Author Archive

Trattoria Toscana (Boston)

…per te vazhduar serine e artikujve mbi sipermarresit (entraprenuret) shqiptar, dje pata nje bisede fantastike me pronarin/kuzhinjerin e restorantit (tashme te famshem) italian Trattoria Toscana ne Boston, Z. Zamir Kociaj.   Trattoria, per te pestin vit rresht u zgjodh nga revista “Boston Magazine” si restoranti me i mire Italian ne kete qytet.  Zamiri, jo vetem qe eshte nje kuzhinjer i persosur, por tek ai spikat nje sens te mprehte biznesi.

E pyeta se c’e shtyu te hapte nje restorant italian ne Boston, ku numri i restoranteve te tilla eshte i pafund.  Zamiri vuri ne dukje qe pavaresisht se ka plot restorante italiane, kishte nje mungese te dukshme autenticiteti.   Restorantet italiane ne Boston, ne pergjithesi jane hapur nga nje gjenerate e vjeter Italo-Amerikanesh, dhe kjo reflektohet edhe neper menute e tyre.  Ajo qe Zamiri do te ofronte, pra avantazhi konkurrues, ishte nje kuzhine autentike Toskane.   Ai nuk ishte i interesuar te terhiqte klientelen e zakonshme te restoranteve italo-amerikane, por kerkonte te joshte nje klientele me te sofistikuar, qe ka udhetuar dhe kerkon jo vetem ushqim por edhe eksperience autentike.

Restoranti eshte i vogel, rreth 25 karrige, edhe ne kuzhine punon vetem Zamiri me dy ndihmes kuzhinjere.  Mbi 60% e klienteles jane frekuentues te rregullt, dhe Zamiri shpesh del nga kuzhina i pershendet.   Atmosfera eshte teper e ngrohte dhe e relaksuar.  Aromat, ushqimi dhe dialogu ne italisht i kamarjereve Italian, per nje moment te transporton larg Bostonit te ftohte.

Ne marketeret shpesh themi qe “klienti eshte mbret.”  Tek Trattoria Toscana”mbret” eshte eksperienca qe Zamiri kerkon te krijoj per klientin.  Zamiri nuk ka frike te sakrifikoje klientin per t’i qendruar besnik eksperiences dhe atmosferes qe deshiron te projektoj.  Je nje rast qe mua mu duk teper interesant:

Gjate vitit te pare te hapjes se restorantit, Zamiri vuri re qe nje pjese e mire e klienteles amerikane kerkonte Pepsi apo Koka Kola per te shoqeruar ushqimin.   Zamiri u shpjegonte qe nje restorant autentik Toskan ofron vetem uje (me ose pa gaz) dhe vere.  Sidoqofte, disa nga klientet insistonin ne Pepsi e Koka Kola.  Zamiri vuri re se pjesa me e madhe e atyre qe kerkonin keto lloj pijesh porositnin gatime me pule.  Atehere ai e hoqi pulen nga menuja.  Edhe tashme, 5 vjet me pas, ne menu nuk gjen asnje gatim me mish pule.

Se fundi e pyeta se cfare i pelqen nga jeta e nje sipermarresi, dhe me tha qe eshte liria te cilen i ofron kjo jete.  Ai ben ate qe ka pasjon dhe e ka vendosur vete orarin e tij te punes.   Restoranti eshte hapur vetem per darke, nga ora 5:00-10:00/11:00, gje e cila i ofron atij me teper kohe te lire per t’u perqendruar tek vetja dhe familja.

Trattoria Toscana ndodhet ne lagjen “Fenway” te Bostonit, prane stadjumit historik te bejzbollit.    Nese jetoni ne Boston, apo ju bie rruga ketej, gatimi i Zamirit duhet shijuar!

