Author Archive
Reklame: The Guardian – gazetari e hapur
May 1st, 2012 • Biznesi
The Guardian ka hedhur ne treg nje reklame te re me nje kend interesant per te vene ne dukje qe per cdo artikull kjo gazete merr parasysh te gjitha anet. Shiheni vete me poshte dhe na thoni c’mendoni.
Premiera e “The Forgiveness of Blood”
February 22nd, 2012 • Biznesi
Mbreme pata rastin te merrja pjese ne premieren e filmit “The Forgiveness of Blood” ne Boston.
Filmi ishte teper interesant sepse kronikonte jeten e perditshme te nje familje te ngujuar dhe zgjedhjet qe bejne ne kushte te tilla. Filmi ishte xhiruar pothuajse ne forme dokumentari.
Nejse, po e ndaloj ketu analizen e filmit se s’ja thek shume per kinematografi, por pjesa me interesante ishte seanca pyetje-pergjigje me 2 aktoret kryesore dhe skenaristin shqiptar te filmit. Ne salle, ishin te pranishem edhe Ambasadori Shqiptar ne USA me nja 2 ndihmesa.
Gjate seances, diskutimi filloi me vetite artistike te filmit dhe diku nga mesi kaloi ne nje diskutim te zjarrte mbi punen qe po (apo s’po) ben qeveria per te parandaluar gjakmarrjet. Dikush nga salla u cua dhe nder te tjera tha qe eshte turp per kombin tone qe ne shekullin e 21, ne zemer te Evropes, nuk zbatohen ligjet e shtetit por akoma ligje qe jane krijuar mbi 600 vjet me pare, dhe iu kthye ambasadorit duke thene qe t’i vi turp qeverise qe nuk po ben gje.
Nje pjese e mire e pjesemarresve iu hodh ne kundeshtim. U be pak gjullurdi (sic kemi qejf ne te bejme neper evenimente te tilla). Faktikisht, pajtohem me ate qe foli — pavaresisht se aty nuk ishte as ambjenti as koha per diskutime te tilla.
Ajo me te cilen nuk pajtohem, dhe qe eshte pak-a-shume perfundimi qe u arrit gjate diskutimit, ishte qe faji nuk eshte i qeverise, por i popullit. Dmth, populli mban pergjegjesi, se qeveria s’ka cfare ben.
Gjeja e pare qe mund te bej qeveria eshte te mos fshehi statistikat e gjakmarrjeve — gje qe keto vitet e fundit behet shpesh per t’i treguar botes qe po permiresohet gjendja. (http://www.albca.com/aclis/modules.php?name=News&file=article&sid=1543). E dyta, te marri masa per te permiresuar ekonomine ne zonat malore. Keshtu e kane luftuar problemin e gjakmarrjes shume shtete te prekura nga dicka e tille, duke perfshire edhe USA.
Me e rendesishmja, shteti te mos behet pjese problemit duke bere nje vesh shurdh e nje sy qorr! Ja c’thote nje organizate humanitare Australiane per lidhjen e shtetit me gjakmarrjet:
“BBC interviews with Albanians suggest there is a general belief that the government is doing little to stop the practice and that justice is not being served so individuals must take justice into their own hands.
This is complicated by the perception that it is not the government’s position to intervene because to do so would be to imply that it is the government’s position to forgive. As a result, many blood feud killings are not reported because this would mean the offender would be jailed and given protection, leaving him unavailable for attack.”
Duke bere nje sy shurdh e nje vesh qorr, qeveria behet de-facto mbeshtetese e problemit te gjakmarrjeve.
Arti i deshtimit
February 20th, 2012 • Biznesi
Te perballesh me deshtimin eshte pjese natyrale dhe e paevitueshme e jetes. Ne fakt, eshte kjo frike e deshtimit qe brumos karakterin tone individual. Nese deshtimi eshte kaq integral ne jeten e perditshme, pse e kemi kaq te veshtire te deshtojme? Ne fund te fundit, talentin e kemi te kufizuar dhe eshte normale qe nuk mund te jesh i mire ne cdo gje qe ben. Une, personalisht, i druhem shume deshtimit dhe them se kjo me pengon te provoj dicka te re.
