Accessorize …fushate marketingu nga Satchi&Satchi

acc03.jpg Dyqani i bizhuterive Accessorize, ne bashkepunim me kompanine e famshme te marketingut Satchi & Satchi, ka filluar nje fushate origjinale marketingu qe titullohet “Accessorize the City.”

Neper rruget e Zyrihut, kane zevendesuar zinxhiret lidhes me replika te varseve qe jane ne dyqan.  Ne cdo replike eshte varur edhe cmimi i varses.

Se pari, eshte dicka krejtesisht e vecante, qe terheq vemendjen e publikut ..e dyta, sjell produktin tek bleresi potencial, ne vend qe te kerkoj bleresin te vij te gjej produktin.   E treta, zbukuron qytetin.

acc02.jpg

acc01.jpg

(Falenderojme Ermal Mecaj te agjensise se marketingut/PR Comport LTD. qe na vuri ne dukje kete fushate.)



4 Responses (Add Your Comment)

  1. Jo keq qjithe keto ngjyra ne qyetet.

  2. Gjeniale si ide…apsolutisht gjeniale per markat e panjohura, ose ne zhvillim e siper.

    24.90 chf = 15.46 euros
    çmim mese i arsyeshem, biles interesant…

    nje mark tjetre me çmime me te larta nuk do te kishte asnje interes te afishonte çmimi, sepse do friksonte klientet e mundshem.

    nje mark e madhe ska nevoj per kesi reklamash, sepse vetem emri i mjaftonte dhe klientet e gjejne vete vendin e shitjes.

    nje mark e madhe si afishon çmimet po te shkoni ne dyqanet e Luis Vuitton/ Channel: Dior, dhe te shihni produktet e vena ne vitrine skeni shance ti gjeni çmim te afishuar (çeshtje etike me siguri 😀 )

  3. E.H. edhe Coca Cola njihet si produkt, por nuk rresht se beri reklame.
    Qellimi i reklames nuk eshte thjesht informues, por te forcoj imazhin dhe emrin e markes.
    Nuk besoj se Channel dhe Dior punon me kliente te rastesishem qe i hyne ne dyqan, sepse u ra rruga andej dhe keta ua shiten se s’i treguan cmimet.
    Dihet qe ato jane produkte per nje taraf njerezish me te ardhura mbimesataren dhe normalisht ai qe niset per te blere atje do i marre parasysh cmimet.

  4. Nuk me duket nje fushe e krahasushme …
    Prodhimet bazike, te perditeshme, qe jane apsolutisht te nevojshme me prodhimet e qefit qe sherbejne vetem per nje permiresim (nese mund ta quaj keshtu)

    Ate qe doja te thoja (qe me duket se nuk u kuptuam) eshte se markat e konfirmuara nuk kane nevoj nevoj per reklama te tilla (te jashtezakoneshme/çuditeshme/impresjonuse) qe te forcojne imazhin…sepse thjeshte emri ju mjafton…

    Sa per Coca Colen, mendoj se nuk ka nevoj per reklama te fuqishme, thjeshte kam vene re qe nje konsumator i zakonshem kur do te flasi per nje pije te te njejtit lloj e quajne shpesh Coca Cola edhe pse nuk eshte ajo marke, edhe pse ska te bej ….(ligji i 3 i marketingut, LIGJI I MENDJES, “TE JESH I PARI NE MENDJEN E KONSUMATORIT”) qe per mua me sjell te mendoj qe kjo marke eshte rrenjosur aq thelle, saqe edhe nese nuk bejen reklama ska gje….tani pune tjeter se ata e kane nga deshira edhe nga mundesit ekonomike
    (qe qe nuk ma ha mendja se i perket kesaj markes siper te accessoireve)

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.