Archive for Burime Njerezore
Model interesant intervistimi per pune
August 1st, 2011 • 3 comments Burime Njerezore, Zhvillim Individual
Here pas here hap syte per ndonje oferte interesante per pune ne LinkedIn, Monster apo CareerBuilder.com. Pothuajse te gjitha intervistat qe kam bere kane ndjekur te njejtin model:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me nje perfaqesues te burimeve njerezore
Raundi 2: Interviste me menaxheret qe drejtojne pozicionin e hapur
Raundi 3: Interviste perfundimtare me ndonje zv. president apo presidentin e kompanise
Keto dite, kam rastisur te intervistohem nga nje kompani qe ndjek nje model teper interesant, dhe do te shtoja, te veshtire. Kompania ne fjale eshte nje agjensi marketingu e cila merret me studimin e sjelljes se konsumatorit. Keta bejne studime kualitative rreth produkteve apo sherbimeve te ndryshme, sipas kerkesave te bizneseve kliente. Modeli i intervistimit eshte ky:
Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me zyren e burimeve njerezore
Raundi 2: Intervista individuale me 1) nje punonjes qe ka te njejtin vend pune per te cilin po aplikohesh, 2) menaxherin qe ka pozicionin e hapur, 3) zv. presidentin e kompanise.
Raundi 3: Pasi ke kaluar raundin 1 dhe 2, zyra e burimeve njerezore te dergon nje email me nje projekt (raport) qe duhet ta mbarosh brenda nje periudhe 3-5 ore. Ne email ka rreth 3-4 dokumente ne Powerpoint dhe Excel te cilat duhet ti studjosh mire dhe te krijosh nje raport ne formen e nje perzantimi ne Powerpoint ku jo vetem diskuton problemin por edhe jep rekomandime konkrete. Dokumenti, pasi dorezohet, vleresohet ne baze te nje sistemi pikesh dhe nese kalon, paraqitesh per raundin e 4te.
Raundi 4: Duhet te paraqitesh tek zyrat e kompanise per te bere nje prezantim ne Powerpoint (10-15 min te gjate) rreth nje ceshtje biznesi qe te jep kompania. Audienca perbehet nga nje grup menaxheresh te niveleve te ndryshme. Pas kalimit me sukses te ketij raundi fillon procesi i ofertes se punes dhe negociatave per rrogen,e benifitet, etj.
Ky proces aplikimi mu duk teper interesant dhe cuditem qe kompani te tjera nuk e ndjekin. Pavaresisht se eshte proces i komplikuar, ka perparesi si nga aspekti i kompanise, por edhe nga aspekti i aplikantit. Ne rastin e kompanise, kur vjen koha per t’i bere oferten aplikantit, kompanija ka pare jo vetem cfare kredencialesh ka, por edhe se si e ben punen. Pra, kur merr dike ne pune, nuk bazohesh vetem tek intervistat, por edhe tek rezultatet konkrete. Gjithashtu, nje proces kaq i koklavitur ul numrin e aplikanteve dhe te lejon te intervistosh ato aplikante qe kane deshiren per t’i hyre ketij procesi — pra ata qe vertet duan te punesohen aty.
Nga kendveshtrimi i aplikantit, nje proces i tille intervistimi te tregon jo vetem kulturen e kompanise, por pikerisht cfare pune do te besh dhe si do matet puna qe ben. Ne qofte se i kalon me sukses hapat 3 dhe 4, kur fillon pune, ke nje pike-nisje rreth punes dhe nivelit te punes qe duhet te besh. Ndjehesh dhe me konfident sepse vete fakti qe te kane ofruar pune tregon se e vleresojne nivelin e punes qe ben. Ne raste se nuk e perfundon me sukses procesin e intervistimit, te pakten e ke te qarte se ku stonove dhe cfare duhet te permiresosh.
Nejse, per momentin jam ne raundin e trete. Para disa oresh sapo dergova raportin e perfunduar. Them se brenda 2-3 diteve do te marr nje pergjigje per rezultatin e raportit. Jam kurjoz te di se cfare teme biznesi te japin per te prezantuar – por deri atehere, kismet.
Burimet (C)njerezore *
December 2nd, 2010 • 2 comments Burime Njerezore
Resorset Humane, ose sic preferoj t’i quaj Resorset Inhumane, jane departamenti im i preferuar. Jane epiqendra e burokracise, dhe departamenti me i papershtatshem per t’u marr me problemet e punonjesve te nje kompanie.
