Boston: Fushata e Guerrilla Marketing-ut qe tmerron qytetin

Nje fushate marketingu nga Turner Broadcasting Corp. (kompania qe eshte pronarja e CNN) ka shkaktuar tmerr ne qytetin e Bostonit dhe disa qytete te tjera perreth Amerikes.

Fushata ishte per te reklamuar nje film me kartona ne kanalin Cartoon Network. Per ta reklamuar, vendosen te krijonin paketa qe dukeshin si bomba (me fije e fitila te dukshme) dhe ti vendosnin neper ndertesa, qendra tregtare e stacione trenesh. Ne njeren ane, ndodhet nje nga personalezhet e filmit, qe ka ngritur doren dhe gishtin e mesit (shih foton me siper.)

Ne Boston, ekipi policor i nderhyrjes se shpejte per lendet eksplozive nuk mundi ti perballonte dot telefonatat e shumta qe vinin nga publiku i tmerruar.

2 personet e rekrutuar per te vene paketat neper qytet u arrestuan nga policia dhe ceshtja penale perfshin nje sere akuzash. Te dy e deklaruan veten te pafajshem, dhe thane se thjesht po benin punen qe u kishte kerkuar Turner Broadcasting.

Mua me duket cudi qe Turner Broadcasting ka pranuar te bej dicka te tille. E kuptoj sa zhurme do behet vetem prej kesaj ngjarje — dhe ndoshta po te mendosh “Cdo lloj PR, prap quhet PR” mund te jete qe filmi me kartona ja ka arritur qellimit te reklamohet. Sidoqofte, reklamimi ne forme perhapje paniku per mua eshte krejtesisht i papranueshem. Ne USA, po te therrasesh “Zjarr” ne nje kinema (kur nuk ka zjarr) eshte e denueshme me ligj, sepse ve jetet e njerezve ne rrezik per shkak te panikut qe krijohet. Atehere, edhe Turner Broadcasting, edhe agjensia e marketingut qe ja dha iden) duhet te paditen aq mire, saqe cdo lloj perfitimi monetar qe mund t’ju vij nga PR-i i kesaj fushate, t’u dali prej hundesh!

Urdhero!! ..ja edhe mendimi im: ..bjeri t’i bim!



One Response (Add Your Comment)

  1. Kompania e marketingut e cila ideoi kete fushate “gjeniale,” Intereference Inc, ka vene kete shenim ne faqen e tyre tek http://www.interferenceinc.com

     

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.