C'eshte sherbimi i konsumatorit? ..pyesni trafikantet e droges!

Sot CNN kishte nje artikull interesant mbi shnderrimin e trafikanteve te lendeve narkotike ne biznese qe rivalojne edhe bizneset e medha legjitime persa i perkete manaxhimit, financave dhe marketingut.

Ne nje rrjet qe ishte zbuluar kohet e fundit, te quajtur Cartoon Network, ishin gjetur plote paketa te pergatitura per shperndarje gjate Krishtlindjeve dhe festave te Vitit te Ri. Ne cdo pakete kishte nga nje shenim: “Gezuar Festat nga miqte tuaj tek Cartoon.”

Konkurrenca midis shitesve te lendeve narkotike tashme behet nepermjet avantazheve te biznesit. Ashtu sic konkurrojne kompanite me produkte cilesore, ashtu konkurrojne edhe tregtaret e lendeve narkotike. Sipas CNN, klientet e Cartoon Network ishin deshperuar shume nga lajmi i kapjes, dhe ankohen se sherbim te tille nuk gjejne dot nga shperndares te tjere.



8 Responses (Add Your Comment)

  1. Goxha shembull pozitiv, por gjynah qe vjen nga ky lloj biznesi.

    Ne Shqiperi sherbimi ndaj konsumatorit eshte cope-cope. Ka me qindra shembuj nga realiteti shqiptar ku klienti ndihet i trajtuar si ndonje rob qe po i çan koken kompanise duke kerkuar informacion apo dhe ndihme rreth sherbimeve te vecanta.

    Gjergj ta tregova shembullin e fundit me nje ISP (dhe jam i sigurt qe nga kjo ke marre spunto per te nxjerr kete artikull :D)ku i kerkoja tarifat per nje sherbim te tyre. Ia nisa nje e-mail te shtunen tek adresa e Sherbimit Konsumator (qe thoshte ne web faqen e kompanise se eshte i vlefshem 24/7) si dhe tek e nje personi pergjegjes te sherbimit dhe pergjigje kam marre vetem te henen, pasi i rinisa e-mailin e dyte.
    Personi pergjegjes i Sherbimit ndaj Klientit i ISP-se me kish nis me attach vetem oferten dhe per tekst as 2 rreshta nuk kish shkruar te tipit “faleminderit qe po interesohesh per sherbimet tona e bla blat qe duhen per ta bere prospektin te rendesishem per kompanine”.
    Me pak fjale mesazhi qe morra une ne ate lloj menyre ishte: “na merre kete informacion dhe mos na çaj koken si shume”.
    Hidhen gjithe ato leke nga investuesit e ketyre kompanive per te krijuar produktin apo sherbimit dhe nuk trajtohen ca ceshtje ne dukje teper te parendesishme, por qe me te vertete jane esenciale per ecurine e nje biznesi.

  2. …s’ke c’i ben kur kompanive u mungon serioziteti. E keqja eshte qe aty mungojne organizata “watchdog” qe te mbajne kompanite ne vij te drejte.

    Si ne tym, me duket te kem degjuar per nje organizate per mbrojtjen e konsumatorit ne Shqiperi. Nese vertet ekziston, do ishte interesante te shihje cfare statuti kane, dhe cfare roli mund te luajne — ndoshta jo thjesht per rastin tend, por ne pergjithesi.

  3. Ekzistojne disa, por me e degjuara eshte ZMK-ja. Edhe une nuk di ta them se sa eficente apo impakt kane keto zyra ne rregullimin e marredhenieve kompani-konsumator, por gjithsesi po te jap linkun t’i hedhesh nje sy per te pare stautin dhe qellimin.

    http://www.konsumatori.org

  4. Pervec faktit qe faqja s’eshte e perfunduar, s’me duket keq si organizate. Ofronin edhe mbrojtje ligjore te konsumatorit ose atyre qe perfaqsonin interesat e konsumatorit.

    Jam kurreshtar te di kush i financon.

  5. aha..
    per financime te gjithe neper dyert e ambasadave i ke

  6. Eri, pyeta ZMK-ne per informacion po s’mora me shume pergjigje se “jemi organizate jo-qeveritare.” ..por sic thote Flo ..neper dyer ambasadash rrezik i ke per financime.

  7. Ajo dihet qe me teper syte i kane nga donatoret, se sa nga konsumatori.
    Keto OJQ kane ndermarre disa fushata te tipit “Turp te kesh, u bere ti”, me demek qe konsumatori te reagoj ne kete menyre ndaj shitesit, nese veren se cmimi eshte rritur nga 1 jave me pare. Pervec evidentimit te emrit te OJQ-se, kjo fushate nuk gjykoj se ka dhene ndonje efekt tek konsumatori aq me teper tek shitesit.
    Kam frike se keto OJQ do perfundojne ne organizata gjobvenese, duke kerkuar leke ne kembim te mos cenimit te imazhit te kompanive, rol qe ne shume raste sot ne Shqiperi e luan media.

  8. Gjergj pergjigja qe ju ka dhene juve edhe nje here tregon qe keto kompani e kane vizionin gjysmak. Nuk perfitojne nga rasti te bejne pak PR ne favor te organizates se tyre, por reagojne ne menyre amatoreske duke u pegjigjur thjesht “jemi OJQ”.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.