Bashkerisht te Vetmuar

Dy here kam mbyllur llogarin time ne Facebook.  Te dyja heret e mbylla sepse u ndjeva i lodhur me falsitetin e jetes sociale virtuale qe krijon kjo faqje.  Sigurisht, si shume te tjere nuk pata forcen (ndoshta edhe alternative me te mire) per ta lene fare.  Cdo dite vazhdoj rutinen time te te zgjuarit ne mengjes, hapjes se faqjes per te pare nese me ka shkruar dikush.  Shoh shkarazi ne faqjen qendrore se cfare kane shkruar “miqte” e mi tek faqjet e “miqve” te tyre.  Shfletoj fotografi te panjohurish me nje intensitet sikur nga momenti ne moment pres te me paraqitet ndonje fytyre te cilen nuk e kam pare prej dekadash.  Shkembej mesazhe te ndjekura me nje “hahaha” apo “:(” per t’i bere te qarte bashkebiseduesit se si duhet t’i percjell mesazhet e mija – pavaresisht se mimika e fytyres time ka disa ore qe ka ngrire ne nje forme midis shlodhjes dhe merzise qe shoqeron te ndenjurin ulur per nje kohe te gjate.

Besoj se pershkrimi i mesiperm eshte pak a shume i njejte per secilin nga ne qe ben pjese ne komunitetet “sociale” virtuale.  Ajo cka eshte ironike me termin “komunitet social” eshte se i gjithe ky socializim intensiv qe merr nje pjese te mire te dites time, behet ne vetmi!  Per momentin kam rreth 80 “miq” virtual.  Ne profilin e meparshem kisha rreth 140 “miq.”   Realisht, nuk kam me shume se 5-6 njerez me te cilet shoqerohem, flas e telefonohem; pra vertet socializohem.

Nje studim i koheve te fundit nga Universiteti i Stanfordid rreth lojerave “sociale” online si World of Warcraft, vuri ne dukje qe “komunitetet” virtuale nuk mund te quhen komunitete sociale.  Pavaresisht se keto komunitete mundohen te krijojne nje lloj shoqerie virtuale, miqte ne boten virtuale kane kuptim tjeter nga miqte ne realitet.  Miqte ne Facebook jane thjeshte nje audience, te cilet i perdorim si baze per te hedhur themelet e personazhit tone virtual.  Pra relatat qe krijojme me “miqte” virtual nuk jane marrdhenie por thjesht reflektim i njeanshem – pak a shume si pellgu i ujit qe reflekton fytyren e Narcisit.

Do jete interesante te shohim si do influencohen markat nga dinamikat e reja qe krijojne komunitetet virtuale.  Akoma me interesante do jete si do perdoret ky narsicizmi yne (qe ushqehet nga komunitetet virtuale) per te na shitur produkte.



4 Responses (Add Your Comment)

  1. Gjergji,
    me pelqeu shkrimi pasi eshte i qarte,lakonik e argumentues.

  2. Te gjitha tashme e kane bere historine e tyre, dmth te gjitha keto komunitetet “sociale” virtuale. Ka plot video e slide show e barcaleta ne site te tjera, edhe keto marka, te cilat paraqesin “realitetin” absurd virtual te tyre. Por nuk mendoj se keto site do te zgjeronin gamen e produktit duke shit bluza me logot e tyre siper. Dikush tjeter qe ben bluza do e bente, thjeshte per variacion, por jo keta. Natyrisht qe tashme historia po shkruan kapitullin e shumefishte, kjo vlen edhe per fenomenin ne fjale qe edhe pse shume i paragjykuar, ka miliona aplikante. I teri faji eshte i ” parajses” Gjergj :P, duhet te hyne serish psikologet…ah se mos harroj; psikiatret ofrojne tani seanca per te rrenuarit nga jeta virtuale. Eshte tashme nje semundje kronike te qenurit totalisht i mvarur nga keto media.

    E kjo varesi vjen nga globalizimi!

  3. Pse te duket cudi qe firma te tilla te shesin bluze me logot e tyre? Le te marrim psh Disney-n. Nga nje kompani qe bente filma me kartona, tani ka ne portfolion e vet qe nga parqe lojrash e deri tek dyqane.

    Google per shembull, eshte duke punuar ne nje pasqyre te re qe rreflekton rrezet e diellit per te permiresuar panelet qe perdoren per energji djellore (pra dicka krejtesisht jashte domainit te vet — internetit/kompjuterit).

    Facebook ne syte tona (si perdorues) eshte nje rrejt shoqeror virtual. Ndersa ne sy te klienteve dhe furnitoreve te vet eshte nje kompani qe merret me shperndarje informacioni. Nuk do habitem sikur nje komponent i ardhshem i Fejsbukut te jete nje dyqan virtual i piketuar krejtesisht kundrejt cdo individi. Ne fund te fundit Fejsbuku ka me shume informacion rreth preferencave te mija sesa ndoshta i vej re edhe vet. Aty e din se cfare muzike pelqej, cfare lloj informacioni publikoj, cilat tema me interesojne me shume ..etj.

  4. 🙂
    Une per momentin e kam c’aktivizuar llogarine time ne facebook, edhe pse perkohesisht 😀 *deri tani po rezistoj*
    Nder arsyet nje eshte ajo cka ti shkruan me lart, ate te krijimit te nje database dhe ne menyre krejt vullnetare te preferencave te mija ne te, le te themi qe ne facebook te gjthe jemi nje liber i hapur, jo vetem ne lidhje me karakterin tone, por edhe me gjendjen tone emocionale te momentit, e shume e shume arsye te tjera
    Nje database *sikurse eshte fb tani * shume bukur mund te perdoret nga kompani te ndryshme per te arritur tek targetet e deshiruara * e jo vetem nga kompanite 😉 *, besoj se ne te ardhmen (ne mos nuk ka ndodhur tani) gjithe informacioni qe eshte ne fb do te shitet, dhe me e bukura eshte qe ok-in per nje gje te tille e kemi dhene vet ne.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.