Archive for Manaxhim
Model interesant intervistimi per pune
August 1st, 2011 • 3 comments Burime Njerezore, Zhvillim Individual
Here pas here hap syte per ndonje oferte interesante per pune ne LinkedIn, Monster apo CareerBuilder.com. Pothuajse te gjitha intervistat qe kam bere kane ndjekur te njejtin model:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me nje perfaqesues te burimeve njerezore
Raundi 2: Interviste me menaxheret qe drejtojne pozicionin e hapur
Raundi 3: Interviste perfundimtare me ndonje zv. president apo presidentin e kompanise
Keto dite, kam rastisur te intervistohem nga nje kompani qe ndjek nje model teper interesant, dhe do te shtoja, te veshtire. Kompania ne fjale eshte nje agjensi marketingu e cila merret me studimin e sjelljes se konsumatorit. Keta bejne studime kualitative rreth produkteve apo sherbimeve te ndryshme, sipas kerkesave te bizneseve kliente. Modeli i intervistimit eshte ky:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me zyren e burimeve njerezore
Raundi 2: Intervista individuale me 1) nje punonjes qe ka te njejtin vend pune per te cilin po aplikohesh, 2) menaxherin qe ka pozicionin e hapur, 3) zv. presidentin e kompanise.
Raundi 3: Pasi ke kaluar raundin 1 dhe 2, zyra e burimeve njerezore te dergon nje email me nje projekt (raport) qe duhet ta mbarosh brenda nje periudhe 3-5 ore. Ne email ka rreth 3-4 dokumente ne Powerpoint dhe Excel te cilat duhet ti studjosh mire dhe te krijosh nje raport ne formen e nje perzantimi ne Powerpoint ku jo vetem diskuton problemin por edhe jep rekomandime konkrete. Dokumenti, pasi dorezohet, vleresohet ne baze te nje sistemi pikesh dhe nese kalon, paraqitesh per raundin e 4te.
Raundi 4: Duhet te paraqitesh tek zyrat e kompanise per te bere nje prezantim ne Powerpoint (10-15 min te gjate) rreth nje ceshtje biznesi qe te jep kompania. Audienca perbehet nga nje grup menaxheresh te niveleve te ndryshme. Pas kalimit me sukses te ketij raundi fillon procesi i ofertes se punes dhe negociatave per rrogen,e benifitet, etj.
Ky proces aplikimi mu duk teper interesant dhe cuditem qe kompani te tjera nuk e ndjekin. Pavaresisht se eshte proces i komplikuar, ka perparesi si nga aspekti i kompanise, por edhe nga aspekti i aplikantit. Ne rastin e kompanise, kur vjen koha per t’i bere oferten aplikantit, kompanija ka pare jo vetem cfare kredencialesh ka, por edhe se si e ben punen. Pra, kur merr dike ne pune, nuk bazohesh vetem tek intervistat, por edhe tek rezultatet konkrete. Gjithashtu, nje proces kaq i koklavitur ul numrin e aplikanteve dhe te lejon te intervistosh ato aplikante qe kane deshiren per t’i hyre ketij procesi — pra ata qe vertet duan te punesohen aty.
Nga kendveshtrimi i aplikantit, nje proces i tille intervistimi te tregon jo vetem kulturen e kompanise, por pikerisht cfare pune do te besh dhe si do matet puna qe ben. Ne qofte se i kalon me sukses hapat 3 dhe 4, kur fillon pune, ke nje pike-nisje rreth punes dhe nivelit te punes qe duhet te besh. Ndjehesh dhe me konfident sepse vete fakti qe te kane ofruar pune tregon se e vleresojne nivelin e punes qe ben. Ne raste se nuk e perfundon me sukses procesin e intervistimit, te pakten e ke te qarte se ku stonove dhe cfare duhet te permiresosh.
Nejse, per momentin jam ne raundin e trete. Para disa oresh sapo dergova raportin e perfunduar. Them se brenda 2-3 diteve do te marr nje pergjigje per rezultatin e raportit. Jam kurjoz te di se cfare teme biznesi te japin per te prezantuar – por deri atehere, kismet.
