Archive for Brandim
Moto e Raiffeisen Bank – mendime?
July 20th, 2011 • Brandim, Marketing, Reklamim
Cfare mendoni per moton e Raiffeisen Bank “Ndryshojme jeten. PER TE MIRE!” (shih perfaqesimin grafik te motos me poshte). A mendoni se eshte moto e gjetur? Kush mund te jene te mirat dhe te keqijat e nje motoje te tille?
Tirana mbi cokollate
April 22nd, 2011 • 3 comments Brandim, Reklamim
Fotografia e meposhtme eshte mbeshtjellesja e nje cokollate nga firma zvicerane Suchard. Cokollata shitej rreth viteve 30te.
Gjeorgjia – nr.1 ne luften ndaj korrupsionit
February 25th, 2011 • Brandim
Rastesisht pash kete reklame per Gjeorgjin ne revisten The Economist. Me beri pershtypje kendi qe kishin zgjedhur per te thithur investimin e huaj: rezultatet e luftes ndaj korrupsionit.
Ne vend qe te perqendrohen tek hapat qe u moren per te luftuar korrupsionin (sic behet ne shume vende, perfshire Shqiperine), reklama flet per sondazhe qe tregojne se vetem 3% e popullates ka paguar rryshfete gjate 3 viteve te fundit. Sondazhet jane zhvilluar nga Transperancy International dhe Gallup.
S’po pys sa % e shqiptarve kane paguar rryshfete keto 3 vitet e fundit.
Apati apo mungese komunikimi?
November 24th, 2010 • 1 comment Brandim, Marketing
Kur u vu ne skenen shqiptare ne Tirane drama “eksperimentale” Koleksioni i Perhershem, Mirush Kabashi, qe ishte nje nga protagonistet, e cilesoi si nje nga gjerat me interesante te karrieres se tij si aktor. Madje ne nje artikull, qe lexova tek http://www.shqiperia.com, shtonte se do te kishte dashur ta kishte pasur kete eksperience shume kohe me pare, e jo kaq vone ne karrieren e tij. Gjate nje interviste qe iu be per televizjon, shprehu keqardhjen per studentet e teatrit dhe regjizures duke thene: “Me vjen keq qe regjizoret e ri dhe studentet e regjizures nuk kane ardhur per te perfituar nga kjo eksperience.”
Ndoshta e gjeneralizoj, por them se te njejten lloj apatie gjej edhe per fusha te tjera. Pikerisht mund te flas per fushen e ekonomise dhe investimit. Te pakten me c’kam pare ne internet. Forumet e posacme per temat e ekonomise dhe biznesit te hapura ne kohe te ndryshme (Albasoul, Albforum, ..etj) nuk kane mundur te krijojne nje ambjent te qendrueshem diskutimi dhe shkembimi mendimesh. Blogu i gazetes Biznesi nuk ekziston me, dhe pjesmarrja ishte e vogel packa punes se stafit per ta bere sa me interesante duke ftuar eksperte te ndryshem. Blogjet si http://www.mbretitregut.com dhe konsumerizem.com pavaresisht kohes se gjate ne ekzistence e kane patur te veshtire te gjejne mbeshtetje nga audienca. Nuk e di nese eshte mungese interesi apo thjesht ne nuk kemi ditur si te marketojme “komunitetet” qe deshirojme te krijojme.
Me duket cudi qe studentet e ekonomikut ne universitet e shumta te Shqiperise nuk marrin pjese ne diskutime. Ose qe profesoret e profesoreshat nuk i nxisin te perdorin keto resurse qe gjenden ne internet. Kur isha vet student, nje perqindje e notes varej nga niveli i aktivitetit tim neper forume te ndryshme ekonomie/biznesi/marketingu/investimi. Doja s’doja, me duhej te harxhoja rreth 2 ore ne jave duke lexuar diskutime te ndryshme e duke dhene kontributin tim. Them se kjo me ka ndihmuar te krijoj formimin tim jasht librave shkollore.
A ekziston kjo incentive ne shkollat shqiptare? Nese jo, si ta nxisim? Nese po, si mund te drejtohen nxenesit drejt ketyre resurseve qe jane ne internet?
Nga Konsumimi ne Komsumim!
