Archive for Marketing
Iphone me ATT apo Verizon? Definitivisht Verizon!
September 23rd, 2010 • Biznesi, Marketing
Kam rreth 1 vit qe perdor nje Iphone me sherbimin telefonik nga ATT (USA). Mund te them me plot gojen qe eshte pajisja elektronike me e mire qe kam pasur ndonjehere. Kam pare edhe celularet me sistemin operativ Android, por vazhdoj te mendoj qe Iphone eshte teper me i rafinuar se cdo konkurrent tjeter ne treg.
Sidoqofte, problemi kryesor qe kam me celularin tim eshte se nuk mund te bej nje telefonate nga fillimi deri ne fund pa u shkeputur te pakten 1 here. Aq e zakonshme eshte bere sa qe nuk me shqeteson me fakti qe me nderpritet biseda ne mes. Jam mesuar. Dhe kjo nuk ndodh vetem me mua, por te gjithe ata qe njoh qe kane sherbimin e Iphone me ATT.
Ajo qe me duket teper interesante eshte se kompania ATT vazhdon te mohoj qe rrjeti i saj telefonik eshte jashtezakonisht i dobet. Firma Deloitte ne nje studim te fundit te saj arriti ne perfundimin se pjesa me e madhe e perdoruesve te Iphone do te leviznin me nje kompani tjeter nese nje kompani tjeter (si Verzion) fillon te ofroj sherbimin me Iphone. ATT i kunderpergjigjet ketij studimi. Pra, ne vend qe te pranojne qe kane standarte teper te ulta sherbimi celular, apo te tregojne se si po punojne per te rregulluar problemet, ATT insistoi qe studimi nuk eshte i sakte. Me indinjues eshte arsyeja qe dhane pse klientet nuk do te largohen nga ATT duke thene se “..pjesa me e madhe kane kontrata te tilla qe e ben pothuajse te pamundur te largohen nga ATT.” Pra mbajne klientin peng!
Personalisht, s’po me durohet te hapet sherbimi me Verizon. Pavaresisht se nuk me pelqen sistemi CDMA qe perdor Verzion (preferoj GSM qe perdoret edhe ne Evrope), por me ka marre malli te bej nje telefonate te plote nga fillimi deri ne fund.
Sondazh: Cilat jane markat tuaja te preferuara? Pse?
September 15th, 2010 • 11 comments Brandim, Marketing
Citati i dites – David Ogilvy
September 11th, 2010 • Marketing, Reklamim
David Ogilvy eshte themeluesi i nje nga firmave me te respektuara te marketingut ne bote. Citati eshte marre nga autobiografija e tij e publikuar me 1963:
Une ambjentin e kam pasion, dhe kurre nuk e kam pare te zbukurohet nga billbordet. Aty ku ambjenti eshte i kendshem, njeriu tregon shpirtligesine e tij kur pikerisht ne ate vend ngre nje billbord. Kur te dal ne pension nga Madison Avenue, do ngre nje shoqeri te shfehte vigjilentesh me maska te cilet do udhetojne neper bote dhe do grisin reklama nen erresiren e nates. Sa juri do na denojne nese kapemi gjate ktyre akteve qe jane per te mire te njerezimit?
Anti-Reklama: Nje dokumentar i shkurter
September 10th, 2010 • Reklamim
Sa me shume kohe kaloj duke u mar me reklama, aq me shume me besdisin reklamat print qe shoh kudo. Ju cfare mendoni?
Gerrvisht dhe merri ere…
September 13th, 2009 • 1 comment Reklamim
Qyteti i Milwaukee ne shtetin Wisconsin the USA ka 30 vjet qe lufton shtatzanine nder adoleshentet. Disa fushata kane pasur sukses, disa te tjera jo. Kjo e fundit (ketu poshte) jo vetem qe ka patur sukses por brenda nje kohe te shkurter ka ndikuar ne renien e rasteve te shtatzanise me 10%.
Ideja eshte shume e thjeshte. Ata qe jane prinder e kane te qarte qe nje foshnje vetem ha e del jasht. Prandaj ku ka menyre me te mire per tu treguar adoleshenteve se c’i pret pervec se nje pampersi plot me m…?!