Menaxheret e keqinj
July 25th, 2011 • Manaxhim
Kohet e fundit neper kinema ka dal filmi “Horrible Bosses” (Menaxheret e Tmerrshem), i icili flet per 3 punetore qe menaxhohen nga njerez te cilet ua bejne punen ferr. Te gjithe kemi pasur menaxhere te urryer, ashtu sic edhe kemi pasur nga ata qe e benin punen kenaqesi. Nje artikull ne gazeten Wall Street Journal thote se 5 nga shenjat e nje menaxheri te keq jane:
1) Nje pjese e mire e emaileve qe shkruajne jane vetem 1-fjaleshe. Psh: (“po”, “jo”, “neser” ..etj)
2) Rralle komunikojne me vartesit sy me sy
3) Vartesit bejne shume mungesa ne pune
4) Vartesit punojne me ore te gjata dhe prap nuk i dorezojne projektet brenda afatit
5) Menaxheri ngre gjithmone zerin kur flet
Nga eksperienca ime mund te them se kam patur me probleme me menaxhere qe kane karrieren si prioritet, dhe me pas jeten personale. Ndoshta ngaqe per mua jeta personale dhe familja zene nje vend me te rendesishem se karriera. Prandaj edhe kur intervistohem per pune, gjithmone i bej pyetje menaxherit se si e kalon ai diten e punes. Nqs, me thote qe vjen ne pune ne oren 5 te mengjesit dhe e le ne oren 7 apo 8 te darkes, une nuk e pranoj vendin e punes. Sepse, pavaresisht se te gjithe te thone “…ooo per mua nuk ka rendesi kur vjen e kur iken, rendesi ka qe puna te jete bere.” …ne shumicen e rasteve do te presin qe edhe ti te ndjekesh pak a shume te njejtin orar pune. Madje shpesh here, ne vende te tilla pune, gjendesh ne situata ku i ke mbaruar te gjitha qe ne 5 pasdite, por nuk e le dot punen deri nga ora 7 sepse “nuk duket mire po te lesh punen para menaxherit.”
Ju cfare eksperiecash keni me menaxheret tuaj? Nese menaxheri eshte i mire, cfare e ben te mire? Nese eshte i keq, cfare e ben te keq?
Interviste me Z. Endri Tolka, themeluesin e “startup-it” YourCampus360
April 13th, 2011 • 2 comments Biznesi, Manaxhim, Social Media
Patem fatin te intervistonim nje nga themeluesit, Z. Endri Tolka nga Tirana, qe ne keto momente po mbaron studimet per MBA ne NYU (Stern School of Business) ne New York. Qellimi i intervistes ishte te mesonim me shume rreth problemeve qe hasin kompanite e reja dhe si i ka tejkaluar ato YourCampus360.
1) Cfare eshte YourCampus360 dhe si ju lindi ideja per nje sherbim te tille?
YourCampus360 ju jep mundesine gjimnazisteve ne mbare boten te eksplorojne universitete te ndryshme ne SHBA dhe te vendosin se tek cili universitet te aplikojne. Ideja origjinale na lindi krejt rastesisht kur krijuam nje program qe te lejonte te vizitoje virtualisht qytetin e New York-ut. Duke qene se se bashku, te tre themeluesit e kompanise ishim studente ne shkolle, na shkoi mendja tek veshtiresite qe kishim per te zgjedhur nje universitet.
Na u desh pak kohe te permiresonim programin kompjuterik qe perdorim si baze, dhe filluam nga puna per te krijuar tour-e virtuale per universitetet Amerikane.
2) Kur krijon nje kompani te vogel me 2-3 partnere te tjere, eshte gjithmone e veshtire te ndash detyra. Si e vendoset se cfare roli do te luaj secili nga ju?
Tek YourCampus360 ne fillim ne nuk kishim ndarje rolesh dhe punuam se bashku per te krijuar prototipin e software-it. Me pas une me nje nga partneret e mi u fokusuam ne krijimin e nje stafi shitjesh. Kurse tani une merrem me menaxhimin e perditshem te kompanise, me financat dhe me komunikimin me klientet. Me zgjerimin e kompanise secili nga ne zgjodhi rolin per te cilin jemi me te kualifikuar per te bere.
