Archive for Finance

Takse per arkat e kursimeve!

…titullin e them kot, se s’kane shkuar punet akoma aty!

Realiteti eshte qe po kalojme nje nga krizat financiare me te medha.  Bankat vazhdojne te mos qarkullojne parate ndermjet tyre ngaqe nuk kane besim qe parate do t’u kthehen.  Gjithashtu, ky sezon shitjesh ka qene nje nga me te kqinjte ne histori (per te mos thene “me i keqi”)

Federalet sot ulen perqindjen e huamarrjes nepermjet bankave ne 0-.25% (..kot per kurjozitet: cfare do te ndodhte sikur kjo perqindje te ulet deri ne negativ – per shembull (-.25%)? )

Sidoqofte, Federalet po vuajne aq shume qe te lirojne qarkullimin e parase, saqe them se do fillojne te na taksojne edhe llogarit e ruajtjes qe kemi neper banka.  Sa me e madhe llogarija, aq me e madhe taksa!   Ne fakt, tani qe po e mendoj s’me duket ide e keqe — sidomos kur marr parasysh qe ate $100shin qe kam ne arken time te kursimit s’ka c’takse te me marrin.

Ouch!!!

Gjergji eshte mbyll n'banjo duke qajt!

Gjergji eshte mbyll ne banjo duke qajt per gjendjen e mjeruar te aksioneve dhe kompanive qe po ndjek! (referohuni tek imazhi i bashkangjitur)

Do informacion te sigurte mbi sistemin bankar? ..shko ne xhami!!

eislame1.JPG

Rastisa tek faqja e mesiperme dhe me beri pershtypje seksioni i pyetje pergjigje. Sidomos kjo qe vura ne brendesi te ketij artikulli:

Read more »

Kategorite e Investimeve

Universi i investimeve eshte jashtezakonisht i madh, por edhe gjithmone ne evolim e siper. Ky numer i madh instrumentesh financiare krijon mundesine e nje diversifikimi me te madh, pra te nje rreziku me te vogel per investuesit. Krijimi i nje portofoli me aksione qe kane karakteristika te ndryshme ka avantazhin qe
edhe sikur nje aksion te shkoj keq, kjo humbje do te kompensohet me fitimin e realizuar nga nje aksion qe shkon mire. Me poshte po jap nje ndarje te ketij universi:

Mutual funds konsiston ne nje fond te perbashket investimi. Ata mund te manaxhohen ne menyre pasive ose aktive. Ne rastin e nje manaxhimi pasiv, investohet ne te njejtat aksione qe formojne dhe benchmarkun e referimit, kurse ne rastin e nje manaxhimi aktiv nuk investohet plotesht ne te njejtit aksione qe formojne benchmarkun e referimit, por here pas here privilegjohen disa aksione ne vend te disa te tjereve, me qellim qe te kalohet benchmarku.

Private Equity dhe Venture Capital konsiston ne blerjen e aksioneve e/ose obligacine qe mund te konvertohen ne aksione, ne kompani qe nuk jane te kuotuara ne Burse dhe qe kane nje potencial zhvillimi shume te larte. Objektivi final eshte shitja e tyre mbas disa vjetesh dhe realizimi i nje fitimi kapital te larte.

Real Estate konsiston ne shit-blerjen e pasurive te patundeshme. Eshte nje fond i perbashket investimi.

Hedge Fund eshte nje fond qe karakterizohet nga nje numer maksimal personash qe mund te investojne dhe nga nje kuote minimale investimi. Duke u referuar normatives amerikane, numri maksimal i personave eshte 100 dhe kuota minimale e investimit eshte 1.000.000 $. Suksesi i ketij fondi varet eskluzivisht nga aftesite e manaxherit te parave ne kryerjen e zgjedhjes optimale te aksionit dhe kohes se posacme te investimit. Ne kete fond fitimet nuk jane te lidhura me andamenton e Burses, prandaj mund te fitohet si ne rastin e nje burse ?Bear? (ari/te terhequr), ashtu dhe ne rastin e nje burse ?Bull? (dem/ne rritje).

Asset Backed Securities (ABS) dhe Mortage Backed Securities (MBS) jane instrumente financiare te strukturuara qe derivojne nga operacione te sigurizimit dhe qe ne shumicen e rasteve kane te bejne me borxhe te hipotekuara dhe ne kredi tregtare.

Duke qene se me nje artikull eshte veshtire te japesh te gjithe instrumentet financiare ne dispozicion te investuesve, ju ftoj te shtoni dhe ju instrumente te tjera duke dhene dhe nje shpjegim te shkurter per cfare behet fjale!