Kam fatin e mire (ose te keq — varet nga prespektiva) te ulem fare prane Zv. Presidentit te HR edhe shpesh here, me dashje apo pa dashje degjoj bisedat se kush do merret ne pune, cfare rroge duhet ti ofrohet, …pse, ..si, ..qysh, …tek…etj.
Sot po diskutohet per rrogen e njerit. Nuk jam shume i sigurt kush e cfare ne detaje, por degjoj shkembime midis punonjesve te departamentit (in)human nese do i japin $200 me shume filanit apo jo. Njeri nga ata thote:
“Degjo, per $200 nuk dua te humbas njeri nga puna, bile as nuk dua qe te behet diskutim me i madh se c’eshte. Le t’i japim $200 ose te gjejme nje menyre tjeter per ta kompensuar me nje vlere te perafert.”
..ne diskutim nderhyn manaxherja e kompensimeve — te ciles personalisht do t’i jepja voten time te sinqerte per “miss buzeqeshja” se s’e kam pare nje here t’i qeshi buza. Ajo ja pret:
“Jo! Pse duhet ti japim $200 ..ai duhet te jete i gezuar qe eshte duke punuar. Kjo duhet te mjaftoj per ta bindur qe te heq dore nga kjo kerkese!”
Ne ate moment po mendoja me vete: “…po cohem t’i jap vet i $200 ktyre, t’ja lej tek tavolina se po behen karagjoza fare me diskutimin!”
Mu duk shume ironike qe po diskutohej nese do mbahej dikush ne pune apo jo per $200, ndersa 50 drejtoret e nivelit te mesem dhe te larte te kompanise sapo shkuan ne Barcelone per nje takim 1-javor edhe secili prej tyre prenotoi nga nje bilete te klasit te pare me vlere prej $5000-$7000. Me nje gote shampanje qe pijne ne klasin e pare kane paguar $200 per kete fakirin e shkrete per te cilin po behej gjith gjullurdija.
..nejse, ku e lash? ..u po; vdes per burime (c)njerezore!
———
* Ky artikull ka qene i shkruar per here te pare me 22 Qershor 2007, por gjate nje “upgrade” humba rreth 1 vit materiale te shkruara. Disa po i gjej neper internet ..ky eshte njeri.
Intervistat e stresit
July 2nd, 2008 • 2 comments Burime Njerezore
Deri para nje muaji as nuk e dija qe ekzistonin. Madje edhe kur e vuajta ne kurriz, nuk po e kuptoja se c’po ndodhte.
Gjeja e pare qe vura re, ishte se intervista ne fjale nuk ishte e planifikuar. Domethene, e dija qe do intervistoja me 3 persona te ndryshem, por kjo intervista e katert mu prezantua thjesht si: “Shko flit me filanin per 10 minuta per te marr me teper informacion rreth punes.”
Do pyesni: Pse quhet interviste stresi? Cfare e karakterizon?
Se pari, qe kur hyra e deri sa dola, intervistuesi nuk me pa nje here ne sy. Ishte pothuajse sikur s’ekzistoja ne dhome.
E dyta, cdo pytje ishte pak si e cuditshme edhe pasohej menjehere nga nje tjeter – pa dhene mundesine per t’u pergjigjur plotesisht.
Toni i zerit ishte teper i ashper. Nga mesi i intervistes fillova te mendoja me vete: “C’ka ky qe me flet me kete ton, sikur ja kam per borxh!?” Ne fakt e mendova edhe te cohesha e te ikja, ose t’i kthehesha po me te njejtin ton — gje qe do ishte teper gabim ne intervista te tilla sepse ai reagim pritet.
Normalisht ne interviste te bejne pyetje te llojit:
- Cfare eshte nje pike e forte e jotja?
- Na thuaj nje dobesi qe ke, edhe cfare ke bere per ta rregulluar?
- Pse duhet te marrim ty ne pune? …etj.
Ne intervista te stresit, pyetjet jane pak a shume te njejta, por me shtesa pak si te cuditshme. Gjithashtu pyetjet shoqerohen me ton te eger ose sarkastik.
- Pse mendon se ke pika te forta?
- Me thuaj 3 dobesi qe ke, edhe rreshtoi nga e treta tek e para.
- Kur ke genjyer per here te fundit?