Do te rekomandoja te gjithe atyre qe kane ndermend te fillojne nje kompani te re, te identifikojne tek vetvetja se cilat jane aftesite ne te cilat ata shkelqejne. Me pas duhet te gjesh partnere qe te kene zotesi ndryshe nga te tuat ne menyre qe grupi i menaxhereve te kompletoje njeri-tjetrin.
3) Kompanite “start-up” fillimisht hasin probleme me financimin e projektit. Cfare metode pagimi perdoret per te rekrutuar stafin e shitjeve?
Statistikat tregojne qe shume kompani “start-up” falimentojne pikerisht per probleme financiare. Per te rekrutuar stafin e shitjeve ne fillim ne perdorem nje metode pa rroge mujore por te bazuar ne perqindje te shitjeve qe ata do te arrinin. Perqindja qe ju ofruam ishte shume e larte dhe kjo ishte nje menyre shume nxitese per stafin qe na dha mundesine te mos investonim shume para qe ne hapat e para. Dhe renia e ekonomise ne 2009 na dha mundesine qe te merrnim ne pune nje staf shume te kualifikuar.
4) Cili eshte stili i juaj i manaxhimit?
Stili im i manaxhimit eshte shume i hapur. Mundohem qe t’ju jap punonjesve te mi sa me shume liri krijimtarije ne pune, por pa tejkaluar proceset dhe rregullat qe kemi vendosur per kompanine. Shume gjera jane akoma te reja per mua si manaxher dhe keshtu mundohem te mbaj nje dialog sa me te hapur me punonjesit dhe te degjoj rekomandimet e tyre. Kjo menyre i ben te gjithe punonjesit shume te lidhur mbas kompanise, ideve dhe produkteve qe krijojme.
5) Si mundoheni te qendroni mbi konkurrentet tuaja? Cfare mendoni se eshte avantazhi juaj kompetitiv?
Mendoj qe produkti jone kryesor eshte shume ndryshe nga ato te konkurrenteve tone. Gjithashtu, paketa analitike qe ne ofrojme arrin t’ju tregoje klienteve tone me shume detaje se sa i sukseshem eshte turi i universitetit te tyre. Modeli i biznesit tone eshte bazuar ne suksesin e klienteve tane, dicka qe asnje nga konkurrentet tane nuk e ben.
Me ne fund YourCampus360 eshte gjithmone nje hap perpara ne teknologjite me te reja te cilat neve ja u ofrojme klienteve tane gratis. Per shembull, disa muaj perpara ne hodhem ne treg programe per telefonat iPhone (http://itunes.apple.com/us/app/itourbrandeis/id418197217?mt=8) dhe dy javet e shkuara hodhem ne treg programe per telefonat Android te cilat mund ti gjeni tek https://market.android.com/search?q=yourcampus360&so=1&c=apps
6) Ku e shikoni YourCampus360 pas 5 vjetesh?
Shpresoj qe pas 5 vjetesh produkti jone te kete perfshire pjesen me te madhe te universiteteve Amerikane dhe nje pjese te madhe te universiteteve te huaja. Kemi filluar perhapjen ne Kanada dhe po benim bisedime per tu perhapur ne Japoni perpara se te ndodhte termeti tragjik.
7) Cfare do ti rekomandonit atyre qe kane deshire te fillojne kompanite e tyre?
Pergatituni per t’i dedikuar shume kohe projektit tuaj. Duhet te keni te qarte planin afatshkurter dhe afatgjate te kompanise qe po krijoni. Gjithashtu eshte e rendesishme te keni nje vizjon te qarte se cfare e ben projektin/idene/kompanine tuaj te ndryshme nga konkurrenca.
