Bota shqiptare ne internet pike kom.

Nga ana e aspektit te marketingut, pika me e forte e secilit prej portaleve eshte baza e perdoruesve besnik te forumeve te tyre. Kjo baze perdoruesish i jep edhe faqeve karakteret qe kane. Albasoul, per mendimin tim, eshte forumi dominues ne ceshtje politike dhe ceshtje te dites ne boten Shqiptare. Menyra e strukturimit te forumit, me ?produktet? e politikes (temat) te vena ne krye te forumit, sigurisht qe ato do te frekuentohen me shume. Albforumi nga ana tjeter, dominon ne temat shoqerore dhe sociale. Temat kryesore jane Psikologjia, Filozofia e keshtu me rradhe. Forumi Horizont (fajtori) eshte zen ne mes, pa pike identiteti.

Nejse, se nuk u nisa te analizoj ku qendrojne keto faqe ne perceptimin tim, por me duket cudi qe portale qe ofrojne te njejtat gjera, per te njejtet vizitore (duke perfshire edhe portale shqiptare qe nuk i kam permendur me emer ketu) nuk bejne ndarjen ekonomike te punes, por i kane mbyllur dyert njera-tjetres duke kujtuar se ofrojne ekskluzivitet. Ekskluzivitet ? ..po konkurroni per te njejtet ?konsumatore? me te njetet ?produkte!?

Perse te mos perfitojne nga idete e reja (dhe disa te vjetra) qe nuk po gjejne shume mbeshtetje. Revista Rruzull, eshte inkorporuar ne faqen e Shqiperia.com, por nuk po trajtohet si produkt, dhe si pike e forte terheqje vizitoresh nga kjo faqe. Peshkupauje.com, po kalon nen radaret e portaleve te medha, kur nje lloj bashkpunimi me kete faqe do te sillte freski dhe rigjerenim idesh. Faqja Alblinux, mund te inkorporohej ne nje nga forumet e informatikes, ku te mirmbahej nga Alblinux-i dhe keshtu te regjeneronte seksionet informatike qe vuajne. ..le te mos flasim pastaj per seksionet ekonomike qe i gjen ne fund te cdo forumi, si ato produktet qe jane lene ne ndonje cep te humbur te dyqanit. Ka plote mundesi per te regjeneruar permbajtjen e ketyre portaleve. Thjesht duhen hapur syte e te mos ngrihen ?mure? rrethues qe vetem izolojne ? dicka absurde per boten pa kufij te internetit.

gjergji
]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.