 

Gjergj Dollani per konsumerizem.com

Falas

Nje nga faqjet e internetit qe me pelqen me shume eshte Librivox.org, e cila ka nje permbledhje te gjere librash ne formatin Audiobook.  Aty mund te gjesh me mijra tituj, dhe gjithcka eshte falas dhe e mbeshtetur me pune vullnetare.  Per shembull, “Wealth of Nations” e Adam Smith ne iTunes apo Amazon kushton rreth $38, ndersa tek Librivox e gjen krejtesisht falas.  Pra dikush, ne menyre krejtesisht vullnetare ka lexuar dhe incizuar te 5 volumet e librit dhe nuk pret asnje fare shperblimi monetar per punen qe ben.  Pse?    Wikipedia mbahet krejtesisht nga vullnetare te cilet kontribuojne artikuj enciklopedik rreth cdo fushe, individi apo subjekti.  Cfare incentive ka dikush te harxhoje disa minuta/ore/dite per te bere dicka falas per te cilen ka plot qe paguhen (psh, ata qe shkruajne per Enciklopedine Britanika)?

Dan Arieli, ne librin e tij “Irracionalisht i Parashikueshem“  e shpjegon kete dukuri si “norme sociale.”  Normat sociale jane ato gjera qe ne bejme sepse jemi qenie sociale dhe kemi deshire qe t’i perkasim nje komuniteti.  Dmth, i bejme sepse na bejne te ndjehemi mire.   Gjerat qe bejme per para quhen “norma tregu.”  Keto dy bote nuk perputhen me njera tjetren, thjeshte per arsyje se ndikojne negativisht ne mardheniet qe kemi me njerezit e aferm.   Ja te jap nje shembull, por qe e ilustron mire ndryshimin midis normes sociale dhe normes  se tregut :D   Nje prostitute paguhet per seks.  Cfare ndodh nese ne jeten e saj private ajo dashuron nje djale me te cilin frekuentohet, dhe ky i fundit, pas seksit nxjerr kuleten per ta paguar?  Dashuria (..dhe djali) fluturojne nga penxherja.  Ne kete rast, norma sociale (dashurija) u nderthur me normen e tregut (seks per para) dhe i erdhi fundi mardhenies.

Nje test interesant i bere ne nje universitet u mundua te maste nivelin e produktivitetit te nje individi kur i ben gjerat falas dhe kur i ben me pagese.    Dy grupeve te ndryshme njerezish iu kerkua te behej e njejta pune monotone, por njerit grup iu dha $5 per punen qe bene, kurse grupit tjeter iu kerkua qe ta benin kete pune si forme “favori/nderi.”  U vu re, qe grupi i cili punoi falas pati rezultate me te larta se ai qe punoi per $5.

Nejse …se u zgjata ngaqe e fillova diskutimin, por nuk po e di se cfare qellimi kam dhe si do ta mbyll …keshtu qe po e mbyll ketu:  mos i pago njerezit po kerkoja gjerat si favor, se jo vetem qe punojne me forte, por i ben edhe shok.  ;)

 

 

Kapitalizmi eshte kriza

Nje nga lidhjet qe kam ne facebook, kishte vene kete dokumentar mbi krizen qe po shkakton kapitalizmi dhe shoqeria jone konsumeriste.   Disa nga statistikat qe citon dokumentari i meposhte kane te bejne me rritjen marramendese te nivelit te varferise ne USA, ndersa 100 kompanite me te medha gjate dy vjeteve te fundit kane pasur nje rritje fitimi rreth 81% me te larte se me pare.

Dokumentari eshte rreth 1 ore e 38 minuta i gjate, por duhet pare!

 

Beograd: Fushate reklamimi per te pastruar qytetin

Qyteti i Beogradit ka filluar nje fushate reklamimi publik per te pastruar qytetin nga jashteqitjet e qenve neper rruge.  Qellimi i reklamave eshte qe te ndergjegjesohen pronaret e qenve dhe te bejne detyren e tyre per te mbajtur qytetin sa me te paster.  Shihni 4 reklamat e meposhteme.   Parrula eshte: “For beautiful city.  Clean after your dog!”

Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse e kane bere mesazhin ne Anglisht?  Dhe e dyta; mendoj se gramatika nuk eshte korrekte.  Mos duhet te jete:  ”For (a) beautiful city.  Clean (up) after your dog!”