November 22nd, 2010 • Brandim, Reklamim, Shitje, Social Media
American Express cdo vit ben nje studim te tregut dhe trendeve te konsumatoreve. Kete vit, studimi nxorri ne pah disa trende te reja shpenzimi ku nder te cilave me beri pershtypje ajo qe ata cilesonin si “komsumim.
Komsumimi eshte ajo cka studimi quan shpenzim me komunitet. Nese me pare procesi blerjes behej ne pergjithesi ne menyre individuale, tashme, shpenzimi behet ne grup. Konsumatoret bashkohen ne komunitete konkrete apo virtuale dhe ulin cmimin e nje produkti duke fituar ekonomine e shkalles. Sa me i madh komuniteti qe krijohet rreth nje produkti apo nje marke, aq me e lire vlera e mallit. Shembuj te tille jane Groupon ose Gilt.
Gilt cdo dite nxjerr nje produkt apo sherbim ne plan te pare. Sa me shume njerez te jene te interesuar ndaj produktit, aq me shume ulet cmimi i produktit. Pra konsumatori perfiton duke perhapur llafin qe te sjell sa me shume njerez te interesuar ne produktin. Ndersa kompania perfiton nga “word-of-mouth” (llafi i gojes) qe perhapet nga “komunitetet” qe krijohen rreth produktit apo sherbimit.
Nese me pare, blerja e produkteve behej privatisht. Tashme nepermjet internetit dhe rrjeteve sociale, kompanite kane mundesi te integrojne blerjen edhe ne rrjetet tona sociale. Keshtu, “miqte” tane ne rrjete sociale e shikojne menjehere se cfare produktesh po blejme. Ne kete menyre, pa dashur ndikojme ne perceptimet e miqve ne rrjetet tona dhe forcojme impulsivitetin qe shpesh shtyn blerjen online.
Nje smartphone qe te na shpetoje nga smartphonet
November 8th, 2010 • 1 comment Brandim, Marketing
Me se fundi Microsoft-i (per here te dyte) iu fut furishem tregut te smartphone-ve me celularin e ri “Windows Phone 7″. Ky smartphone eshte aq i mire saqe Microsoft-i vendosi te anashkaloj direkt versionet 1 deri ne 6 dhe hodhi ne treg 7-ten. Nqs Google Android eshte tek versioni 2, dhe Iphone eshte akoma tek i 4-ti, Windows-it t’i marrin te keqen se eshte tek i 7-ti.
Do ankohet dikush: “Windows Phone 7 s’ka as copy-paste, as multi-tasking!”
Pergjigjja eshte shume e thjeshte: S’ja ka pare hajrin njeri as te pares as te dytes! (ma do mendja mua)
Nejse, celulari i pare i Microsoftit, Kin, qe i kushtoi kompanise 1 miljard dollare, deshtoi brenda 6 javesh. Ky i dyti (dmth i shtati) do dominoj tregun! Per kete jam i sigurte (..packa se po u kerkon programuesve te perdorin C# dhe jo C++ qe perdoret nga te gjitha platformat per te krijuar aplikacione, etj.)
Suksese Microsoft-it dhe po pres me padurim te shpetoj nga smartphone qe kam.
Reklama e re e Barbie mundohet te frymezoje femrat
October 28th, 2010 • 1 comment Brandim, Reklamim
Pavaresisht se u be nja 2.3 vjet qe nuk luaj me me kukullat Barbie (ndosha 2.5 vjet, s’e mbaj mend mire) , vazhdoj te ndjek zhvillimet me kete produkt 50-vjecar nga kompania Matell. Ajo qe me duket interesante, eshte menyra se si Matell vazhdimisht mundohet te inovoj produktin duke krijuar nje lidhje emocionale midis nje kukulle plastike dhe aspiratave te femrave. Ketu fillon edhe ironia per mua, tek “lidhja emocionale” me materialin plastik.
Reklama me poshte u sugjestionon femrave te behen cfare te duan, te aspirojne dhe inspirohen nga femra te tjera qe kane arritur te behen pilote, inxhiniere, balerina ..etj.