Tek po lexoja librin “The Sandler Rules,” hasa nje fragment qe ma vuri konceptin e deshtimit ne perspektive. Ne liber vihej ne dukje ndryshimi midis vetvetes si individ, dhe vetvetes si rol. Pra cdo njeri perbehet nga dy aspekte te vetvetes:
1) Vetja si individ – ajo qe perben vetveten ne aspektin e identitetit-vetjak; bindjet, mendimet, aspiratat, pikepamjet, etj. Pra vlera individuale.
2) Vetja si rol- eshte roli qe luan ti si vella/moter, prind, punetor/e, bashkeshort/e, etj.
Kur deshton ne dicka, nuk deshton ti si individ. Vlera jote individuale nuk ndryshon. Por deshton ti si rol. Mund te jesh njeri teper i mire dhe i pelqyeshem, por prind i keq. Pra, deshtimi eshte thjesht tregues qe duhet te besh permiresime ne rolin perkates. Arti i deshtimit qendron ne pervetesimin e ketij aspekti te vetvetes. Kur nuk e perbrendeson deshtimin — sic bej une shpesh here — eshte me e thjeshte ti shohesh gjerat ne kontekst dhe me objektivizem. Si rrjedhim te mesuarit nga deshtimi behet me i lehte.
Ju, si ballafaqoheni me deshtimet, dhe si i kaperceni ato?
Reklamat ne internet dhe nervat e mija kacurrel
December 23rd, 2011 • 2 comments Biznesi
E mban mend para disa vitesh kur shkarkonim programe specifikisht per te ndaluar “popup ads” (reklamat popup)? Me kalimin e kohes, cdo browser filloi te perfshinte edhe opcione qe te lejonin keto lloj reklamash te bezdisshme. Menduam se njehere e pergjithmone shpetuam.
Zhvillimi i internetit dhe teknologjite e fundit kane bere te mundur qe ato popup te cilat i urrenim te na duken parajse! Mendo sa here te ka ndodhur qe shkon ne nje faqje interneti dhe pernjehere nga artopolantet e kompjuterit shperthen nje ze reklamues i cili flet per nje vaj gatimi absolutisht te magjishem qe do zgjidhi te gjitha problemet e skuqjes se vezes. Kerkon lart e poshte faqes per te pare se cila reklame eshte me ze, e ku te shtypesh qe ta ndalosh …por jo! Si rrjedhim detyrohesh te ulesh zerin e kompjuterit ose te dalesh fare nga faqja.
Ok, ketyre me volum i gjehet dermani. Po c’ti besh atyre me flash qe bllokojne komplet faqjen e per nje periudhe nga 5 deri ne 30 sekonda (varet nga niveli i masokizmit qe mund te perballosh) nuk sheh dot artikullin qe po lexon?
Kam nje reklame nga kompjuterit HP ketu perpara (qe mi beri nervat kacurrel), e cila flet per modelin e fundit te kompjuterit qe jo vetem te lejon te hysh ne internet, por te qeth edhe floket e te pret edhe thojnte! S’po di si dreqin ta mbyll a ta heq.
O00 HP, po m’le mer burr i dheut t’lexoj kush celebrity duket me e vjeter se sa c’ka moshen! Po desha kompjuter me teknologjin e fundit, vi ke hp.com. Tashi qe m’cave tr***n, e s’me le me lexu celebrity gossip, do shkoj ke apple.com!
Reklama interesante e Nissan Leaf
December 12th, 2011 • Biznesi
Video e meposhteme per mendimin tim eshte nje reklamat me te mira te vitit.
Facebook “Like”, menyra e thjeshte per te qene pasiv
September 14th, 2011 • Biznesi
Ngaqe eshte 3 e mengjesit dhe me ka dale gjumi nga pija e tepert, me ka kapur frustrimi me butonin “Like” te Facebookut. I don’t like it! Kam qef t’bej “Dislike” butonin “Like”!
Ne faqjen e Facebookut te nje mikes time, pash qe kishte vene “application” qe u kerkonte miqve te saj ne Facebook te jepnin nje ndihme modeste financiare ndaj nje semundje qe na kanoset te gjitheve. Vura re qe postimi kishte marre mbi 30 “Likes” dhe asnje dollare. (…nejse, rendesi ka qe shoqnia aprovon, pavarsisht se nuk kontribuon!)
