Ari i Zi – te mbahet cmimi i larte?

Cmimi i naftes me ne fund pesoi nje renie te madhe, rreth 25% te cmimit maksimal qe kishte arritur ne vere. Renia e cmimit i lumturoi te gjithe, ose me mire gati te gjithe: lumturoi bankat qendrore, kompanite, konsumatoret etj.

Te vetmit qe u “ankuan” ishin vendet prodhuese te arit te zi, por edhe ato mund te “ankoheshin” deri ne nje fare pike. Eksperienca i ka mesuar ketyre vendeve, qe nje cmim shume i larte shtyn kursimin e perdorimit te naftes, shtyn kerkimin ne forma te reja zevendesuese, ul fuqine kontraktuese etj, e mund te ndodhe si ne vitet 90  qe  oferta ishte me e madhe se kerkesa.

Ulja e nafte ka vantazhe, sepse ulet frika e inflacionit e keshtu qe bankat qendrore nuk jane te detyruara te rrisin interesat, gje qe shkakton recesion te ekonomise. Ka avantazhe, sepse ulen kostot e kompanive, konsumatoret kursejne me shume.

Vantazhet jane vetem nje ane e medaljes. Ana tjeter jane dhe disavantazhet. Nje ulje kaq e madhe per nje kohe te shkurter mund te shtyej ne nje kursim me te vogel te energjise, ne nje konsumim me te madh, ne nje ngadalsim te kerkimeve per forma te reja zevendesuese.

Eshte e rendesishme qe te gjithe vendet e zhvilluara te rrisin investimet ne forma te reja zevendesuese te naftes, sepse duke konsideruar dhe rritjen e kerkesave te vendeve ne zhvillim e siper, kjo do te shpie ne nje pershpejtim te ezaurimit te naftes. Ekonomia mondiale, keshtu, mund te rrezikoj shocks me te rrezikshem.

Nje nga idete e shfaqura ne Evrope eshte ajo, qe cmimi i naftes te mbahet i larte duke rritur taksat dhe me fondet e mbledhura te perdoren per kerkime te formave zevendesuese te arit te zi.

Ju si mendoni mund te jete e suksesshme kjo ide?

Kreshnik Domi

konsumerizem101.com



2 Responses (Add Your Comment)

  1. Jam kurjoz cdo te ndodh me vendet qe mbahen nga prodhimi i naftes (Venezuela, Irani, Nigeria, Kazakhistani ..etj) qe nuk jane shtete te pasura, nese vazhdimisht bie kerkesa per nafte, ne favor te metodave te reja?

  2. Mbi artikullin. Midis ngrohjes se planetit dhe parashikimit te mbarimit te rezervave te naftes, edhe une mendoj qe eshte e rendesishme studimi i zevendesimit te naftes me produkte alternative. Problemi eshte qe shtetet dhe kompanite e prodhimit dhe te rafinimit, punojne seriozisht mbi kete problem kur ka nje presion te madh te konsumuesve. Dhe presioni i konsumuesve eshte i madh kur cmimi eshte i larte.
    Per vendet prodhuese te naftes (komenti i admin) – studimet kane treguar qe industria e naftes ne pergjithesi penalizon aktivitet egzistuese dhe shton diferencat sociale ne vendet prodhuese. Mbase niveli i shtetit rritet me ne te njejten kohe diferencat mes te pasurve dhe te varferve thellohen me shume dhe ajo qe eshte me e rendesishme ekonomia e vendit monopolizohet nga nafta dhe nuk i le vend alternativave te reja. P.sh shtete si Kuwait, shume i pasur nga nafta, ka filluar para jo shume kohe te mendoj me globalisht mbi industrine dhe ekonomine e vendit dhe ta shikojne naften si nje e ardhuar e perkohshme potr aq e rendesishme per te dhene mundesine e investimeve te konsiderueshme per te siguruar nje indistru te se ardhmes. (shiko arabia saudite gjithashtu mundohet te zhvilloj turizmin per tu pregatitur per te ardhmen)

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.