Analize: Si manaxhohet marka Vicks nga P&G

Fundjaven e kaluar, takuam ne Gjeneve, prane zyrave te P&G, manaxherin e markes Vicks per Evropen Veriore, z. Domenik Rejqienmiller.

Nje nga arsyjet pse zgjodhem marken Vicks, eshte sepse kjo marke ka 2 strategji te ndryshme ne Evrope dhe ne USA.  Ne USA, kjo marke ka karakter medicinal, dhe e gjen ne raftet e seksioneve farmaceutike.  Ne Evrope, nga ana tjeter, eshte pozicionuar si nje karamele me sasi te larta menteje, dhe e gjen ne seksionin e karameleve e cemcakizave.

Kur pyetem Z. Rejqienmiller, si manaxhohet nje marke si Vicks e cila ka strategji te ndryshme per zona te ndryshme gjeografike?  Ai u pergjigj se P&G ka kaluar faza te ndryshme konceptimi te marketingut te markave.  Me perpara perdornin si moto “mendo lokalisht, vepro lokakisht.”  Pastaj, kjo ndryshoi ne “mendo globalisht, vepro globalisht.”  Tashme, motoja eshte “mendo globalisht, vepro lokalisht.”  Ne rastin e Vicks, manaxhimi i markes eshte i ndare ne zona gjeografike.  Ne SHBA (marka) eshte pozicionuar si produkt farmaceutik.  Ky eshte vendim i manaxhereve te markes per ate zone gjeografike.  Ndersa ne Evrope, ata kane zgjedhur nje pozicionim tjeter i cili u duket me i pershtatshem per kete zone.  Secila zone gjeografike eshte e manaxhuar ne menyre indipendente.

Eshte interesant fakti qe P&G perdor strategji te ndryshme per gjinite e ndryshme te klienteve. Normalisht, Vicks, kundrejt meshkujve perdor ne reklama mesazhe qe kane te bejne me te qenurin gati per cdo moment. Per shembull nje reklame mund te perqendrohet ne momentin e puthjes me nje femer, apo takimit me nje femer. Pra, situata te tilla.  Ndersa reklamat per femra kane te bejne me shume me freskine, me shkeputjen nga rutina e perditshme.  Femrat dhe meshkujt kane kerkesa te ndryshme ndaj te njejtit produkt.

Nje reklame interesante e markes Vicks ne tregun Gjerman ka krijuar shume buje ne rrethet e reklamimit per faktin se eshte veshtire per publikun te konceptoj se cili eshte produkti i reklamuar.  Z. Rejqienmiller thote se kishte zgjedhur vete qe reklama te ishte e tille.  “Ne fund te fundit, po reklamojme nje karamele. Si mund ta bejme kete terheqese? Eksituese? Me nje mesazh terheqes e eksitues sigurisht.” 

Reklama ka patur rezultate te larta persa i perket ndikimit ne shitje.  Neve, tek K101, kjo strategji na duket pak e rrezikshme, per arsyje se publiku mund te mos kuptoj mesazhin dhe ta shkepusi produktin nga rekalama.  Sidoqofte, me poshte po vendosim reklamen.  Gjykoni vete.

 http://www.youtube.com/watch?v=Q1C2K9X7m_M

Gjergj Dollani

konsumerizem101.com 

 



One Response (Add Your Comment)

  1. Ideja e reklames ishte e thjeshte: sipas ktyre te P&G, gruaja Gjermane enderron per dy gjera: seks edhe pushime n’vende ekzotike …keshtu qe bingo! ..reklame me nentone erotike ne vende ekzotike.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.