Ajer, uje, ushqim …dhe i b*** vend per t’u ul.*

Mazlou ka thene qe njeriu ka 4 nevoja kryesore per te mbijetuar: Ajer, uje, ushqim dhe strehe. Ndersa Paco (i madh) ka thene qe njeriu ka nevoj per ajer, uje, ushqim edhe karrige. Deri dje, kam qene tifoz i madh i Mazlous, por kur shkova tek nje dyqan rrobash per te blere nja 2-3 bluze, fillova te kuptoj qe nevoja per karrige eshte jashtzakonisht me primare se ajo per strehe.

Pavaresisht se si marketer, detyra ime eshte te ndihmoj bleresin, ..vet urrej shopingun. Sa here futem ne nje mapo apo supermarkate per te blere dicka, fillon me turbullohet shikimi, coroditem, me merren mendt, me perzihet, me keputen gjunjet, m’bjen tensioni, m’haet, m’meret fryma, m’dalin djerse te ftohta ..pastaj te ngrohta — me pak fjale e kam vdekje te rri ne dyqan me shume se duhet. …edhe nese duhet te rri me shume, dua t’ulem diku!

Ke pare ti qe neper mapot e medhaja s’ka 1 vend per t’u ulur! Bile edhe neper ato ku ka 1 stol per t’u ulur, si per fat, stoli eshte mu perball raftit me mbathjet e grave. T’ulesh aty, t’a vune damken, “…PERVERS!”

…nejse, kerkova me sy per nje vend per t’u ulur (se si 29 vjecar qe jam, s’me mbajne me gjunjet — artriti ben te veten.) S’gjeta askund. Me shkoi mendja qe zakonisht ne seksionin e kepuceve ka ndonje stol per t’u ulur te provosh kepucet. ….kerkova verdall, me zor gjeta cepin ku ishin rrasur raftet e kepuceve. Gjeta stolin, lash qeset e canten ne toke, e u ula.

S’kisha ardhur per kepuce, e as shikimin s’hodha per te pare mos m’kapte syri dicka. Si rrjedhim, ato 5-10 minuta ne dyqan, s’bleva asgje. Sikur dyqani t’kishte ven nje stol apo karrige perball seksionit te burrave, edhe do isha shlodhur, edhe do kisha kullotur syte per ndonje pale patallona apo bluze tjeter me viza portokalli e te kuqe (..sic i kam qef :D)

Ky eshte problemi me i madh i dyqaneve, qe s’kane nje vend per t’u ulur. Si rrjedhim, grate bejne pazar, e burrat ulen ose neper vitrina, ose perjasht, ose rrin ne shtepi se lodhen duke ndenjur ne kembe pas grave te tyre. …si perfundim, dyqani humbet rastin per te na servirur ne meshkujve. E keshtu, humbet biznes, qe fare thjesht mund ta kishte fituar me nje stol ne nje vend strategjik.

———

* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 4 Tetor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.



One Response (Add Your Comment)

  1. Si quhet kjo sindroma? Edhe une e kam dhe (daja vu) kur isha shtatzane perfundoi dhe damkosja me urrjtje patologjike ndaj magazinave dhe dyqaneve pasi ketyre mundimeve fizike qe ke shenuar me lart, shumezoju dhe te pakten 20kg mbipeshe ne shtyllen dorsale. Katastrofe! Karrige s’ka! Edh e ke seksioni kepueceve kamperfundu ose jam ul mbi ato stolat qe jane me vone mallin ke seksionet e mesiperme :(.

    Perfundimisht, s’kam kurrfare interesi te dal shopping!

    P.s. kater vite me pare ke qone 29 ti? 😛

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.