Apati apo mungese komunikimi?

Kur u vu ne skenen shqiptare ne Tirane drama “eksperimentale” Koleksioni i Perhershem, Mirush Kabashi, qe ishte nje nga protagonistet, e cilesoi si nje nga gjerat me interesante te karrieres se tij si aktor.  Madje ne nje artikull, qe lexova tek http://www.shqiperia.com, shtonte se do te kishte dashur ta kishte pasur kete eksperience shume kohe me pare, e jo kaq vone ne karrieren e tij.  Gjate nje interviste qe iu be per televizjon, shprehu keqardhjen per studentet e teatrit dhe regjizures duke thene: “Me vjen keq qe regjizoret e ri dhe studentet e regjizures nuk kane ardhur per te perfituar nga kjo eksperience.”

Ndoshta e gjeneralizoj, por them se te njejten lloj apatie gjej edhe per fusha te tjera.  Pikerisht mund te flas per fushen e ekonomise dhe investimit.  Te pakten me c’kam pare ne internet.   Forumet e posacme per temat e ekonomise dhe biznesit te hapura ne kohe te ndryshme (Albasoul, Albforum, ..etj) nuk kane mundur te krijojne nje ambjent te qendrueshem diskutimi dhe shkembimi mendimesh.  Blogu i gazetes Biznesi nuk ekziston me, dhe pjesmarrja ishte e vogel packa punes se stafit per ta bere sa me interesante duke ftuar eksperte te ndryshem.  Blogjet si http://www.mbretitregut.com dhe konsumerizem.com pavaresisht kohes se gjate ne ekzistence e kane patur te veshtire te gjejne mbeshtetje nga audienca.    Nuk e di nese eshte mungese interesi apo thjesht ne nuk kemi ditur si te marketojme “komunitetet” qe deshirojme te krijojme.

Me duket cudi qe studentet e ekonomikut ne universitet e shumta te Shqiperise nuk marrin pjese ne diskutime.  Ose qe profesoret e profesoreshat nuk i nxisin te perdorin keto resurse qe gjenden ne internet.  Kur isha vet student, nje perqindje e notes varej nga niveli i aktivitetit tim neper forume te ndryshme ekonomie/biznesi/marketingu/investimi.  Doja s’doja, me duhej te harxhoja rreth 2 ore ne jave duke lexuar diskutime te ndryshme e duke dhene kontributin tim.  Them se kjo me ka ndihmuar te krijoj formimin tim jasht librave shkollore.

A ekziston kjo incentive ne shkollat shqiptare?  Nese jo, si ta nxisim?  Nese po, si mund te drejtohen nxenesit drejt ketyre resurseve qe jane ne internet?



One Response (Add Your Comment)

  1. Problemi eshte se ne Universitete nuk mungon vetem kjo incentinve, por cdo lloj incentive. Nuk eshte apati, eshte nje kulture e prape qe ka fituar terren ne Shqiperi ku shkohet ne shkolle per qejf dhe luftohet “qe te ta japin” nje provim, ose me te miret, mesojne permendesh cfare u thone profesoret…

    Ne Shqiperi mungon mesimedhenia analitike, qe ta beje studentin te prodhoje, por ekziston vetem ajo “mbajtese”. Ngarkoje studentin me gjera per te mesuar permendesh.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.