Archive for Ekonomi

Produkte tualeti per burra, ..po apo jo?!

Neper supermarkata e kudo, te gjitha dyqanet qe kane produkte tualeti jane te koncentruar me produkte per femra.  Meshkujt zakonisht kane nje cep te vogel me disa deodorante per djerse, nja 2 lloje brisqesh e 45 Read more »

Albanian Business Networking – Boston

Te frymezuar nga disa iniciativa te tjera rreth krijimit te networkeve profesionale ne Tirane, NYC e gjetke, vendosem te krijonim dicka te tille ne Boston.   Pra para disa ditesh krijuam ne Facebook grupin “Albanian Business Networking – Boston.”

Njohjet profesionale jane te rendesishmesishme, si per ata qe jane akoma ne bankat e shkolles edhe Read more »

John Stewart vs. Financial Networks

Per ata qe jetojne jashte USA, John Stewart ka nje emision komik lajmesh tek kanali Comedy Central.   Ajo qe e ben kete nje nga emisionet me te ndjekura eshte zgjuarsia komike me te cilen trajtohen lajmet me te rendesishme te dites.

Fragmentet e shkurtra jane komente qe John Stewart ben ndaj kanaleve televizive financiare te cilat i bien gjoksit me grusht me slogane te tipit “Ne e dime c’ndodh ne Wall St.” Read more »

DOW nen 8000…

Ja dekada ne perspektive:  Nese ke investuar 1 dollar me 1998, pas 10 vjetesh ke vetem 1 dollar (duke mos marr parasysh inflacionin …qe po ta llogarisesh, ka rrezik t’i bjeri qe te kete mbetur vetem 20 cent.)

Grafiku i meposhtem tregon trajektoren e DOW gjate 10 vjeteve te fundit.

S’po i duket fundi humneres.

Keto jane titujet e lajmeve te dites se sotme: ..keq, ..keq, ..mos e me keq.

“Humbja globale nga gjendja financiare arrin shumen $1.4 trilion.”

“Paketes stimuluese te Pekinit i bie bateria”

“AIG i duhet edhe $40 miliard me shume ndihme nga qeveria”

“Fannie Mae raporton humbje prej $29 miliard per tremujorin e trete.”

“Circuit City falimenton duke marr me vete edhe borxhin prej $118 milion qe i kishte HP-s.”

“DHL mbyll pjesen me te madhe te biznesit ne Amerike duke mbyllur rreth 10,000 vende pune.”

“GM: vlera e aksioneve te kompanise arrin piken me te ulet qe prej 65 vjetesh.”

WOW!! Sihariq!

logo_biznesi1.jpgSot, vura re dezajnin e ri te gazetes Biznesi (http://www.biznesi.com.al) Zakonisht e evitoja faqen e gazetes dhe shkoja direkt tek blogu se trajton tema interesante, sidomos per faktin qe kane te bejne me biznesin ne Shqiperi.

Nejse, te mos zgjatem. Biznesi ka vendosur te perziej artikuj falas dhe artikuj “premium” me abonim. Kjo ide me duket shume me e mire sesa ajo e para qe kerkonte abonim per cdo gje. Kam besim se kjo menyre do funksjonoj shume me mire. Bile, bile, po t’marr veten time si shembull, Read more »

Fatura e celularit ne Shqiperi

womanbitinglowres.JPGTek blogu i gazetes Biznesi, ishte nje artikull mbi tarifat e shtrenjta te celulareve ne Shqiperi. Ne fakt, cfare e ben interesant artikullin eshte se krahason nivelet e ndryshimit midis tarifave ne Shqiperi dhe ne shtetet fqinje te AMC dhe Vodafone.

Sipas artikullit, AMC ka tarifat 2.3-3 here me te shtrenjta sesa operatore te tjere te grupit Cosmote ne shtetet fqinje. Vodafone i ka rreth 1.7 here me te shtrenjte se operatoret e tjere Vodafone ne shtetet fqinje.

Artikulli perfundon duke thene se shqiptaret harxhojne rreth Read more »

Shperndaresit e produkteve – na hane buken.

shperndarsit.jpgSic e shihni, kam shkrire talentin tim ne vizatim per te ven ne dukje dicka qe na cudit shume. Dmth, nuk na cudit, por na ben te mendojme per shume gjera qe kane te bejne me cmimin dhe marxhinin e mundshem te nje produkti. Si dhe pyetja kryesore, sa pagon bleresi per nje produkt?

Ketyre pyetjeve nuk mund ti pergjigjesh dot vetem nje artikull, por ja vlen ti diskutosh.

Tani le te filloj me shpjegimin e grafikut: Para se te filloj, duhet te qartesoj qe kemi te bejme me produkte qe nuk shkojne direkt tek konsumatori, por kalojne fillimisht ne duart e shperndaresve e pastaj tek konsumatori. Pra kompania ne fjale mund te cilesohet si kompani kryesisht Read more »

Gezuar festat e Konsumerizmit (…edhe vitin e ri!)

Se pari, na falni per rrallimin e artikujve.  Edhe ne si te gjith ju kete vit kemi qene te zene me zenie rrallash, kerkime te pafundeta ne internet e telefonata per te gjetur dhuratat qe do u dergojme njerezve qe duam.

Shyqyr zotit, kete vit, ndryshe nga vitet e tjera, nuk kam detyren e bezdisshme te blerjes se dritave, kabllove e prizave qe duhen per te rrethuar shtepine me sa me shume drita qe te jete e mundur qe e gjithe lagjia te kete zili shtepine tone (…sigurisht jo faturen e dritave, vetem ndricimin shumengjyresh.)

Krishtlindjet dhe Viti i Ri jane disa nga festat me fitimprurese per bizneset.  Planifikimet e produkteve dhe shitjeve fillojne mese nje vit me pare.  Sidoqofte, me posht po vendos disa nga statistikat e Censusit te SHBA mbi shpenzimet gjate kesaj periudhe ne vitin 2006:

31 miliard $ – vlera e shpenzimeve per Krishtlindjet ne vitin 2006

20 miliard – numeri i pakove dhe zarfave qe sherbimet postale Amerikane presin te shperndajne per vitin e ri 2007.

19 miliard $ – vlera e blerjeve nepermjet internetit gjate vitit te ri 2006

485 milion $ – harxhuar vetem per blerjen e pemeve te vitit te ri

3.2 miliard $ – kosto e lodrave te prodhuara per shitje gjate vitit te ri

Sidoqofte, ne listat e dhuratave, mos harroni te na shtoni edhe ne ketu tek k101.  …shpirt kemi edhe ne.

Gezuar!! Ju urojme fat, lumturi, …dhe pare!

Stafi i Konsumerizem 101

Ari i Zi – te mbahet cmimi i larte?

Cmimi i naftes me ne fund pesoi nje renie te madhe, rreth 25% te cmimit maksimal qe kishte arritur ne vere. Renia e cmimit i lumturoi te gjithe, ose me mire gati te gjithe: lumturoi bankat qendrore, kompanite, konsumatoret etj.

Te vetmit qe u “ankuan” ishin vendet prodhuese te arit te zi, por edhe ato mund te “ankoheshin” deri ne nje fare pike. Eksperienca i ka mesuar ketyre vendeve, qe nje cmim shume i larte shtyn kursimin e perdorimit te naftes, shtyn kerkimin ne forma te reja zevendesuese, ul fuqine kontraktuese etj, e mund te ndodhe si ne vitet 90  qe  oferta ishte me Read more »

« Older Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.