Archive for Marketing

Beograd: Fushate reklamimi per te pastruar qytetin

Qyteti i Beogradit ka filluar nje fushate reklamimi publik per te pastruar qytetin nga jashteqitjet e qenve neper rruge.  Qellimi i reklamave eshte qe te ndergjegjesohen pronaret e qenve dhe te bejne detyren e tyre per te mbajtur qytetin sa me te paster.  Shihni 4 reklamat e meposhteme.   Parrula eshte: “For beautiful city.  Clean after your dog!”

Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse e kane bere mesazhin ne Anglisht?  Dhe e dyta; mendoj se gramatika nuk eshte korrekte.  Mos duhet te jete:  ”For (a) beautiful city.  Clean (up) after your dog!”

 

3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie…

…sipas reklames se meposhteme Australiane te celularit Ideos X1.

“3 gjerat me te rendesishme ne nje mardhenie: besim, ndershmeri dhe ti pergjosh ne Facebook.”

 

 

 

 

 

 

 

Spote televizive nga universitetet e Shqiperise

Rastesisht pash nje Youtube nje spot televiziv nga Universiteti Vitrinat, dhe kjo me ngjalli interesin per te pare se si prezantohen ne reklama televizive universitetet e ndryshme te Tiranes.    Me shume nga te gjitha me pelqeu “punch-line” pa lidhje i institutit te stomatologjis/infermieris Medicadent; “Medicadent: E ardhmja juaj Evropiane!”   Dmth qe do gjesh pune ne Evrope?  Cfare eshte konkretisht nje e ardhme Evropiane?

Epoka University

 

Universiteti Kristal

 

Universiteti UFO

 

Universiteti Vitrina

 

Universiteti Nderkombetar i Tiranes

 

Shkolla Medicadent

 

Uni. Marin Barleti

 

 

Moto e Raiffeisen Bank – mendime?

Cfare mendoni per moton e Raiffeisen Bank “Ndryshojme jeten. PER TE MIRE!” (shih perfaqesimin grafik te motos me poshte).  A mendoni se eshte moto e gjetur?  Kush mund te jene te mirat dhe te keqijat e nje motoje te tille?

Think BIG (…boobs)

Agjensia marketingut Biedermann McCann vendosi te bej nje reklame ne print per vetvehten (shih reklamen me poshte).   Ideja e reklames eshte qe klientet vijne tek Biedermann me ide te vogla e te pashtjelluara mire, dhe Biedermann u ofron idene/zgjidhjen perfekte.

Mendoni se eshte efektive kjo reklame? Pse?


Doktoret preferojne Camel

Kane ndryshuar shume kohet.  Reklamat e meposhtme te viteve 40-50 sugjeronin qe cigaret Camel preferoheshin nga doktoret.

Tirana mbi cokollate

Fotografia e meposhtme eshte mbeshtjellesja e nje cokollate nga firma zvicerane Suchard. Cokollata shitej rreth viteve 30te.

20110422-113745.jpg

Ja cfare prek kur perdor kabinen telefonike

Reklama e meposhteme eshte fushate ne Tailande nga firma Sanzer qe prodhon xhele sanitare per te pastruar duart nga mirkobet.  Gjetja eshte teper e bukur dhe ekzekutimi eshte teper efektiv!

Apati apo mungese komunikimi?

Kur u vu ne skenen shqiptare ne Tirane drama “eksperimentale” Koleksioni i Perhershem, Mirush Kabashi, qe ishte nje nga protagonistet, e cilesoi si nje nga gjerat me interesante te karrieres se tij si aktor.  Madje ne nje artikull, qe lexova tek http://www.shqiperia.com, shtonte se do te kishte dashur ta kishte pasur kete eksperience shume kohe me pare, e jo kaq vone ne karrieren e tij.  Gjate nje interviste qe iu be per televizjon, shprehu keqardhjen per studentet e teatrit dhe regjizures duke thene: “Me vjen keq qe regjizoret e ri dhe studentet e regjizures nuk kane ardhur per te perfituar nga kjo eksperience.”

Ndoshta e gjeneralizoj, por them se te njejten lloj apatie gjej edhe per fusha te tjera.  Pikerisht mund te flas per fushen e ekonomise dhe investimit.  Te pakten me c’kam pare ne internet.   Forumet e posacme per temat e ekonomise dhe biznesit te hapura ne kohe te ndryshme (Albasoul, Albforum, ..etj) nuk kane mundur te krijojne nje ambjent te qendrueshem diskutimi dhe shkembimi mendimesh.  Blogu i gazetes Biznesi nuk ekziston me, dhe pjesmarrja ishte e vogel packa punes se stafit per ta bere sa me interesante duke ftuar eksperte te ndryshem.  Blogjet si http://www.mbretitregut.com dhe konsumerizem.com pavaresisht kohes se gjate ne ekzistence e kane patur te veshtire te gjejne mbeshtetje nga audienca.    Nuk e di nese eshte mungese interesi apo thjesht ne nuk kemi ditur si te marketojme “komunitetet” qe deshirojme te krijojme.

Me duket cudi qe studentet e ekonomikut ne universitet e shumta te Shqiperise nuk marrin pjese ne diskutime.  Ose qe profesoret e profesoreshat nuk i nxisin te perdorin keto resurse qe gjenden ne internet.  Kur isha vet student, nje perqindje e notes varej nga niveli i aktivitetit tim neper forume te ndryshme ekonomie/biznesi/marketingu/investimi.  Doja s’doja, me duhej te harxhoja rreth 2 ore ne jave duke lexuar diskutime te ndryshme e duke dhene kontributin tim.  Them se kjo me ka ndihmuar te krijoj formimin tim jasht librave shkollore.

A ekziston kjo incentive ne shkollat shqiptare?  Nese jo, si ta nxisim?  Nese po, si mund te drejtohen nxenesit drejt ketyre resurseve qe jane ne internet?

Reklama e re print e Volkswagen. Mendime?

Pershkrimi i reklames se meposhteme eshte: “I fuqishem me balance natyrale”

« Older Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.