Bejzbolli, aty ku Amerika kalon kohen e lire

Mbreme, per here te pare ne 13 vjetet e mija ne USA shkova ne stajdum per te pare nje ndeshje bejzbolli. Pash ndeshjen Chicago White Sox vs. Toronto Blue Jays. Kot them pash, se si une ashtu edhe trecereku i stadjumit ishim duke pire birra. E aq shume pime, sa qe harruam qe kishim ardh per ndeshjen.

Sigurisht, si i adiksionuar pas reklamimit, me shume e kisha mendjen tek reklamat qe shikoja, e 40,000 veta qe per 3 ore ishin audience e detyruar. Per 3 ore ketyre 40 mije njerezve mund ti shesesh c’te duash, qe nga birrat qe pijne (qe ishin ekskluzivisht Miller Genuine dhe Miller Lite), hambuger e hot dogs (qe ishin ekskluzivisht Kosher’s Best) e deri tek kamiona GMC qe gjate pushimit te raundit te 7 hyjne ne fushe e filluan te rrotullohen nderkohe qe nja 7-8 femra atletike vraponin anash fushes duke hedhur bluza e duke defryer publikun me ndonje akrobaci te rastit.

Geico, agjensia sigurimit te automjeteve, kishte me dhjetra njerez qe jepnin falas kapele bejzbolli me ngjyrat e White Sox (bardh e zi.) Aty po mendoja: si ka mundesi qe Geico reklamon tarifa deri ne qindra dollare me te ulta se konkurrentet kur cdo ndeshje bejzbolli japin falas kapele qe normalisht kushtojne rreth 10-12 dollare — me nje vend do shkoj ajo kostoja, …sigurisht po prap ne kurriz te klientit.

Pastaj fillova te bisedoja me njerin nga shoket rreth ndryshimit dhe afersive te bejzbollit dhe futbollit. Me sa vura re, per mendimin tim arsyja kryesore pse futbolli evropian nuk po zapton dot tregun Amerikan eshte reklama. Po ta vesh re, bejzbolli ka 9 raunde qe quhen innings. Cdo inning ndryshohen skuadrat, njera ne mbrojtje e tjetra ne sulm. Gjate kohes ku kalon nga nje inning ne nje tjeter ka rreth 4-5 minuta ku s’po ndodh asgje sepse skuadrat jane duke ndryshuar pozicione. Kjo periudhe gjithmone zevendesohet me reklama. Pra 8-9 here gjate lojes televizjonet kane mundesi te japin rreth 5-6 reklama 30 sekondeshe. Dmth, nje kompani ka mundesi ta reklamoj produktin e vet rreth 5-6 here brenda nje periudhe prej 3 oresh. Si rrjedhim, edhe televizjonet edhe kompanite bejne para.

E njejta gje eshte edhe me futbollin amerikan edhe me basketbollin. Ne futbollin amerikan ke kohen e ndryshimit te skuadra nga mbrojtje ne suljm, plus qe ka gjithmone nderpreje gjate seciles “down,” gje qe i jep kohe televizjoneve te reklamojne sa me shume produkte gjate ndalesave. Ne basketboll ke “time” — kohen kur nje tranier ndalon lojen per te udhezuar skuadren ne strategji ..etj. Nga 3 a 4 per skuader per loje, i bie rreth 6-8 ndalesa 3-4 minuteshe ku mund te reklamosh produkte. S’po marr parasysh ndalesat midis 4 raundeve te lojes.

Ndersa ne futbollin evropian, e vetmja gje qe mund te besh eshte te reklamosh emrin neper anet e fushes apo bluzet e lojtareve. (Kot per prove: logo e kujt kompanie eshte ne bluzen e Manchester United? …Vodafone apo Emirates? Po s’e mbajte mend, s’je vetem po he, se as une s’e di.) I vetmi pushim eshte ai 30 minutshi midis pjeses se pare e pjeses se dyte. Per 30 minuta teleshikuesit jane futur ne kuzhine e kane bere darken apo kane shkuar ne dyqan per te blere me shume birre e patatina — pra nuk jane duke pare reklamat. Ndersa kur ke vetem 3-4 minuta kohe si ne lojrat amerikane, nuk eshte edhe aq problem ta detyrosh veten te ulesh para televizorit per lavazh truri.

Heren tjeter do shkoj te Wrigley Stadium per te pare Chicago Cubs. …komente te tjera vijojne.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.