 

Mbathjet vishen poshte pantallonave

Pse s’eshte marjuana e ligjshme? Pse s’eshte marjuana e ligjshme? Eshte nje bime natyrore qe rritet ne toke! E di cfare s’eshte natyrale? ..burra 80 vjecare me ate “mikun” perpjete. Ajo s’eshte natyrale! Por shyqyr zotit kemi ilace per kete pune. Po dedikojme te gjitha burimet mjeksore qe t’ja mbajme pleqve te ngrefem, dhe po fusim njerez ne burg per dicka qe rritet ne toke?!

E di ti, tani eshte shtuar edhe numri i ilaceve me pershkrim. Pothuajse cdo reklame qe sheh ne televizor flet per ndonje ilac te rradhes. S’shoh dot televizor per 4 minuta pa menduar qe kam rreth 5 lloje t’ndryshme semundjesh. Sa here degjon: “A coheni nga krevati i lodhur ne mengjes?” ..oh zot, edhe une e kam kete problem, mbaje shenim emrin e ilacit. Cado t’jete ajo semundja, e vuaj edhe une!

Pjesen me te madhe te kohes as s’e mar vesh se per cfare eshte reklama: ..njerez qe vrapojne neper fusha, ose duke fluturuar balona apo duke notuar ne det. Thua ti se semundja ne fjale eshte semundja e me mire n’bote. Amon mer si ta kap edhe une kete semundje?! ..se vika me i top modele edhe me i qenush t’vogel!

Duhet ta pranojme: Kemi kohe qe jemi felliqur si komb! E di ti se cili eshte rreziku shendetesor numer 1 ne Amerike? Obesiteti. Thuhet qe jemi ne mes te nje epidemie obesiteti. …epidemi sikur me qene Polio. Neper librat e historise do shkruhet nje dite “Epidemia E Madhe e Obesitetit”

- Gjyshi, si ja benit gjate Epidemise se Madhe?

- Oh, ishte e tmerrshe Xhoni, …kishte embelsira e paidhaqe gjithandej

Me e bukura eshte se askush s’po i jep drejtim se pse po shendoshemi?! Shiko si jetojme! Une rri ne makine dhe pres ne drive-thu, ne rradhe pas 15 makinave, ne vend qe te cohem e te bej 8 hapa rruge per tek banaku bosh.

Cdo ushqim eshte super i madh. A i do patatinat me te medhaja? ..do me shume? ..i do te gjitha?! Do 30 hamburgera per 5 cent mor bullafiq shk*dhat?! ..na meri, futi se ke vend ke canta mbrapa. Na! Do edhe 55 gallona Coca Cola ti shoqerosh? …vetem 3 cent me shume t’kushtojne!

Jetojme ne nje nga vendet me te pasura ne bote, por rroga minimale eshte me e ulet se c’ishte 30 vjet me pare. Ka te pa-strehe gjithandej. Nje nga keta qe jetojne rrugeve me kerkoi leke nje dite. Isha gati duke ja dhene dhe pastaj mendova “ka per t’i perdor per droge dhe alkool.” Dhe pastaj u kujtova “edhe une per ate pune do i perdor! ..pse po e gjykoj kete bastardin fakir?!”

Njerezit vdesin me gjyku fakiret e rrugeve. Per shembull, qe po t’i japesh para ata do i shperderojne kot. Dreqi ta haje, jeton ne nje kuti kartoni! Ca dreqin duhet te beje ai me parate qe merr? Ti ruaj qe te bleje nje kornize per ta varur ne mur?! T’ja fusi i vrap per ne dyqan qe t’blej nje qilim edhe nje raft CDsh?! Eshte i pa-strehe!

Dje kisha njerin qe po ecte para meje. Nji lypes i afrohet dhe i kerkon para. Ai e shikon lypesin ne sy dhe i bertet “Pse s’shkon gjen nje pune, zagar!” Njerezit gjithmone ja vejne kete ne dukje lypsave, sikur te ishte gjeja me e lehte. Lypsi ne fjale kishte veshur mbathjet mbi pantallona. ..Mbi pantallona! Ma do mendja qe rezumene nuk e ka dhe aq te fresket. Them se do hasi ca probleme gjate intervistes. Jam i sigurte qe edhe McDonalds ka rregullin qe “mbathjet vishen poshte pantallonave.” …s’po them qe e ndjekin me shume rreptesi, po ma do mendja qe do jete diku ne librin e rregullores.