Reklama ka disa qellime:
1) Te shesi 1001 versionet e Barbie (qe nga Barbie shtepijake ..deri tek Barbie minatore)
2) Te krijoj pershtypjen tek prinderit qe Barbie eshte model i mire per vajzat e tyre te vogla (sidomos ajo me minifund dhe cizme te gjata qe vjen e kompletuar bashk me shtyllen dhe cigaren ne dore ..nejse, po devijoj nga tema.)
Si prind (..i ardhshem) nqs dua te frymezoj femijen time te behet dicka, do e bej nepermjet librave dhe personave reale qe vertet frymezojne me arritjet e tyre. Nje cope plastike $5 nuk mund te behet kurre modeli perfekt, pavaresisht sa miljona dollare harxhon kompania ne reklama per t’ia arritur ketij qellimi.
Brandimi i semundjeve per te shitur ilace
October 11th, 2010 • 7 comments Brandim, Marketing, Shitje
Ne qofte se do te kuptosh menyren se si marketohen ilacet sot, hidhi nje sy librit “Propaganda,” botuar me 1928-ten nga Edward Bernays, babai i PR-it modern.
Per Bernays, relatat publike (PR) nuk kishte te bente shume me shitjen e dickaje, por me krijimin e nje situate qe te kerkon te blesh dicka. Kur ky i fundit shiste piano per firmen Mozart, per shembull, nuk harxhonte kohen duke reklamuar neper gazeta. Perkundrazi, Bernays bindte gazetaret te shkruanin artikuj rreth nje trendi te ri: Njerezit e sofistikuar kane filluar te caktojne nje dhome te vecante ne shtepine e tyre si dhoma e muzikes. Ne momentin qe bleresi ne fjale cakton nje dhome ne shtepine e tij si “dhoma e muzikes”, eshte natyrale qe do kete nevoje per nje piano. Dhe kjo do i duket si idej e vet.
Ashtu sic Bernays shiste piano rreth 100 vjet me pare, marketeret farmaceutik shesin ilace duke shitur fillimisht semundjet qe kurohen nga keto ilace. Ne fakt, shprehja e momentit eshte “brandimi i semundjes.”
Te brandosh nje semundje, do te thote qe te ndryshosh opinionin publik ne menyre qe te behet semundja sa me e pranueshme apo normale nga publiku. Paniku akut, semundja e acidit ne stomak, probleme me seksin, sindroma e mizave ne kembe, bipolariteti, fshikeza hiperaktive, madje edhe depresioni klinik; te gjitha keto kondita shiheshin si probleme te rralla para se marketingu ti brandonte.
Ne momentin qe nje semundje behet e pranueshme nga publiku, nuk eshte me e nevojshme te bindesh njerezit te blejne ilace per te kuruar konditen. Ne fakt, njerezit do fillojne te mendojne se kane nevoje per ilacin ne fjale.
Brandimi I semundjeve funksionon shkelqyshem ne dy raste te ndryshme. I pari eshte rasti I “turpit”. Per shembull, kur kompania Pharmacia hodhi ne treg ilacin Detrol ne fund te viteve 1990, ky ilac ndihmonte ne parandalimin e urinimit te pakontrolluar. “Pacientet” e kishin te veshtire ti thonin doktorit qe urinonin neper pantallona nga qe u vinte turp.
Pharmacia e ribrandoi konditen duke e quajtur “fshikeza hiperaktive.” Nese kondita fillimisht sugjestiononte qe vetem te moshuarit kane problemin ne fjale, ribrandimi I ri e ben publikun te mendoj qe kjo eshte simptome qe ndodh ne te gjitha moshat. Per t’u diagnostikuar me “fshikez hiperaktive” mjafton ti thuash doktorit qe shkon ne banjo shpesh.
Zevendes Presidenti i Pharmacia, Neil Wolf, e shpjegoi strategjine e ribrandimit ne nje prezantim ne 2002 te titulluar “Pozicionimi i Detrolit: Krijimi i nje Semundje”. Me shpikjen e semundjes “fshikeza hiperaktive”, Pharmacia krijoji nje treg prej 21 miljon pacientesh te mundshem.
Kandidate te mire per ribrandim, jane ato kondita ku eshte e mundshme te bindesh nje mori njerezish se jane duke vuajtuar, dhe nuk jane te vetem. Per shembull, me 1999, FDA (Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve) aprovoi anti-depresantin Paxil per te kuruar semundjen e “Social Anxiety Disorder” (panikut ne situata sociale) ..ose sic njihej me pare “te qenurit i turpshem.”
