Archive for Reklamim

Uji i Cezmes i shpall lufte Shishes

Per kurjozitet, a pini uje nga cezma? Po te jeni si une, shpesh here do e pini thjesht per t’iu kundervene dikujt qe pak caste me pare do kete thene “mos pi uje cezme, se s’pihet.” Nje pjese e mire e miteve rreth ujit te cezmes e kane perhapur vete industria e ujit me shishe, e cila brenda pak vjetesh eshte kthyer ne industri miljarda dollaresh thjesht duke bindur njerezit qe uji i cezmes nuk pihet. Read more »

Reklamimi i Problemeve Sociale

Disa reklama rreth problemeve sociale.  Reklamat sociale me pelqejne sepse bie ne pah sinqeriteti i mesazhit.

Anoreksia
Warning: video ID not specified!

Read more »

Do hap biznes, do shes frike me shumice.

Degjova nje statistike te lezetshme sot:  nje institut beri nje test per te pare rolin e frikes ne vendimet e konsumatoreve.  Njerezve iu be kjo pyetje:

Kur bleni nje bilete avjoni, per cfare do te paguanit me teper:

a)  Siguracion jete nese avjoni rrezohet nga nje Read more »

Strategji marketingu per kohe t’keqe

picture-11

(kliko foton per ta zmadhuar)

Rreth 360 grade!

Qellon nganjehere kur ndonje mik/mikeshe me kerkon ndonje mendim rreth ndonje fushate marketingu qe po ideojne ose per te cilen kane nevoj ndonje ide.  Une i them mendimin tim, dhe shpesh shoh fytyrat qe shtremberohen sikur sapo gelltiten nje luge leng limoni.  Shtremberimi vijohet me:  “O Gjergj, po kete ide qe m’dhe ti e mendosha edhe vet une, s’kisha nevoj te te pyesja ty — une pres ndonje koncept me te thelle prej teje!”

Per nje fare kohe po vrisja mendjen.  Mos valle idet e mija jane vertet aq te cekta, apo ndoshta thjesht po u jap nje pergjigje per hir te pergjigjes?  Perfundimisht, vertet idet e mija jane te thjeshta fare.  Nuk kane nuanca te thella me lidhjen emocionale apo ngacmimit e lobit prifrontal apo hemisferes se majte a te djathte te trurit te konsumatorit.  Jane ne fakt teper te thjeshta.  Ide te tipit “..urdhero shoku/shoqja blerese, provoje vet produktin edhe vendos vet!”    Mos prit fushate mbarkombetare, spektakulare me xixa buba.  Thjesht:  ky eshte produkti, urdheroje provoje vet, ..ja edhe ku mund ta gjesh po te pelqeu dhe je i/e enteresuar ta blesh!

E shikoj qe nuk po bindesh.  Me vetvete po thua: “..po jo o Gjergj, po s’bere buje ..po s’bera pak zhurme, nuk e mer vesh njeri produktin.” Jam dakort me ty, zhurma ka lezetin e vet.  PR-i i gjithi bazohet ne zhurme, prandaj edhe thuhet “cdo lloj reklamimi (per te mire apo per te keq) eshte gje e mire.”  Por, thelbi i cdo fushate efektive reklamimi eshte thjeshtesia e mesazhit.  Warren Buffet ka si parim qe nuk investon ne asnje biznes te cilit nuk i kupton modelin e biznesit.  I njejti parim eshte edhe me konsumatorin.  Po nuk qe mesazhi i thjeshte fare, mos prit qe konsumatori te angazhohet ne fushaten tende.

Shembull tipik:  Para nja 3 vjetesh, uji Burreto (keshtu m’duket se e kishte emrin) filloi ne Shqiperi nje fushate reklamimi te tipit “teaser” (ngacmues) ku vuri neper billborde te medha nje  thes me poshtshenimin “Hapet ne Korrik 05″ (s’e mbaj mend fjal per fjale …po pak a shume ky ishte.)  Ok, fushatat e tipit “teaser” une i cilesoj si fushata me xixa-buba ..qe funksionojne si puna e karremit te peshkut ..qe terheq vemendjen edhe duke terhequr filispanjen e ngacmon peshkun te kafshoj.  Problemi eshte qe po nuk qe mesazhi i thjeshte, mos prit njeri te kafshoje!  Kjo ndodhi me Burreton.  Te gjithe pane thesin, nuk e kuptuan lidhjen me shishen e ujit, edhe kujtuan se do u ktheheshin parate e fajdeve.  “Do na e hapin thesin me para te vjedhura ne Korrik” degjoje pleqt qe thonin.    Kur erdhi Korriku, billborded e seris se dyte u vune, ku thesi ishte i hapur edhe tregonte shishen e ujit qe mbante te fshehur.    Pyetje: ..ku eshte Burreto sot?!

