Archive for Manaxhim

Ja nje kompani qe s’ka per t’bere hajer per nje kohe te gjate!

oallan-ford-rusted-ute.PNGMbaj mend para nja 1 viti, me thot nje shoku im qe do investonte tek aksionet e kompanise Ford sepse ishin nja $9/per aksion, edhe me ulet se kaq s’kishte qene ndonjehere. Pavaresisht se s’ja kam idene shume investimeve, duke e pare me syte e marketeri, i thash: “Mos e bli se s’ka per te shkuar kerrkund per nje kohe te gjate!” Marka Ford ka kohe qe shoqerohet nga nje perceptim negativ nga publiku. Atehere si c’vlere kane aksjonet e nje kompanie, kur produktet e saj jane gjithnje ne renie? Read more »

Jemi kthyer ne rober te teknologjise qe konsumojme

ist2_1041436_computer_people.jpg Ju kujtohet kur kishit dicka per t’i thene dikujt tjetri? Ngriheshit ne kembe, shkonit e takonit personin ne fjale edhe i thonit c’kishit per t’i thene, ..aty, ball per balle. Sot gjerat kane ndryshuar. Ne pune e kudo ne jeten e perditshme, interaktivitetin shoqeror na e kane zevendesuar kompjuteret e interneti.

Kam nje kolegun tim, me te cilin punoj ne shume projekte, dhe ka tavolinen rreth 10 metra larg meje. Pjesen me te madhe te kohes komunikojme me email. Cdo problem, shqetesim apo urim, ja percjellim njeri-tjetrit me email. Ka raste qe as koken nuk luaj per Read more »

Shperndaresit e produkteve – na hane buken.

shperndarsit.jpgSic e shihni, kam shkrire talentin tim ne vizatim per te ven ne dukje dicka qe na cudit shume. Dmth, nuk na cudit, por na ben te mendojme per shume gjera qe kane te bejne me cmimin dhe marxhinin e mundshem te nje produkti. Si dhe pyetja kryesore, sa pagon bleresi per nje produkt?

Ketyre pyetjeve nuk mund ti pergjigjesh dot vetem nje artikull, por ja vlen ti diskutosh.

Tani le te filloj me shpjegimin e grafikut: Para se te filloj, duhet te qartesoj qe kemi te bejme me produkte qe nuk shkojne direkt tek konsumatori, por kalojne fillimisht ne duart e shperndaresve e pastaj tek konsumatori. Pra kompania ne fjale mund te cilesohet si kompani kryesisht Read more »

Analize: Si manaxhohet marka Vicks nga P&G

Fundjaven e kaluar, takuam ne Gjeneve, prane zyrave te P&G, manaxherin e markes Vicks per Evropen Veriore, z. Domenik Rejqienmiller.

Nje nga arsyjet pse zgjodhem marken Vicks, eshte sepse kjo marke ka 2 strategji te ndryshme ne Evrope dhe ne USA.  Ne USA, kjo marke ka karakter medicinal, dhe e gjen ne raftet e seksioneve farmaceutike.  Ne Evrope, nga ana tjeter, eshte pozicionuar si nje karamele me sasi te larta menteje, dhe e gjen ne seksionin e karameleve e cemcakizave.

Kur pyetem Z. Rejqienmiller, si manaxhohet nje marke si Vicks e cila ka strategji te ndryshme per zona te ndryshme gjeografike?  Ai u pergjigj se P&G ka kaluar Read more »

Ja gjetem sekretin Birres Stela!

Emri: Birra Stela

Kompania Qendrore: Stefani & Co

Produkti: Birre ….Stela (emri i vajzes se nje nga pronareve)

Sekreti: ….nje kompani …po ja vejm emrin K! (….e gjetem Vangjeeeeel, e gjetem!)