Burimet (C)njerezore *
December 2nd, 2010 • 2 comments Burime Njerezore
Resorset Humane, ose sic preferoj t’i quaj Resorset Inhumane, jane departamenti im i preferuar. Jane epiqendra e burokracise, dhe departamenti me i papershtatshem per t’u marr me problemet e punonjesve te nje kompanie.
Kam fatin e mire (ose te keq — varet nga prespektiva) te ulem fare prane Zv. Presidentit te HR edhe shpesh here, me dashje apo pa dashje degjoj bisedat se kush do merret ne pune, cfare rroge duhet ti ofrohet, …pse, ..si, ..qysh, …tek…etj.
Sot po diskutohet per rrogen e njerit. Nuk jam shume i sigurt kush e cfare ne detaje, por degjoj shkembime midis punonjesve te departamentit (in)human nese do i japin $200 me shume filanit apo jo. Njeri nga ata thote:
“Degjo, per $200 nuk dua te humbas njeri nga puna, bile as nuk dua qe te behet diskutim me i madh se c’eshte. Le t’i japim $200 ose te gjejme nje menyre tjeter per ta kompensuar me nje vlere te perafert.”
..ne diskutim nderhyn manaxherja e kompensimeve — te ciles personalisht do t’i jepja voten time te sinqerte per “miss buzeqeshja” se s’e kam pare nje here t’i qeshi buza. Ajo ja pret:
“Jo! Pse duhet ti japim $200 ..ai duhet te jete i gezuar qe eshte duke punuar. Kjo duhet te mjaftoj per ta bindur qe te heq dore nga kjo kerkese!”
Ne ate moment po mendoja me vete: “…po cohem t’i jap vet i $200 ktyre, t’ja lej tek tavolina se po behen karagjoza fare me diskutimin!”
Mu duk shume ironike qe po diskutohej nese do mbahej dikush ne pune apo jo per $200, ndersa 50 drejtoret e nivelit te mesem dhe te larte te kompanise sapo shkuan ne Barcelone per nje takim 1-javor edhe secili prej tyre prenotoi nga nje bilete te klasit te pare me vlere prej $5000-$7000. Me nje gote shampanje qe pijne ne klasin e pare kane paguar $200 per kete fakirin e shkrete per te cilin po behej gjith gjullurdija.
..nejse, ku e lash? ..u po; vdes per burime (c)njerezore!
———
* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 22 Qershor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.
Punetoret dhe mediat sociale (Twitter, Facebook ..etj)
August 3rd, 2009 • Manaxhim
Ne nje faqe marketingu qe frekuentoj shpesh, po diskutohej per rastin e nje personi qe u pushua nga puna sepse “sjellja” e tij ne Facebook dhe Twitter, binte ndesh me kulturen e organizates per te cilen punonte.
Sipas kompanis, personi ne fjale kishte pranuar si “miq” disa nga klientet e kompanise dhe shpesh here dergonte mesazhe publike (status updates) ku pergojonte produktet e kompanise ose mbeshteste ndonje Read more »
Infotainment – I’m pissed off, man!
April 9th, 2009 • 2 comments Biznesi, Manaxhim
I cannot stand CNN/MSNBC/FOXNEWS/LOCAL (pseudo)NEWS channels! I am not experiencing a 3am epiphany moment — it has been, in fact, a slow process of getting disenchanted with TV in general.
Some say it’s the advent of “reality TV” that killed any serious content that was still left. I tend to think “reality TV” is simply a symptome of a much bigger problem — the corporatization of NEWS. Read more »
Ajer, uje, ushqim …dhe i b*** vend per t’u ul.*
January 8th, 2009 • 1 comment Manaxhim, Marketing, Shitje
Mazlou ka thene qe njeriu ka 4 nevoja kryesore per te mbijetuar: Ajer, uje, ushqim dhe strehe. Ndersa Paco (i madh) ka thene qe njeriu ka nevoj per ajer, uje, ushqim edhe karrige. Deri dje, kam qene tifoz i madh i Mazlous, por kur shkova tek nje dyqan rrobash per te blere nja 2-3 bluze, fillova te kuptoj qe nevoja per karrige eshte jashtzakonisht me primare se ajo per strehe.