Sikur Burreto ti kishte mbajtur gjerat te thjeshta — te perqendrohej tek “core competencies” (si mund ti them ne shqip? Kompetencat baze?), ndoshta do kishte me shume perkrahje nga publiku.

Nejse, qe te kthehem aty ku fillova.  Jam i mendimit qe sa me i thjeshte e i drejtperdrejt mesazhi aq me sukses ka fushata.  Edhe ne marketeret, jemi vet konsumatore, edhe jemi te lodhur nga bombardimet e mesazheve te ndryshme cdo sekonde.  Jemi vazhdimisht te lodhur, prandaj kemi nevoj per mesazhe te thjeshta qe s’duan shume pune per t’u kuptuar.

..pra, ne mbyllje (per ata qe u thartohet fytyra kur jap mendime): mos prisni cirk ..une vetem gjera te thjeshta fare kam.  Po deshet xixa-buba, fishekzjarre, disko-balls ..pyesni ata te Burreto-s. :)

Reklame Mercedesi …alla Shqiptarce

Cfare moto mund t’i vesh kesaj foto?  Them “Mercedes-Benz, ..si kjo s’bo nona!”

Librivox

Kjo eshte reklame!

…sidoqofte, eshte reklame ndryshe nga te tjerat.  Per ata qe kalojne shume kohe duke udhetuar nga puna ne shtepi e nuk kane mundesi apo kohe te ulen te lexojne, menyra me e mire jane audiobooks — pra librat ne forme te incuzuar.

Faqja ne internet Librivox ka nje katalog me rreth 1500 tituj, edhe perqendrohet me teper ne librat e letersise dhe filozofise klasike.  Sa here shkoj, me duket vetja sikur jam ne dyqan cokollatash e rri me gisht ne goje duke pare ne vitrine se ke do zgjedh me perpara. Cdo gje mund ta shkarkosh falas, dhe puna behet nga vullnetare.  Eshte vertet parajse njohurije.

Kuptohet, nuk eshte njesoj si te kesh librin perpara e te shfletosh vet faqjet, por eshte mijra here me mire se te thuash “..s’me del koha per te lexuar.”  Statistikisht ne Amerike, nje individ shpenzon rreth 2 ore ne makine – ne vend qe te degjosh 5 here rresht ne radio “Oops I did it again,” ke  filluar e perfunduar “1984″ te Orwellit

Konsumim te mbare — falas e teper te vlefshem (kete rradhe.)

http://librivox.org/

Mami jot s’ishte e para e babit tend

Gjate rruges per ne pune, u be nja 1 muaj qe kaloj perball kesaj reklame nga wiskey kanadez Canadian Club.    Mendoj se qellimi kryesor i reklames eshte per te zhvendosur konkurrenten tjeter Crown Royal nga mendja e bleresve.

Ballina: Mami jot s’ishte e para e babit tend

Reklama inspiruese ne print!

kliko ketu per ta pare me qarte.

Hyr ne brendesi te artikullit per te pare te tjerat. Read more »

Femijet bombardohen nga reklamat

60838943_2ad165b008.jpgNe nje studim te fundit qe eshte bere ne USA, eshte vene re qe femijet bombardohen nga reklamat, sidomos reklamat per ushqime te ndryshme. Ne fakt, industria e reklamimit per produkte femijesh eshte rreth 15 miliard dollare ne vit.

Per kurjozitet, me 1983, marketert shpenzonin rreth $100 milion ne vit per te reklamuar tek femijet. Pra, 20 vjet me pas, kjo shifer eshte shumefishuar 150 here — dhe si rezultat, femijet e sotem Read more »

« Older Entries

Newer Entries »

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Gjate viteve kane kontribuar edhe autore te tjere, emrat e te cileve do ti gjeni ne artikujt perkates. Artikujt jane (c) nga autoret perkates.