Si rrodhen ngjarjet:

- Birra Stela, kontakton K.
- K e ndihmon S…& Co duke i:
* ofruar konsultim mbi prodhimin e birres Read more »

Psikologjia ne ndihme te Manaxhereve – Testi Myers-Briggs

Kur fillova pune ne kompanine Barry Callebaut, diten e pare me bene nje test personaliteti te quajtur Myers-Briggs, qe eshte krijuar disa dekada me pare. Me kalimin e kohes, ky test eshte rafinuar, sofistikuar dhe tashme ka perdorim te gjere ne manaxhimin e burimeve njerezore. Ky test krahason 8 tipare kryesore te karakterit te nje personi:

Ekstroversitetin (E)
Introversitetin (I)
Sensibilitetin (S)
Intuiten (N)
Mendimin (T)
Ndjenjen (F)
Gjykimin (J)
Kuptimin (P)

Ne baze te rezultateve, cdo person bie ne nje nga 16 kombinimet e 4 karaktereve te ndryshme (shih figuren me poshte)

Duke e ditur se cili kombinim te perket, dhe ate te punetoreve ose menaxhereve te tu, e ke me te lehte te kuptosh menyren si i shikojne gjerat, si reagojne ndaj problemeve dhe si u pelqen te manaxhohen.

Figura me poshte tregon se si ndahet popullsia e botes ne baze te 16 kombinimeve.

Ju ftoj qe te merrni edhe ju kete test te thjeshte dhe te shikoni se cili kombinim ju perket. Fakti qe ky test ka dekada qe perdoret me shume sukses, dhe kompanite e ndryshme paguajne shuma te medha per ta administruar ne stafet e tyre, eshte tregues i vlefshmerise se ketij testi.

Klikoni adresen me poshte dhe kur te mbaroni, nese keni deshire mund te ndani me ne rezultatet tuaja, si dhe mendimin tuaj mbi menyren si e shpjegon testi karakterin tuaj. (Fatkeqesisht testi eshte vetem ne anglisht. Sidoqfote per gjerat qe nuk kuptoni na shkruani ketu dhe do t’ju ndihmojme.)

TESTONI VETEN TUAJ

Per te kuptuar me mire rezultatet, klikoni ne kombinimin tuaj ne faqen e meposhtme:
“Shpjegimet e llojeve te Kombinimeve”

Gjergj Dollani

Citim: Fotot u moren nga Wikipedia ( http://en.wikipedia.org/wiki/Myers-Briggs )

Kujt ja nxin jeten manaxheri/ja, ….t'ngrej doren!

Une s’para kam problem me njerezit qe nuk dine me manaxhu, ..ose qe e kane manaxhimin per here te pare. Ne fund te fundit, nuk kemi lindur te gjithe te ditur. Sidoqofte, i kam vdekje ata qe s’ja kane haberin manaxhimit edhe ne vend qe te behen sa me te hapur me vartesit e tyre qe te marrin “feedback” per menyren e manaxhimit, behen akoma me te eger e me te paafte.

Te gjithe kemi eksperienca te tilla. Dua te degjoj nga ju rastet qe ju kane lene mbresa per mire ose per keq nga situatat me manaxheret tuaj.

Shembuj pozitive rreth trajtimit te klientit!

lokal qe ndodhet ne bllokun e ish Ekspozites “Shqiperia Sot”. Pervec ambientit komod
si shume lokale te tjere ne xhiro, te bie ne sy menyra e drejtimit te tij. Sa hyn ne
dere te pret ne kembe manaxheri i lokalit, nje burre tek te dyzetat, qe me
perzemersi te pershendet dhe te tregon me plot xhentilese ambientet e lira ku mund
te ulesh. Nuk e di nese ky person eshte pronari i vertete apo vellai i tij, por qe
kur eshte hapur lokali ai qendron gjithe kohes ne te njejtin pozicion, ne kembe tek
dera. Gjate gjithe kohes jep me tone te qeta sugjerime dhe keshilla per kamarieret
pa harruar te shkembeje ndonje muhabet me klientet disi me te vjeter te lokalit. Me
raste kap edhe lecken e ?imentos apo te tavolines duke u perpjekur gjithe kohes ta
mbaj ambientin te paster.
Nuk po zgjatem ne sherbimin e kamariereve, sepse me nje mbikqyrje te tille s'do
kishin vlere ato qe shkruajta me siper nese ky sherbim do kishte mangesira, por
fakti eshte qe gjithe ky sherbim e ka edhe nje cmim. Dhe ketu eshte me e bukura e
atij lokali. Perpos ambientit komod, sherbimit te kulturuar cmimet e artikujve jane
qershia mbi torte: 1 kafe 50 leke e 1 uje pa gaz vetem 60 leke, nderkohe qe ne
lokalet e tjere ku kamarieri nuk te sheh ne sy kur te sjell porosine, kur nuk te
pastron tavolinen apo te nderron tavllen, cmimet shkojne ne 90 dhe 100 leke per te
njejtet artikuj.

