne fjale nuk thote “bli Koka Kola” apo sugjeron shitjen e produktit. Thjeshte tregonte vizatime te personazheve te ndryshme duke shijuar nje shishe te pijes ne fjale. Tek po e shikonim, miku im thote ne kalim e siper “…kot harxhojne leket keta. Une pi 1 Koka Kole ne vit e reklama s’ben efekt tek une!” U pajtova me te. Ne fund te fundit te benin efekt reklamat tek une, i bie qe me ato 500 reklama qe shoh ne jave, po te kishin efektin e duhur, do kisha blere 500 produkte.

Sidoqofte kurreshtja me shtyu te hulumtoja rreth efektit te reklames ndaj konsumatorit dhe gjeta disa fakte interesante. Per shembull, konsumatori tipik i Koka Koles, pi dy shishe Koka Kola ne vit. Pra, miku im eshte pak a shume konsumator tipik i Koka Koles sipas kesaj statistike.

Kur Koka Kola reklamon, qellimi i drejtperdrejte i reklames nuk eshte qe te te shesi ty nje shishe Koka Kola, por qe te forcoje strukturat mendore ne lidhje me produktin dhe marken. Forcimi i vazhdueshem i ketyre strukturave mendore rrit probabilitetin e blerjes se produktit. Pra ne rastin e mikut tim qe blen 1 shishe ne vit, probabiliteti i blerjes eshte 1 ne 360. Nese reklamimi i vazhdueshem rrit probabilitetin ne 2 ne 360, Koka Kola ka dyfishuar shitjet me mikun tim — por per mikun tim ky ndryshim konsumi eshte aq i vogel saqe ai do te vazhdoj te thote me bindje qe nuk ndikohet nga reklamat. Imagjino efektin ne shitje kur probabilititi dyfishohet per miljona konsumatore te Koka Koles.

Konsumerizem.com

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.