Pavaresisht se si marketer, detyra ime eshte te ndihmoj bleresin, ..vet urrej shopingun. Sa here futem ne nje mapo apo supermarkate per te blere dicka, fillon me turbullohet shikimi, coroditem, me merren mendt, me perzihet, me keputen gjunjet, m’bjen tensioni, m’haet, m’meret fryma, m’dalin djerse te ftohta ..pastaj te ngrohta — me pak fjale e kam vdekje te rri ne dyqan me shume se duhet. …edhe nese duhet te rri me shume, dua t’ulem diku!
Ke pare ti qe neper mapot e medhaja s’ka 1 vend per t’u ulur! Bile edhe neper ato ku ka 1 stol per t’u ulur, si per fat, stoli eshte mu perball raftit me mbathjet e grave. T’ulesh aty, t’a vune damken, “…PERVERS!”
…nejse, kerkova me sy per nje vend per t’u ulur (se si 29 vjecar qe jam, s’me mbajne me gjunjet — artriti ben te veten.) S’gjeta askund. Me shkoi mendja qe zakonisht ne seksionin e kepuceve ka ndonje stol per t’u ulur te provosh kepucet. ….kerkova verdall, me zor gjeta cepin ku ishin rrasur raftet e kepuceve. Gjeta stolin, lash qeset e canten ne toke, e u ula.
S’kisha ardhur per kepuce, e as shikimin s’hodha per te pare mos m’kapte syri dicka. Si rrjedhim, ato 5-10 minuta ne dyqan, s’bleva asgje. Sikur dyqani t’kishte ven nje stol apo karrige perball seksionit te burrave, edhe do isha shlodhur, edhe do kisha kullotur syte per ndonje pale patallona apo bluze tjeter me viza portokalli e te kuqe (..sic i kam qef
)
Ky eshte problemi me i madh i dyqaneve, qe s’kane nje vend per t’u ulur. Si rrjedhim, grate bejne pazar, e burrat ulen ose neper vitrina, ose perjasht, ose rrin ne shtepi se lodhen duke ndenjur ne kembe pas grave te tyre. …si perfundim, dyqani humbet rastin per te na servirur ne meshkujve. E keshtu, humbet biznes, qe fare thjesht mund ta kishte fituar me nje stol ne nje vend strategjik.
———
* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 4 Tetor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.
Mjaft! dhe belaja me udheheqesit Superstar
July 6th, 2008 • 7 comments Manaxhim
Po lexoja artikullin “Veliaj: Do te shporrim te vjetrit….” tek Peshku Pa Uje dhe nuk me cuditi fakti qe nje pjese e madhe e pytjeve kane te bejne me Mjaft-in e tanishem. Madje edhe kur Erioni i pergjigjet gazetarit duke i thene ti drejtoj pyetjet Elises edhe Leartit (qe jane nder udheheqesit e ri te organizates,) gazetari e injoron krejtesisht pergjigjen edhe vazhdon me pytjet vijuese rreth te njejtes teme.
Per Erionin kam respekt. Eshte teper karizmatik, i guximshem dhe orator i vertete. E keqja eshte qe duke pasur keto lloj virtytesh nuk eshte e veshtire te gjesh veten gjithmon me flamur ne dore duke udhehequr. Pse eshte e keqe? Sepse udheheqesi “Superstar” nuk le pas protezhe. Pra te kesh nje udheheqes Superstar eshte gje e mire per nje organizate, per nje periudhe afat-shkurter, por eshte gje teper e keqe ne nje periudhe afat-gjate. Shembuj te tille udheheqesish karizmatik qe krijojne pothuajse nje ndjekje tip kulti ka plot. Jack Welsh i GE. I cilesuar edhe si manaxheri i shekullit nga nje reviste. Qe nga ikja dalja ne pension e Welsh, GE vazhdon pikjaten e gjate dhe te dhimbshme — edhe zor se ka per ta marr veten per nje periudhe te gjate. Nje shembull tjeter eshte Lee Iacoca i Chrystler, qe ne fund te viteve 70 e ktheu kompanine ne nje nga me te pelqyerat. Sapo doli ne pension, Chrystler ka rreth 25 vjet qe nuk po merr dot veten. E gjitha kjo, sepse keta dy Superstar, si shume te tjere te sojit te tyre, harruan te kujdeseshin per vazhdimesine e organizatave qe udhehiqnin.