Reklama si kjo ketu u vune ne cdo stacion autobuzi shkolle, qe sa me shume nxenes te kene mundesine ta shohin.
“Mos ha stres, ha VIPA chips!” haha
September 11th, 2009 • Reklamim
Ideja kryesore e reklames se meposhtme te bere nga agjensia B2 eshte “Mos ha stres, ha VIPA chips!” …reklame e mire apo e keqe?!
..une them “WTF!?” (ose shqip ..”CKELKK?!?”)
Bashkerisht te Vetmuar
September 1st, 2009 • 4 comments Brandim, Marketing
Dy here kam mbyllur llogarin time ne Facebook. Te dyja heret e mbylla sepse u ndjeva i lodhur me falsitetin e jetes sociale virtuale qe krijon kjo faqje. Sigurisht, si shume te tjere nuk pata forcen (ndoshta edhe alternative me te mire) per ta lene fare. Cdo dite vazhdoj rutinen time te te zgjuarit ne mengjes, hapjes se faqjes per te pare nese me ka shkruar dikush. Shoh shkarazi ne faqjen qendrore se cfare kane shkruar “miqte” e mi tek faqjet e “miqve” te tyre. Shfletoj fotografi te panjohurish me nje intensitet sikur nga momenti ne moment pres te me paraqitet ndonje fytyre te cilen nuk e kam pare prej dekadash. Shkembej mesazhe te ndjekura me nje “hahaha” apo “:(” per t’i bere te qarte bashkebiseduesit se si duhet t’i percjell mesazhet e mija – pavaresisht se mimika e fytyres time ka disa ore qe ka ngrire ne nje forme midis shlodhjes dhe merzise qe shoqeron te ndenjurin ulur per nje kohe te gjate.
Besoj se pershkrimi i mesiperm eshte pak a shume i njejte per secilin nga ne qe ben pjese ne komunitetet “sociale” virtuale. Ajo cka eshte ironike me termin “komunitet social” eshte se i gjithe ky socializim intensiv qe merr nje pjese te mire te dites time, behet ne vetmi! Per momentin kam rreth 80 “miq” virtual. Ne profilin e meparshem kisha rreth 140 “miq.” Realisht, nuk kam me shume se 5-6 njerez me te cilet shoqerohem, flas e telefonohem; pra vertet socializohem.
Nje studim i koheve te fundit nga Universiteti i Stanfordid rreth lojerave “sociale” online si World of Warcraft, vuri ne dukje qe “komunitetet” virtuale nuk mund te quhen komunitete sociale. Pavaresisht se keto komunitete mundohen te krijojne nje lloj shoqerie virtuale, miqte ne boten virtuale kane kuptim tjeter nga miqte ne realitet. Miqte ne Facebook jane thjeshte nje audience, te cilet i perdorim si baze per te hedhur themelet e personazhit tone virtual. Pra relatat qe krijojme me “miqte” virtual nuk jane marrdhenie por thjesht reflektim i njeanshem – pak a shume si pellgu i ujit qe reflekton fytyren e Narcisit.
Do jete interesante te shohim si do influencohen markat nga dinamikat e reja qe krijojne komunitetet virtuale. Akoma me interesante do jete si do perdoret ky narsicizmi yne (qe ushqehet nga komunitetet virtuale) per te na shitur produkte.
Problemi me futbollin (Evropian)?
August 29th, 2009 • 2 comments Marketing
Qe kur kam zbuluar FSC (Fox Soccer Channel), zakonisht gjate fundjavave shpesh shoh ndonje ndeshje. Si shpjegohet qe futbolli Evropian nuk po deperton dot ne zemrat dhe televizjonet e Amerikes? A thua te jete problem marketingu (pozicionimi) apo problem me vet sportin?
Une them qe eshte problem reklamimi — nuk ka ndalesa gjate lojes qe u lejon kompanive te reklamojne. Ju si mendoni?




Komentet e Fundit