Bli si burrat!*

Sa here me kane pyetur, cfare biznesi do hapje sikur t’hapje nje, gjithmon kam thene qe do hapja nje biznes per burrat. Jo striptiz, jo — por nje dyqan qe te jete krejtesisht i fokusuar tek burrat dhe i bazuar tek psikologjia e blerjes se mashkullit.

Ne radhe te pare, ne meshkujt (t’pakten une) e kemi vdekje t’pyesim per udhezime. Kjo spikatet kur jemi duke i dhene makines. Sa here humbasin rrugen — gje qe ndodh shpesh — nuk ndalojm t’pyesim per drejtim, por vazhdojm t’themi me bindje te plote qe e dim se ku po shkojm, po na ngatarroi kjo pema djathtas se ngjan identik me ate pemen qe eshte para ktheses qe duhet t’marrim.

Meshkujt, gjithashtu, s’e kane idene se ca madhesie kane rrobat qe veshin. S’po flas per gjera te vecanta si pallto apo kepuce — se ato gjera i blejm vet, dhe ja kemi marr doren madhesive, por po flas per te brendshmet. Shembull klasik: shkova per te blere boxer tek H&M, per te pare madhesine, e kapa nje pale nga te dyja cepat, e pash i here me sy nga larg, pastaj provova rripin tek gjatesia e belit, dhe sipas syrit tim (prej eksperti) bleva madhesi S (te vogla.) Pasi shkova ne shtepi e i provova, s’me benin. Ego ime prej mashkulli nuk me lejoj te ktheja 3 palet e tjera qe bleva — gje qe nje femer do e kishte bere pa u menduar 2 here.

Ja ku lind edhe mundesia e dyte per te perfituar nga meshkujt. Kemi ego aq te madhe, saqe edhe kur blejm gjera gabimisht, nuk i kthejme sepse nuk duam te tregojm qe gabojme. Mendo sa i ulet eshte perpjestimi i kthimit te produkteve ne nje dyqan meshkujsh. …gje qe do te thote me shume para per pronarin e dyqanit.

E treta, grate ne pergjithesi kur dalin nga shtepija e kane te planifikuar qe do shkojne ne X-dyqan e do shikojne per Y-produkt. Burrat, dalin nga shtepija me mendimin qe do shkojne te marrin femijet nga shkolla, e kthehen ne shtepi me bokse per kompjuterin apo ndonje cels anglez per te ndrruar filtrin e vajit te makines (..sigurisht kane harruar te marrin femijet nga shkolla.)

Pra, mundesija e trete — burrat jane krejt spontan. Jo spontan per te blere cdo gje, por spontan per te blere produkte te cilat do i marrin kohe ne shtepi per t’u marr me dicka tjeter qe te evitojne te bejne gjerat “jo-burrerore” si nxjerrja e plehrave, marrja e fmijve nga shkolla, futja e rrobave ne lavatrice ..etj etj.

———

* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 2 Korrik 2007, por gjate nje “upgrade” para disa muajsh humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet …ky eshte njeri.



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Gjergj,

    Ore edhe mund ta beje kete gje por pastaj s’do te mund te gezoje fitimet qe sjellin shitjet sepse dicka eshte “me ulje”. Rasti konkret dje (ta kam thene une ty qe kete jave jemi ne ShBA dhe po dalim per pazar?):

    Gjate nje vizite ne nje prej dyqaneve e fejuara ime ve re qe Estee Lauder te jep “dhurate” nje komplet me vlere $75 nese harxhon qofte edhe vetem $25. Menjehere bejme nje ndalese te DETYRUESHME 15 MINUTESHE tek banaku i EL nga ku largohemi vetem pasi blejme nja 50 dollare mall dhe fusim ne dore “dhuraten” e shumedeshiruar 🙂

    Kjo s’do te kish funksionuar ne nje dyqan meshkujsh, biles si prove eshte fakti qe ne te njejtin dyqan kishte kostume per meshkuj “me ulje” per vetem $70 te cilet s’me tunduan shume.

  2. Nuk m’the ca bone me box-erat? Une do thosha qe “the next step” do ishte t’ja coje noi shoqate bamiresie, ose ose (nuk e di ne keni ju ne USA nga ato depozitat e medha metalike anas rruges qe mbledhin rroba, ne France te thone ” Hudhi ketu dhe te jene “propre” ) t’i hidhje ke kjo kutia pra…keshtu, ne menyre shume natyrale do zbuloje jo vetem spontanitetin, paaftesine per te blere cka u duhet dhe egon mashkullore along me vlerat e tyre te spikatura te bamiresise.

    LOL (no sup for me today: 😀

  3. 🙂 ..thanks Soup Lady!

  4. mendim i mir po duhet strategji

  5. VEQ PO I KOPJONI KETO TEMA PREJ LIBRAVE,PREJ TV ETJ,ETJ…
    O POPULL KU ESHTE KREATIVITETI MORE ?!?!?

  6. PSE NUK E HAPNI NJE TEME PSH SI MUND TE BASHKPUNOJNE TE RINJTE SHQIPTARE NE ASPEKTIN EKONOMIK PSH: KOSOVE-SHQIPERI..

  7. OSE SA DO TE PERFITOJNE (NE ASPEKTIN EKONOMIK)KOSOVA DHE SHQIPERIA NGA AUTOSTRADA QE DO TE NDERTOHET NDOSHTA NE “KETE VIT 2009”

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.