Te njejten gje vej re tek Mjaft-i i tanishem. Ne vend qe Erjoni te ishte i Mjaftit, Mjafti ishte i Erjonit. Ashtu sic edhe GE ishte e Welsh-it apo Chrystler i Iacoca’s. Me ikjen e Erionit dhe grupit themelues (Arbri, Endri ..etj), Mjaft mbetet si ajo lodra pa zot, e lene ne cep te rruges.
Prandaj edhe gazetari pyet Erjonin per Mjaftin, sepse Mjafti ne syte e publikut nuk eshte organizate qe udhehiqet nga Elisa apo Learti, por eshte pjese e Erjonit. Prandaj edhe sot e kesaj dite, gazetaret e biznesit jane me te interesuar te dijne se c’mendon Jack Welsh per drejtimin e GE, sesa c’mendon drejtuesi i tanishem i GE rreth kompanise se tij.
Kam frike se e njejta gje po ndodh edhe me G99. Shpesh here degjoj ti referohen si partija e Erjon Veliaj-t. Ne Shqiperi jemi mesuar me idhuj e kulte, qe nga Enver Hoxha, e deri tek kulti i demokrateve rreth Sales, apo i socialisteve rreth Nanos. Prandaj edhe partive u referohet me “partia e Ilir Metes, ..apo partia e Sali Berishes.” Sepse nuk jane parti te ndertuara ne ide, por ne kulte individesh. Dhe cdo gje qe ndertohet mbi nje kult individi, vdes bashk me individin. Prandaj edhe diktaturat e kane te veshtire te mbijetojne pas vdekjes se idhullit.
Shpresoj qe se shpejti te shoh individe te tjere karizmatik te marrin fjalen per G99 ne krah me Erjonin, nese kjo parti vertet do te jete aq revolucionare sa c’po reklamon veten.
Intervistat e stresit
July 2nd, 2008 • 2 comments Burime Njerezore
Deri para nje muaji as nuk e dija qe ekzistonin. Madje edhe kur e vuajta ne kurriz, nuk po e kuptoja se c’po ndodhte.
Gjeja e pare qe vura re, ishte se intervista ne fjale nuk ishte e planifikuar. Domethene, e dija qe do intervistoja me 3 persona te ndryshem, por kjo intervista e katert mu prezantua thjesht si: “Shko flit me filanin per 10 minuta per te marr me teper informacion rreth punes.”
Do pyesni: Pse quhet interviste stresi? Cfare e karakterizon?
Se pari, qe kur hyra e deri sa dola, intervistuesi nuk me pa nje here ne sy. Ishte pothuajse sikur s’ekzistoja ne dhome.
E dyta, cdo pytje ishte pak si e cuditshme edhe pasohej menjehere nga nje tjeter – pa dhene mundesine per t’u pergjigjur plotesisht.
Toni i zerit ishte teper i ashper. Nga mesi i intervistes fillova te mendoja me vete: “C’ka ky qe me flet me kete ton, sikur ja kam per borxh!?” Ne fakt e mendova edhe te cohesha e te ikja, ose t’i kthehesha po me te njejtin ton — gje qe do ishte teper gabim ne intervista te tilla sepse ai reagim pritet.
Normalisht ne interviste te bejne pyetje te llojit:
- Cfare eshte nje pike e forte e jotja?
- Na thuaj nje dobesi qe ke, edhe cfare ke bere per ta rregulluar?
- Pse duhet te marrim ty ne pune? …etj.
Ne intervista te stresit, pyetjet jane pak a shume te njejta, por me shtesa pak si te cuditshme. Gjithashtu pyetjet shoqerohen me ton te eger ose sarkastik.
- Pse mendon se ke pika te forta?
- Me thuaj 3 dobesi qe ke, edhe rreshtoi nga e treta tek e para.
