Arsyeja pse ja vlen te besh sikur s’do!

Arsyeja pse marketingu me pelqen shume, eshte sepse jam krejtesisht i dhene pas studimit te psikologjise konsumatore.  Ne fakt, pjesa me interesante e punes eshte kur ulem pas xhamit pasqyre edhe vezhgoj se si rreagojne konsumatoret ndaj stimujve te ndryshem.

Nje nga aspektet e cuditshme te psikologjise njerezore eshte se na pelqejne gjerat e pakapshme.  Per shembull, arsyeja pse nje cante Louis Vuitton me vlere $5000 na pelqen me shume se nje cante qe kushton $25 eshte thjeshte sepse eshte veshtire per ta blere …dhe kur e blejme, bindim veten qe canta LV eshte me mire se ato te lirat sepse na eshte dashur shume kohe e mund per te ruajtur parat e duhura per ta blere.  Te njejten llogjike perdorim edhe kur zgjedhim njerezit qe duam. 🙂

Per ta ilustruar po jap nje shembull nga nje studim i bere nga dy psikolog rreth viteve ’50 ku donin te shikonin se cfare i ben njerezit te veprojne ndryshe nga cfare mendojne.  Studimi eshte i thjeshte: dy grupeve te ndryshme njerezish iu dha e njejta gje krejtesisht e merzitshme per t’u bere, duke u thene paraprakisht qe do benin dicka teper interesante.   Njerit grup iu dha $20 per te bere projektin e merzitshem, kurse grupit tjeter iu dha vetem $1.   Ne fund te eksperimentit, te dy grupet duhet te tregonin se c’mendonin per projektin qe kishin bere.

Rezultati ishte qe grupi i cili ishte paguar $1 tha se projekti ishte interesant.  Ndersa grupi i paguar $20 tha qe projekti ishte i merzitshem.  Ndryshimi midis dy grupeve ishte se grupi $1 kishte bindur veten qe projekti ishte interesant sepse nuk mund te llogjikonin dot qe kishin harxhuar nje kohe te kosiderueshme me dicka te merzitshme vetem per $1.

Dan Ariely (nje nga social-ekonomistet e mi te preferuar) perdor eksperimentin e mesiperm per te sugjeruar se e njejta llogjike eshte ajo qe na ben te pelqejme gjerat per te cilat punojme shume per t’i marre — pavaresisht nese eshte zgjedhje racionale apo jo.  Sa me shume mundohemi te bejme tonin dike, aq me shume na pelqen ky person sepse arsyetojme me veten qe po t’mos ja vlente ky njeri, nuk do harxhonim kaq shume energji apo kohe kundrejt tij/saj.

Prandaj, kur dilni me njerez qe doni t’i beni per vete, lerini t’pagojne.  Mos i telefononi, e lerini ata t’ju telefonojne ju.  Sa me shume energji harxhojne te tjeret per t’ju pasur prane, aq me shume do te bindin veten qe ju duan.

p.s: ..te njejten llogjike perdori vodka “Grey Goose” kur hyri ne treg — sot korr frytet e suksesit.



One Response (Add Your Comment)

  1. Shiko, tendenca eshte si te te thme te arrish te “pluskosh” mbi turmen e perbere nga njerez pa dallime. Pajisja me nje cante LV te ben elitar dashje pa dashje. Te gjithe do donim te shkeputeshim nga turma, apo jo? Kjo lloj lakmie eshte pakez instiktive por teresisht e shpjegushme. Autosuficenca nuk eshte mekanziem social. Duhet dicka me teper, duhet dicka e dukshme qe te na jape ate qe kerkojme ne shoqeri. Dikush e sheh nepermjet nje cante, por sidoqofte, analogjia do qendronte per cdo lloj lakmie qe kerkon te arrije nivele “te permiresuara”.

    p.s. edhe ver e-te ne fund te fjaleve se me hongre. 😛 😀

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.