BBC

bbc-logo U be kohe qe nuk shoh as CNN e as MSNBC  (..per FOXNEWS s’behet fjale fare).  Sa here kam nevoj per lajme, 3 burime i konsideroj kryesore: BBC, Reuters edhe Democracy Now!.   Me eshte krijuar pershtypja se keto 10 vjetet e fundit lajmeve i ka humbur kuptimi i mirfillte i fjales “lajme.”

Ndryshe nga CNN e MSNBC qe jane kthyer ne “entertainment,” BBC vazhdon te jete burimi i mirfillte i lajmeve — ashtu sic ndodhin ..pa komente, pa zbukurime ..por vertet lajme.   Ah, le pastaj dokumentaret qe jane te shkelqyer — per ata qe s’e kan pare, Planet Earth eshte i mahnitshem!

Si shpjegohet qe per mese 80 vjet BBC ruan te njejtat drejtime e tradita televizive?   Pergjigjja e kesaj pyetje gjendet thjesht tek Premtimi i Markes (Brand Promise) e BBC qe po e perkthej me poshte.  Eshte vertet komplet ideologjia e kompanise ne 2-3 paragrafe te shkurtra:

Secili nga ne eshte audience me vete.
Dhe BBC eshte e jona qe nga momenti kur arrijme te kuptojme figurat e tingujt.

Teksa rritemi, BBC eshte aty me ne si nje burim i vlefshem informacioni. Na prezanton me ide qe na vene ne lidhje me te tjeret e me veten tone.

Eshte e vetedijshme qe secili nga ne kerkon dicka te vecante: te qetesohemi pas nje dite te lodhshme; te kemi vend kur te japim mendimin tone; te humbasim veten; ta gjejme ate; te qeshim me te madhe; te jemi ne suspense; ose edhe te fshehur pas karrige nga frika.

Ne cdo hap te jetes, BBC na ofron keto eksperienca, duke iu adoptuar kerkesave tona, jo vetem si individe, por ne menyra te pelqyeshme duke na lidhur me rrjete shoqerore.

Pa nje audience, i gjith ky “sherbim publik” s’do te kishte vlere.

Tre kollona brandimi e mbajne te gjalle kete sherbim. Ato jane: krijmtarija, cilesia dhe integriteti.

Keto virtyte jane arsyeja pse BBC vazhdon te jete ne qender te kultures Angleze. Sy, gjithandej. Veshet e hapura. Tentakulat e shtrire larg, aty ku rrjetet e tjera nuk arrijne dot. Zera nga Hindi ne Gaelik.  Me mendje te kthjellet.

Prandaj edhe njerez nga te gjitha kontinentet vijne tek BBC per informacion.

BBC bashkon kombin ne kohe gezimi apo hidherimi, duke nxjerre ne pah momente kyce.

Dhe keshtu jeta e BBC vazhdon, shtjellohet e evolon. E gjitha prone e jona, pavaresisht nese jetojme ne Newcastle  apo  Na h-Eileanan an lar.

Cfare eshte  BBC? Eshte e jona, per te bere me te cfare na duhet.

“Cfare eshte BBC? Eshte e jona…”   — ky eshte ndryshimi me rrjetet e tjera televizive, sepse nuk jane tonat, jane te atyre qe duan nje ROI te shpejte me Reality Show-n e rradhes.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.