- Kur ke genjyer per here te fundit?
E gjithe ideja e intervistave te stresit eshte te shohin se si rregon kur je nen stres. Rekomandohet qe menyra me e mire per t’i bere ball situatave te tilla eshte ta marresh situaten ne dore. Per shembull, cohu ne kembe edhe ec neper dhome, duke u pergjigjur. Ky reagim ben 2 gjera: E para, je i/e vetmi/ja person ne kembe, keshtu qe krijon nje lloj niveli kontrolli psikologjik pasi intervistuesit jane te detyruar te ngrene kokat lart per te te pare. E dyta, thyen kontrollin qe ka intervistuesi. (Kete s’e bera vete, pasi e mesova me vone — por do ishte vertet mire t’a kisha bere.)
E dyta, mos u nxeh. Mos e merr tonin apo menyren e intervistes sikur kane dicka ndaj teje. Personi qe po te flet s’te njeh fare, pervec rezumes qe ka perpara.
Mos e humb kontrollin. Trajtoje si interviste te zakonshme edhe pergjigju ne baze te pergjigjeve qe ke pergatitur per intervistat e tjera. Thjesht mos humb kontrollin, edhe vazhdo ruaj qetesine. Kjo eshte me e rendesishme se pergjigjet qe do japesh. Edhe po s’iu pergjigje pyetjeve, mos e vrit mendjen — intervistuesi nuk po sheh per permbajtje, por thjesht per reagime. Une s’iu pergjigja nja 3-4 pyetjeve fare, ose i fola per gjera qe s’ishin fare ne pyetje. Pjesen me te madhe te kohes, punedhenesit perqendrohen me shume ne eksperiencen qe ke sesa ne pyetjet qe jep (sigurisht duhet te pergatitesh.)
Me teper informacion mbi intervistat e stresit do gjeni ketu:
http://www.interview101.com/stress_interviews.htm (anglisht)
http://www.lifespy.com/2008/know-the-types-of-stress-interviews/ (anglisht)
Produkte luksi tek Walmart
June 27th, 2008 • 9 comments Manaxhim, Marketing
Disa nga ju ndoshta e dijne, disa jo, kam ndryshuar pune. Para 1 jave lash kompanine ku punoja per rreth 3 vjet, dhe tani kam filluar pune me nje kompani tjeter ne nje shtet tjeter — prandaj me eshte dashur te shperngulem, etj, etj. Si rrjedhim nuk jam mare shume me faqjen.
Ketu ku jam tani merrem me manaxhim produktesh per konsumatoret. Produkti qe manaxhoj konsiderohet i cilesise se larte — madje ndoshta edhe produkt luksi, pasi cmimi eshte i shtrenjte. Problemi qe me paraqitet eshte i dyfishte:
1 – Duhet te zgjeroj shperndarjen
2 – Duhet te ruaj perceptimin “premium” te markes
Per ata qe nuk e njohin tregun Amerikan, gjigandi i tregut eshte Walmart. Walmart eshte klienti numer 1 per pjesen me te madhe te kompanive per konsumatore. Kur Walmart thote: “Hidhu nga shkembi!” ..te gjithe pergjigjen “..nga cili shkemb?” Procter & Gamble ka nje zyre te posacme ne Arkansas (ku eshte qendra e Walmart) qe merret vetem me sherbimin e ketij klienti. Edhe per ne, Walmart dhe konkurrenti i saj, Target, jane dy klientet me te medhenj. Nese duhet te zgjerohemi, duhet ta bejme nepermjet Walmart. Por dilema qendron, si mund te vazhdojme te jemi produkt luksi, kur shitemi me shumice tek Walmart (qe njihet per cmime te lira e cilesi te ulta?)
Ideja me te cilen po luftoj eshte: A i bie vlera (ne perceptim) Mercedesit nese shitet me cmim me te lire tek nje shesh ku rrethohet nga makina Koreane? Them se me kalimin e kohes, po! Ka mundesi si te ruhet vlera “premium” e markes?
Komentet e Fundit