Greg Giraldo

Perktheu (me disa liri kreative :) ) Gjergj Dollani

3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie…

…sipas reklames se meposhteme Australiane te celularit Ideos X1.

“3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie: besim, ndershmeri dhe ti pergjosh ne Facebook.”

 

 

 

 

 

 

 

Model interesant intervistimi per pune

Here pas here hap syte per ndonje oferte interesante per pune ne LinkedIn, Monster apo CareerBuilder.com.  Pothuajse te gjitha intervistat qe kam bere kane ndjekur te njejtin model:

Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me nje perfaqesues te burimeve njerezore

Raundi 2: Interviste me menaxheret qe drejtojne pozicionin e hapur

Raundi 3: Interviste perfundimtare me ndonje zv. president apo presidentin e kompanise

Keto dite, kam rastisur te intervistohem nga nje kompani qe ndjek nje model teper interesant, dhe do te shtoja, te veshtire.  Kompania ne fjale eshte nje agjensi marketingu e cila merret me studimin e sjelljes se konsumatorit.  Keta bejne studime kualitative rreth produkteve apo sherbimeve te ndryshme, sipas kerkesave te bizneseve kliente.   Modeli i intervistimit eshte ky:

Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me zyren e burimeve njerezore

Raundi 2: Intervista individuale me 1) nje punonjes qe ka te njejtin vend pune per te cilin po aplikohesh, 2) menaxherin qe ka pozicionin e hapur, 3) zv. presidentin  e kompanise.

Raundi 3:  Pasi ke kaluar raundin 1 dhe 2, zyra e burimeve njerezore te dergon nje email me nje projekt (raport) qe duhet ta mbarosh brenda nje periudhe 3-5 ore.  Ne email ka rreth 3-4 dokumente ne Powerpoint dhe Excel te cilat duhet ti studjosh mire dhe te krijosh nje raport ne formen e nje perzantimi ne Powerpoint ku jo vetem diskuton problemin por edhe jep rekomandime konkrete.   Dokumenti, pasi dorezohet, vleresohet ne baze te nje sistemi pikesh dhe nese kalon, paraqitesh per raundin e 4te.

Raundi 4: Duhet te paraqitesh tek zyrat e kompanise per te bere nje prezantim ne Powerpoint (10-15 min te gjate) rreth nje ceshtje biznesi qe te jep kompania.  Audienca perbehet nga nje grup menaxheresh te niveleve te ndryshme. Pas kalimit me sukses te ketij raundi fillon procesi i ofertes se punes dhe negociatave per rrogen,e benifitet, etj.

Ky proces aplikimi mu duk teper interesant dhe cuditem qe kompani te tjera nuk e ndjekin.  Pavaresisht se eshte proces i komplikuar, ka perparesi si nga aspekti i kompanise, por edhe nga aspekti i aplikantit.   Ne rastin e kompanise, kur vjen koha per t’i bere oferten aplikantit, kompanija ka pare jo vetem cfare kredencialesh ka, por edhe se si e ben punen.  Pra, kur merr dike ne pune, nuk bazohesh vetem tek intervistat, por edhe tek rezultatet konkrete.  Gjithashtu, nje proces kaq i koklavitur ul numrin e aplikanteve dhe te lejon te intervistosh ato aplikante qe kane deshiren per t’i hyre ketij procesi — pra ata qe vertet duan te punesohen aty.

Nga kendveshtrimi i aplikantit, nje proces i tille intervistimi te tregon jo vetem kulturen e kompanise, por pikerisht cfare pune do te besh dhe si do matet puna qe ben.  Ne qofte se i kalon me sukses hapat 3 dhe 4, kur fillon pune, ke nje pike-nisje rreth punes dhe nivelit te punes qe duhet te besh.  Ndjehesh dhe me konfident sepse vete fakti qe te kane ofruar pune tregon se e vleresojne nivelin e punes qe ben.  Ne raste se nuk e perfundon me sukses procesin e intervistimit, te pakten e ke te qarte se ku stonove dhe cfare duhet te permiresosh.