E gjithe ideja e intervistave te stresit eshte te shohin se si rregon kur je nen stres. Rekomandohet qe menyra me e mire per t’i bere ball situatave te tilla eshte ta marresh situaten ne dore. Per shembull, cohu ne kembe edhe ec neper dhome, duke u pergjigjur. Ky reagim ben 2 gjera: E para, je i/e vetmi/ja person ne kembe, keshtu qe krijon nje lloj niveli kontrolli psikologjik pasi intervistuesit jane te detyruar te ngrene kokat lart per te te pare. E dyta, thyen kontrollin qe ka intervistuesi. (Kete s’e bera vete, pasi e mesova me vone — por do ishte vertet mire t’a kisha bere.)
E dyta, mos u nxeh. Mos e merr tonin apo menyren e intervistes sikur kane dicka ndaj teje. Personi qe po te flet s’te njeh fare, pervec rezumes qe ka perpara.
Mos e humb kontrollin. Trajtoje si interviste te zakonshme edhe pergjigju ne baze te pergjigjeve qe ke pergatitur per intervistat e tjera. Thjesht mos humb kontrollin, edhe vazhdo ruaj qetesine. Kjo eshte me e rendesishme se pergjigjet qe do japesh. Edhe po s’iu pergjigje pyetjeve, mos e vrit mendjen — intervistuesi nuk po sheh per permbajtje, por thjesht per reagime. Une s’iu pergjigja nja 3-4 pyetjeve fare, ose i fola per gjera qe s’ishin fare ne pyetje. Pjesen me te madhe te kohes, punedhenesit perqendrohen me shume ne eksperiencen qe ke sesa ne pyetjet qe jep (sigurisht duhet te pergatitesh.)
Me teper informacion mbi intervistat e stresit do gjeni ketu:
http://www.interview101.com/stress_interviews.htm (anglisht)
http://www.lifespy.com/2008/know-the-types-of-stress-interviews/ (anglisht)
Jemi kthyer ne rober te teknologjise qe konsumojme
March 10th, 2007 • 4 comments Burime Njerezore, Manaxhim
Ju kujtohet kur kishit dicka per t’i thene dikujt tjetri? Ngriheshit ne kembe, shkonit e takonit personin ne fjale edhe i thonit c’kishit per t’i thene, ..aty, ball per balle. Sot gjerat kane ndryshuar. Ne pune e kudo ne jeten e perditshme, interaktivitetin shoqeror na e kane zevendesuar kompjuteret e interneti.
Kam nje kolegun tim, me te cilin punoj ne shume projekte, dhe ka tavolinen rreth 10 metra larg meje. Pjesen me te madhe te kohes komunikojme me email. Cdo problem, shqetesim apo urim, ja percjellim njeri-tjetrit me email. Ka raste qe as koken nuk luaj per Read more »
Psikologjia ne ndihme te Manaxhereve – Testi Myers-Briggs
September 24th, 2006 • 6 comments Burime Njerezore
Kur fillova pune ne kompanine Barry Callebaut, diten e pare me bene nje test personaliteti te quajtur Myers-Briggs, qe eshte krijuar disa dekada me pare. Me kalimin e kohes, ky test eshte rafinuar, sofistikuar dhe tashme ka perdorim te gjere ne manaxhimin e burimeve njerezore. Ky test krahason 8 tipare kryesore te karakterit te nje personi:
Ekstroversitetin (E)
Introversitetin (I)
Sensibilitetin (S)
Intuiten (N)
Mendimin (T)
Ndjenjen (F)
Gjykimin (J)
Kuptimin (P)
Ne baze te rezultateve, cdo person bie ne nje nga 16 kombinimet e 4 karaktereve te ndryshme (shih figuren me poshte)

Duke e ditur se cili kombinim te perket, dhe ate te punetoreve ose menaxhereve te tu, e ke me te lehte te kuptosh menyren si i shikojne gjerat, si reagojne ndaj problemeve dhe si u pelqen te manaxhohen.
Figura me poshte tregon se si ndahet popullsia e botes ne baze te 16 kombinimeve.

Ju ftoj qe te merrni edhe ju kete test te thjeshte dhe te shikoni se cili kombinim ju perket. Fakti qe ky test ka dekada qe perdoret me shume sukses, dhe kompanite e ndryshme paguajne shuma te medha per ta administruar ne stafet e tyre, eshte tregues i vlefshmerise se ketij testi.
Klikoni adresen me poshte dhe kur te mbaroni, nese keni deshire mund te ndani me ne rezultatet tuaja, si dhe mendimin tuaj mbi menyren si e shpjegon testi karakterin tuaj. (Fatkeqesisht testi eshte vetem ne anglisht. Sidoqfote per gjerat qe nuk kuptoni na shkruani ketu dhe do t’ju ndihmojme.)