Ne menyre qe te bindnin njerezit e turpshem qe vuanin nga nje kondite qe ka nevoj per kurim, GlaxoSmithKline, prodhuesi I Paxil, punesoi firmen e PR, Cohn & Wolfe. Cohn& Wolfe krijoi nje fushate te quajtur “Imagjino sikur te kesh alergji ndaj njerezve” e cila ishte sponsorizuar nga nje grup i quajtur “Social Anxiety Disorder Coalition.”
Glaxo gjithashtu punesoi figura te famshme ku i paguante te permendnin ne intervista te ndryshme per problemin qe kishin me “social anxiety disorder.” Gjithashtu, kompania ne fjale rekrutoi psikologe akademike dhe I dergoi ne 25 tregjet me te medha ne Amerike te jepnin fjalime mbi temen e “social anxiety disorder.”
Rezultatet ishin te paimagjinueshme. Gjate 2 vjeteve te pare te Paxilit ne treg, nje kerkim me media jepte vetem 50 rezultate ose referenca rreth termit “social anxiety disorder.” Nje kerkim pas fushates rezultonte ne miljarda referenca.
Brenda 2 vjetesh, Paxili renditej ne 7 ilacet me fitimprurese, dhe Cohn & Wolfe fituan cmim si fushata me e mire PR e vitit 1999. Sot, “Social Anxiety Disorder” renditet ne vend te 3-te si semundja mendore me e perhapur ne bote.
Sigurisht, eshte e veshtire te brandosh nje semundje pa ndihmen e mjekeve. Prandaj edhe kompanite rekrutojne mjek te ndryshem te flasin apo te shkruajne rreth semundjeve qe duan te prezantojne ne treg. Gjithashtu, nese mjeket ne fjale pak a shume mendojne se semundja mund te jete e rrezikshme, kjo ndihmon ne kredibilitetin e mesazhit.
Kur AstraZeneca hodhi ne treg Prilosec (dhe me pas Nexium) per djegije stomaku, per shembull, e ripozicionoi djegijen e stomakut si “semundja e refluksit gastrointestinal” ose GERD (sic njihet ne anglisht). Dhe ne te njejten kohe, financoi kerkime shkencore qe te tregonin konsekuencat shkaterruese qe ka kjo “semundje” nese nuk e parandalon.
Sikur te ishin ilacet te pademshme, brandimi I semundjeve nuk do ishte problematik. Por nuk ka ilace qe nuk shkaktojne deme. Per shembull, Detrol shkakton humbje memorje ne te moshuar. Paxil te ben te varur ndaj ketij ilaci. Gjithashtu vjen me nje shenim qe shkruan se shkakton vetvrasje tek femijet dhe adoleshentet. Cdo ilac vjen me komplikime, qe fushatat e brandimit i fshehin.
Artikulli i mesiperm eshte shkruar nga Dr. Carl Elliot MD. Perkthimin nga anglishtja e bera direkt, keshtu qe mos me shani per gabime gramatikore e drejtshkrimore.
Gjergji
Not so Smart
September 26th, 2010 • Brandim, Shitje
Tek po ecja ne aeroport per t’u kthyer ne Boston, hyra ne nje dyqan te vogel dhe mora nje shishe uji Smart Water nga Glaceau. U afrova drejt banakut dhe shitesi m’u drejtua: “…$4.99 per ate shishe uji.”
Nje grua qe kisha prane, zgurdulloi syte dhe ma pret: “Vetem budallenjt paguajne $4.99 per nje shishe uji; qe ironikisht quhet Smart Water!”
Sigurisht aty m’kerceu!
“Me fal; leket e tua po harxhoj une?! Po m’u tek me hedh $4.99 ne plehra, do i hedh!”
E kam te qarte qe eshte cmenduri te paguash 5 here me shume se c’duhet per dicka. Por para se te me gjykoni mua, mendoni per ate canten Louis Vuiton apo Gucci per te cilen keni hequr menjane 2 muaj rroge per ta blere.
Sondazh: Cilat jane markat tuaja te preferuara? Pse?
September 15th, 2010 • 11 comments Brandim, Marketing




Komentet e Fundit