Nejse, per momentin jam ne raundin e trete.  Para disa oresh sapo dergova raportin e perfunduar.  Them se brenda 2-3 diteve do te marr nje pergjigje per rezultatin e raportit.  Jam kurjoz te di se cfare teme biznesi te japin per te prezantuar – por deri atehere, kismet.

Kim Kardashian padit Old Navy (“me vodhen imazhin!”)

Kim Kardashian, nje vjaze rreth te 30-tave qe ka krijuar nje brand te fuqishem rreth emrit dhe imazhit te saj, ka paditur kompanine e veshjeve Old Navy.  Kardashian pretendon se ne nje fushate te fundit rekalmimi, Old Navy ka perdorur nje aktore qe i ngjan shume, ne menyre qe publiku te mendoje se Kim Kardashian mbeshtet firmen Old Navy.    Kardashian insiston se kjo i ka shkaktuar rreth 15-20 miljon dollar deme.

Duke pare te dyja nga afer (shih fotografine me poshte), duket qarte qe aktorja i ngjan shume Kim Kardashian-it.  Them se Kim Kardashian ka te drejte ne padine qe ka shtruar ndaj Old Navy, sidomos kur merr parasysh qe Old Navy pas shfaqjes se reklames, ka nisur mesazhe ne Twitter ku i kerkon publikut te pergjigjen nese vajza ne reklame i ngjan Kim Kardashian.  Pra ka perdorur nje menyre jo te sinqerte per te reklamuar produktin e vet ne kurriz te nje “marke” tjeter.

Nga ana tjeter, lind pyetja.  Nese i ngjan nje personi publik, a do te thote kjo qe nuk mund te behesh person publik sepse te padit ai tjetri?

Reklama e Old Navy-t

Politicians get in shape…

20110726-111120.jpg

Menaxheret e keqinj

Kohet e fundit neper kinema ka dal filmi “Horrible Bosses” (Menaxheret e Tmerrshem), i icili flet per 3 punetore qe menaxhohen nga njerez te cilet ua bejne punen ferr.   Te gjithe kemi pasur menaxhere te urryer, ashtu sic edhe kemi pasur nga ata qe e benin punen kenaqesi.    Nje artikull ne gazeten Wall Street Journal thote se 5 nga shenjat e nje menaxheri te keq jane:

1) Nje pjese e mire e emaileve qe shkruajne jane vetem 1-fjaleshe.  Psh: (“po”, “jo”, “neser” ..etj)

2) Rralle komunikojne me vartesit sy me sy

3) Vartesit bejne shume mungesa ne pune

4) Vartesit punojne me ore te gjata dhe prap nuk i dorezojne projektet brenda afatit

5) Menaxheri ngre gjithmone zerin kur flet

Nga eksperienca ime mund te them se kam patur me probleme me menaxhere qe kane karrieren si prioritet, dhe me pas jeten personale.  Ndoshta ngaqe per mua jeta personale dhe familja zene nje vend me te rendesishem se karriera.  Prandaj edhe kur intervistohem per pune, gjithmone i bej pyetje menaxherit se si e kalon ai diten e punes.  Nqs, me thote qe vjen ne pune ne oren 5 te mengjesit dhe e le ne oren 7 apo 8 te darkes, une nuk e pranoj vendin e punes.  Sepse, pavaresisht se te gjithe te thone “…ooo per mua nuk ka rendesi kur vjen e kur iken, rendesi ka qe puna te jete bere.”  …ne shumicen e rasteve do te presin qe edhe ti te ndjekesh pak a shume te njejtin orar pune.   Madje shpesh here, ne vende te tilla pune, gjendesh ne situata ku i ke mbaruar te gjitha qe ne 5 pasdite, por nuk e le dot punen deri nga ora 7 sepse “nuk duket mire po te lesh punen para menaxherit.”

Ju cfare eksperiecash keni me menaxheret tuaj?  Nese menaxheri eshte i mire, cfare e ben te mire?  Nese eshte i keq, cfare e ben te keq?

 

« Older Entries

Newer Entries »

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.