Per te kuptuar me mire rezultatet, klikoni ne kombinimin tuaj ne faqen e meposhtme:
“Shpjegimet e llojeve te Kombinimeve”
Gjergj Dollani
Citim: Fotot u moren nga Wikipedia ( http://en.wikipedia.org/wiki/Myers-Briggs )
Top Channel do Manaxher Marketingu (..dhe leksione ne berje ofertash)
August 3rd, 2006 • Burime Njerezore
_______________________________
Pershkrim i shkurter i punes
Si menaxher i marketingut ne Top Channel nga ju kerkohet
te jeni nje lojtarenxites brenda nje ekipi dinamik
ku plotesimi i detyrave te meposhtme ndihmon sinergjine
e nevojshme per sukses:
1. Vezhgimi i tregut ne Shqiperi per te identifikuar ofrues te rinj te sherbimeve dhe produkteve;
(..mos ja fut kot! Une thash me Mkt. Mgr. merej me numurim parash!?)
2. Komunikim me ofruesit e sherbimeve dhe te produkteve per te matur dhe rritur interesin e tyre ne blerjen e hapesires se disponueshme per reklama; (..shume mire ..tjetra)
3. Paraqitje e qarte e kushteve te blerjes se kohes per publicitet ne Top Channel tek palet e interesuara; (dmthduhet t’komunikoj mire, pra te jete i qarte)
4. Paraqitje e qarte dhe ne kohe e ofertave te hapesires se disponueshme per reklama tek klientet; (dmth duhet t’jete korrekt)
5. Koordinimi i fushatave promocionale dhe te marketingut per produkte dhe sherbime te reklamuara nga Top Channel duke perdorur ne menyre sa me efektive hapesiren e disponueshme; (dmth duhet te jete korrekt dhe i qarte)
6. Pergatitja e media-planit per produkt/e dhe/ose sherbim/e; (sigursht, se manaxheri i marketingut me kete pune merret)
7. Komunikimi me klinetin (o Top Channel, drejtshkrim te lutem) mbi marketingun e produktit/sherbimit qe ofrohet; (..m’fal mos u tha ne piken 2 kjo?)
8. Vezhgimi i kohes se perdorur per te dhene mesazhin per te cilin eshte i interesuar klienti; (..e that pra i her ne piken 4 qe duhet te jete korrekt)
9. Informimi i paleve te interesuara mbi mundesite per sponsorizim dhe/ose blerje te hapesires ne Top Channel ne kuadrin e programeve te reja dhe ndryshimeve sezonale te programit; (..po kjo, s’eshte pjese e pikes 2?)
10. Administrim efektiv i kohes se punes per realizimin e takimeve me pale te interesuara sipas kalendarit te percaktuar nga departamenti i marketingut; (…boh u lodha! ..e that pra qe duhet te jete korrekt ne piken 4 dhe ![]()
11. Mbajtja e dokumentacionit qe lidhet me detyrat e cituara me siper dhe ne veeanti mbledhja e informacionit te sakte mbi produktin/sherbimit qe do te reklamohet. (..pse as dokumentacion nuk mbajne manaxheret e marketingut ne shqiperi? ..dmth duhet t’jua besh te qarte??)
12. Detyra te tjera qe lidhen me karakterin e punes ne grup dhe ne department. (..shpresoj qe mos te jene korrektesa dhe qartesia.)
_______________________________
Pikat qe mungojne dhe me doemos duhet te shtohen ne kete liste:
13. Manaxheri i marketingut duhet te perdori gjithmone stilolaps me ngjyre te zeze kur komunikon me klientet per t’u siguruar qe materiali eshte i lexueshem.
14. Duhet te vij gjithmone i veshur me kemishe dhe kollare te lare, per te treguar qe eshte serioz dhe i rrespektueshem.
15. etj, etj.
Po mire more njerez, po ju po kerkoni manaxher marketingu qe e ka te qarte detyren e tij/saj, apo po kerkoni dike qe s’e ka iden fare se c’do te thote te jesh manaxher marketingu? ..se ne baze te ketyre qe keni shkruar, duket sikur po kerkoni dike me 8-vjecare qe s’e ka haberin se per cfare po aplikohet!
Aplikimin do ta gjeni ne adresen: http://www.top-channel.tv/13/index.php?f=oferta.
Komentet e Fundit