Ne nje faqje tjeter Facebook-u, nje mik tjeter kerkonte ndihme me nje pyetje. Rreth 7 veta e kishin bere “Like,” e askush nuk ishte pergjigjur. (…nejse, rendesi ka qe shoqnia aprovon, pavaresisht se nuk ndihmon!)
…do kisha qef qe Facebook te aktivizonte edhe nje buton tjeter me tekstin “Ose kontribuo, ose p!r&4u.”
P.s: …i kerkoj ndjese lexuesve te peshkut qe i harxhova nja dy minuta kohe me problemin tim trivial.
P.s.s: …ju lutem, bejeni “Like” artikullin ne Facebook.
Universitetet ne Shqiperi dhe Facebook
September 13th, 2011 • 5 comments Biznesi
Ne USA, nje studim tregon se 80% e universiteteve kryesore e perdorin Facebook ne procesin e rekrutimit. Gjithashtu, 70% e universiteteve i vene peshe profilit ne Facebook te nje kandidati per te vendosur nese do te pranohet apo jo.
Jam kurjoz te di nese ka universitete qe ne Shqiperi qe jane aktive ne Facebook. Me “aktive” nuk po them qe kane faqje dhe vendosin artikuj, por qe e perdorin aktivisht si mjet komunikimi me studentet? A e perdorin Facebook si vegel rekrutimi?
Si mund te perfitosh nga Mediat Sociale?
September 12th, 2011 • 2 comments Biznesi
Para ca kohesh, po bisedoja me nje shok qe ka krijuar nje kompani e cila merret programe per Iphone dhe Android. Ne diskutim e siper per punen qe bejne, ra muhabeti tek Mediat Sociale. Ai ia pret: “..ne i themi klienteve tane qe i njohim Mediat Sociale dhe kemi integrim te mire, por e verteta eshte qe s’ja kemi haberin fare! Kemi punesuar 2 vete qe merren me Twitter e Facebook, por nuk po shohim rezultate.”
Me thene te drejten, edhe vet jam pak skeptik persa i perket Mediave Sociale. Me duket pak a shume si faze kalimtare — si moda e fundit. Cfare do te thote te kesh 1,000 njerez qe “pelqejne” faqjen tende ne Facebook? Cfare vlere sjellin keta 1,000 fansa? Ne nje “mini-test” te vogel qe kam bere, asgje!
Tek faqja ne FB e Konsumerizem.com, kam rreth 1000 njerez qe kane bere “Like” faqjen. Mundohem qe te pakten 1 here ne dy dite te vendos dicka interesante ne ate faqje qe te vazhdoj te ngjall interes per temat e marketingut. Ideja eshte qe ata qe shohin faqjen ne FB te terhiqen tek konsumerizem.com per te lexuar e debatuar ne artikujt.
Ajo qe kam vene re, eshte qe asgje s’ka ndryshuar persa i perket ndikimi qe i jep FB blogut. Si me 100 fansa, ashtu edhe me 1000 fansa, FB mbetet nje burim i dobet vizitash. Ne fakt, PeshkuPaUje.com, vazhdon te kontribuoj rregullisht rreth 75% te vizitave. Ndersa FB renditet e 3-ta pas Google Search. Llogjika me thote qe ata qe aktivisht “pelqejne” faqjen ne FB duhet te kene interes mbi temat dhe fushen qe diskuton blogu, pra pritet te jene me aktiv. Sidoqofte, realiteti tregon qe nuk jane.
Cila eshte magjia e Mediave Sociale? Pse kaq interes dhe kaq shume para hidhet drejte kesaj fushe? A kane Mediat Sociale fuqi qendrimi, apo do jete dicka te cilen do e diskutojme pas 5 vjetesh sic diskutojme per AOL apo Instant Messaging?
Ndergjegjesimi ndaj dhunes ne familje
September 7th, 2011 • Biznesi
Pas kesaj reklame per mbrojtjen e femijeve nga dhuna, asnje reklame tjeter qe kam pare (e qe do shoh) nuk ka per te me hyre me ne sy!
Di njeri c’behet ktu?!
September 5th, 2011 • 1 comment Biznesi
Keto 2 reklamat e meposhtme te Playstation 2 jo vetem qe ti sjellin zorret n’fyt, por as qe i mar vesh. Di gje njeri c’behet ketu?


Komentet e Fundit