Arti i deshtimit

Te perballesh me deshtimin eshte pjese natyrale dhe e paevitueshme e jetes.    Ne fakt, eshte kjo frike e deshtimit qe brumos karakterin tone individual.   Nese deshtimi eshte kaq integral ne jeten e perditshme, pse e kemi kaq te veshtire te deshtojme?  Ne fund te fundit, talentin e kemi te kufizuar dhe eshte normale qe nuk mund te jesh i mire ne cdo gje qe ben.  Une, personalisht, i druhem shume deshtimit dhe them se kjo me pengon te provoj dicka te re.

Tek po lexoja librin “The Sandler Rules,” hasa nje fragment qe ma vuri konceptin e deshtimit ne perspektive.   Ne liber vihej ne dukje ndryshimi midis vetvetes si individ, dhe vetvetes si rol.   Pra cdo njeri perbehet nga dy aspekte te vetvetes:

1) Vetja si individ – ajo qe perben vetveten ne aspektin e identitetit-vetjak; bindjet, mendimet, aspiratat, pikepamjet, etj.  Pra vlera individuale.

2) Vetja si rol- eshte roli qe luan ti si vella/moter, prind, punetor/e, bashkeshort/e, etj.

Kur deshton ne dicka, nuk deshton ti si individ.  Vlera jote individuale nuk ndryshon.  Por deshton ti si rol.   Mund te jesh njeri teper i mire dhe i pelqyeshem, por prind i keq.  Pra, deshtimi eshte thjesht tregues qe duhet te besh permiresime ne rolin perkates.  Arti i deshtimit qendron ne pervetesimin e ketij aspekti te vetvetes.  Kur nuk e perbrendeson deshtimin — sic bej une shpesh here — eshte me e thjeshte ti shohesh gjerat ne kontekst dhe me objektivizem.  Si rrjedhim te mesuarit nga deshtimi behet me i lehte.

Ju, si ballafaqoheni me deshtimet, dhe si i kaperceni ato?

 

 

 

 



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.