E ne fund per ta mbyllur shfaqet perseri manaxheri i lokalit qe pershendet:
Faleminderit cuna dhe mirupafshim!

Ermal Mecaj
http://www.albpr.org

]]>

Top Channel do Manaxher Marketingu (..dhe leksione ne berje ofertash)


_______________________________
Pershkrim i shkurter i punes

Si menaxher i marketingut ne Top Channel nga ju kerkohet
te jeni nje lojtarenxites brenda nje ekipi dinamik
ku plotesimi i detyrave te meposhtme ndihmon sinergjine
e nevojshme per sukses:

1. Vezhgimi i tregut ne Shqiperi per te identifikuar ofrues te rinj te sherbimeve dhe produkteve;
(..mos ja fut kot! Une thash me Mkt. Mgr. merej me numurim parash!?)
2. Komunikim me ofruesit e sherbimeve dhe te produkteve per te matur dhe rritur interesin e tyre ne blerjen e hapesires se disponueshme per reklama; (..shume mire ..tjetra)
3. Paraqitje e qarte e kushteve te blerjes se kohes per publicitet ne Top Channel tek palet e interesuara; (dmthduhet t’komunikoj mire, pra te jete i qarte)
4. Paraqitje e qarte dhe ne kohe e ofertave te hapesires se disponueshme per reklama tek klientet; (dmth duhet t’jete korrekt)
5. Koordinimi i fushatave promocionale dhe te marketingut per produkte dhe sherbime te reklamuara nga Top Channel duke perdorur ne menyre sa me efektive hapesiren e disponueshme; (dmth duhet te jete korrekt dhe i qarte)
6. Pergatitja e media-planit per produkt/e dhe/ose sherbim/e; (sigursht, se manaxheri i marketingut me kete pune merret)
7. Komunikimi me klinetin (o Top Channel, drejtshkrim te lutem) mbi marketingun e produktit/sherbimit qe ofrohet; (..m’fal mos u tha ne piken 2 kjo?)
8. Vezhgimi i kohes se perdorur per te dhene mesazhin per te cilin eshte i interesuar klienti; (..e that pra i her ne piken 4 qe duhet te jete korrekt)
9. Informimi i paleve te interesuara mbi mundesite per sponsorizim dhe/ose blerje te hapesires ne Top Channel ne kuadrin e programeve te reja dhe ndryshimeve sezonale te programit; (..po kjo, s’eshte pjese e pikes 2?)
10. Administrim efektiv i kohes se punes per realizimin e takimeve me pale te interesuara sipas kalendarit te percaktuar nga departamenti i marketingut; (…boh u lodha! ..e that pra qe duhet te jete korrekt ne piken 4 dhe 8)
11. Mbajtja e dokumentacionit qe lidhet me detyrat e cituara me siper dhe ne veeanti mbledhja e informacionit te sakte mbi produktin/sherbimit qe do te reklamohet. (..pse as dokumentacion nuk mbajne manaxheret e marketingut ne shqiperi? ..dmth duhet t’jua besh te qarte??)
12. Detyra te tjera qe lidhen me karakterin e punes ne grup dhe ne department. (..shpresoj qe mos te jene korrektesa dhe qartesia.)
_______________________________

Pikat qe mungojne dhe me doemos duhet te shtohen ne kete liste:

13. Manaxheri i marketingut duhet te perdori gjithmone stilolaps me ngjyre te zeze kur komunikon me klientet per t’u siguruar qe materiali eshte i lexueshem.
14. Duhet te vij gjithmone i veshur me kemishe dhe kollare te lare, per te treguar qe eshte serioz dhe i rrespektueshem.
15. etj, etj.

Po mire more njerez, po ju po kerkoni manaxher marketingu qe e ka te qarte detyren e tij/saj, apo po kerkoni dike qe s’e ka iden fare se c’do te thote te jesh manaxher marketingu? ..se ne baze te ketyre qe keni shkruar, duket sikur po kerkoni dike me 8-vjecare qe s’e ka haberin se per cfare po aplikohet!

Aplikimin do ta gjeni ne adresen: http://www.top-channel.tv/13/index.php?f=oferta.

Newer Entries »

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.