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com]]>

Hapat e para per te investuar ne Burse.

Suksesi i ndertimit te nje portofoli investimesh nuk varet vetem nga zgjedhja e instrumenteve financiare, por edhe nga realizimi i nje asset allocation sipas kerkesave tuaja. Nuk ekziston nje klase investimesh me e mira per te gjithe, por ekziston nje klase me e mira per nje individ, ose me mire nje klase me e mira per te arritur objektivet e nje individi. Ky objektiv sigurish varet dhe nga shuma qe deshiron te investosh.

Hapi i pare: mosha dhe periudha e investimit

Gjeja me rendesishme per cdo investim eshte periudha, pra koha qe duhet per te arritur objektivin e vene.

Per shembull ne qofte se objektivi eshte financimi i universitetit per femijet duhet llogaritur edhe sa kohe i duhet femijes per te filluar universitetin. Shembujt mund te jene nga me te ndryeshmet dhe varen dhe nga mosha qe ka cdo njeri, prandaj cdo njeri duhet te vendose ne fillim per sa kohe don ti investoj leket e tij.

Sa me e gjate te jete periudha e investimit, aq me agresive mund te jete dhe strategia e asset allocation, pra per shembull mund te investohet ne instrumente financiare qe kane nje binom rrezik/rendiment te larte, sic jane aksionet. Sa me e gjate eshte periudha e kohes, aq me mire mund te perballohet dhe nje humbje provizore, ngaqe bursa eshte e lekundshme.

Hapi i dyte: zgjedhja e binomit rrezik/rendiment

Njerezit nuk kane te njejten propension per rrezikun: ka nga ata qe i perballojne me mire humbjet provizore e/o definitive dhe ka nga ata qe vuajne me shume. Ne finance kjo quhet ?forca e shpirtit? qe cdo njeri ka per te perballuar uljen e vleres se pasurise se tij cdo dite ngaqe titujt qe ai ka blere po humbin vlere.

Cdo titull qe blehet nuk mund te konsiderohet asnjehere pa rrezik fare. Ka tituj qe mund te konsiderohen me pak rrezik si p:sh: titujt e shteteve perendimore, qe por nga ana tjeter ofrojne dhe rendimente te vogla, ka dhe tituj qe mund te konsiderohen me shume rrezik sic jane aksionet, te cilat mund te japin nje capital gain te larte, por gjithmone ekziston dhe rreziku qe te humbesh te tere pasurine e investuar.

Hapi i trete: zgjedhja e instrumenteve finanziare

Menjehere mbasi u fiksuan objektivet qe deshiron te arrish, periudha e investimit, shuma qe don te rrezikosh dhe binomi rrezik/rendiment fillon faza e zgjedhes se titujve ku don te investosh.

Instrumentet ne dispozicion jane jashtezakonisht shume. Mund te permendim disa:

Tituj shteti ? jane obligacione qe emetohen direkt nga shteti per ti bere balle shpenzimeve; rrezikshmeria e tyre eshte e ndryeshme nga shteti ne shtet, psh titujt e shtetit te emetuara nga vendete UE mund te konsiderohen ?pa rrezik fare? dhe pak fitimprures, kurse titujt e shtetit qe emetohen nga vende ne zhvillim e siper sic eshte Shqiperia, Argjentina etj konsiderohen te rrezikshem, por dhe me fitimprures. Te gjithe besoj e mbani mend rastin e Argjentines qe vendosi te mos i paguante me ato qe kishin investuar ne bond argjentinas
Obligacionet ? ekzistojne shume tipe obligacionesh si p.sh. obligacione bull and bear, obligacione te agancuara ke inflazioni, obligacione qe te japin te drejte ti konvertosh ne aksione etj
Aksionet ? ekzistojne shume tipe aksionesh si p.sh. aksione me te drejte vote, aksione pa te drejte vote, aksione me vote te limituar etj.
Mutual funds ? ne kete rast nuk je ti qe investon drejtperdrejt duke zgjedhur ti titujt, por eshte nje kompani e specializuar qe merret me investimin. Faktikisht eshte thjesht nje fond ku shume vete fusin leke, duke blere kuotat e ketij fondi, dhe pastaj eshte kompania ajo qe merret me blerjen dhe me shitjen e titujve .Fondi ku ti investon ka dhe nje benchmark riferimi si psh S&P Mib,
Polica asikurative ? ne kete rast eshte nje kompani asikuracionesh qe merret me investimin e parave te tua.
..Etj.

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com
]]>

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.