Cfare biznesi do te hapnit ne Shqiperi?*

(Kjo eshte nje nga temat qe pata humbur para 1 viti kur u be transferta. Po e vendos te plote me gjithe komentet sic ka qene ne Gusht 2007)

Nuk e di ne mund ta quaj sondazh ne kuptimin e mirfillte te fjales, por, per mendimin tuaj, cfare mungon ne Shqiperi per momentin? Sikur te kishit parate e duhura, cfare biznesi do hapnit?!

…une, po te kisha para do hapja nje “investment warehouse” — pak a shume si qender per agregim investimi. Ju?

  1. A shkruan:

    Investment warehouse mund ta kishe pak te veshtire; 3 shoqeri te pensioneve private qe ekzistojne tani per tani duket se kane ngecur pa shume zhvillim.

    Ne ke ndonje pajisje qe nxjerr uje nga hici apo energji nga dielli me efektivitet, sille :)


  2. gjergji shkruan:

    Fillimisht kisha vene si “p.s:” qe pergjigjet “uje” dhe “drita” s’quhen, ..po e hoqa. :)


  3. Selfmaderadio shkruan:

    energji solare, fabrike per ndertime impiantesh te energjise solare: per vete dhe per te huajt (interesi per impiantet i madh, kostoja e fuqise punetore e ulet)

    Farma-industri: shume semundje, nje popullsi qe po plaket dhe shume medikamentoze, popullsi shume e stresuar dhe depresive

    Industria ushqimore e tipit weight watcher: nje rini e obsesionuar me te bukuren.

    Industria e modes: fuqi e lire punetore, mungese e linjave lokale te modes masive, nje rini e harbuar mbas modes.


  4. tetena shkruan:

    sikur te kisha parate e duhura, do te mundohesha te mesoja shqiptaret qe ka ca gjera qe nuk duhen bere vetem per te fituar leke. P.sh te mbash rruget apo varrezat e pastra. Nejse selfi ka idera te mira veç p.sh. nuk e di sa fitimprurese eshte energjia diellore apo sa veta do te donin te hanin me djete ?


  5. gjergji shkruan:

    Tena, paraja eshte stimulues shume i mire, po u perdor sic duhet dhe aty ku korrupsioni nuk eshte problem kryesor, si ne shqiperi.

    Per varrezat, kur isha ne Montreal, po kalonim me makine afer nje varreze ku bari kishte marre dhene, dhe ky shoku qe ishte me mua m’tha qe mirmbajtesit kishin dal ne greve.


  6. ITS shkruan:

    Stripclub, Shqiperia ka sa me shume nevoje per femra nudo!


  7. E.H shkruan:

    pse duhet te shkoj te paguaj ne nje stripclub…pak femra nudo ka rruges???

    ….dhe pastaj…. plus si affinité pour pas chere….

    Selfmaderadio,

    per kete qe thua ti duhet nje kapital investimi shume i madhe….

    plus mendon vertete se shqiptaret jane gati per kesi lloj progressimi???


  8. Selfmaderadio shkruan:

    Une nuk jam ekonomiste, por po perpiqem qe nga eksperienca ime ketu ku jetoj te hedh grepat ne Shqiperi:

    PO e nis nga fundi:

    Moda: Ne zurich ka plasur nje interesim i jashtezakonshem per moden lokale. Keta jane designer te rinj por me idera qe ju flasin te rinjve. Eshte bere nje biznes i pelqyeshem. Receta eshte: idera te bukura dhe cool te fiksuara ne cilesi shume te larte. Klienti eshte studenti, i riu urban, Yupies and Dingies. Nga vizitat e mia ne Tirane me rezulton se te rinjte janete obsesionuar me veshjen por nuk ka fare fantazi. Edhe mbas 17 vjet “lirie” njerezit nuk po e gjejne dot lirine individuale. Megjithate, per tregetine ka ne Tirane nje efekt shume interesant: Po e hapi njeri nje biznes te ri, te papare, diten tjeter e ndjekin 100 te tille. NE se behen 100 desinjers qe prdhojne jo per eliten e media por per njeriun urban lind nevoja e aktivizimit te industrise tekstile. Dikush do hedhi idene e rihapjes se fabrikave te prodhimit te stofrave, pambukut, duke bere keshtu qe lenden e pare ta blinin edhe me lire nga c’e blejne tani ata pak desinjers te Tiranes. Dhe pastaj rrota rrotullohet vete. Del nga kornizat e lokalizmit dhe hidhesh pak nga fqinjet, e keshtu me radhe. Ne long term me duket nje dege me premisa.

    2. Industria ushqimore, zoti e di pse nuk investohet ne industri ushqimore ne Shqiperi. Eshte thesar e shkuar thesarit. Ekziston nje miniinfrastrukture qe mund te rivihet ne pune. Boll ta fillosh me nje dyqan te vogel qe shet sandwich, me sallate, zarzavate, te tipit te shendetshem, kos me fruta te fresketa dhe me kalori te llogaritura, e njemije gjera te tjera qe mua me duken ashiqare e qe njerezit atje nuk i shohin edhe pse nuk jane me aq te papare. Nuk te duhet shume investim per te filluar, por ne se je i zgjuar dhe ndjek zhvillimin e trendeve te shoqerise te ben te perfundosh me fabrika te medha.

    Farma idustri, po te duhet investim i madh, edhe pse ne shqiperi dikur ka pasur nje fabrike per te prodhuar aspirina (aspirina eshte miniere ari). Por mund te besh ndonje joint venture me Novartis apo Roche. Por, e vertete, ketu luhet para.

    Impiantet solare: Mendo ke nje treg gjerman (sikur te ishte vetem ky) ne ekspansion per solare. Si nuk i shkon njeriu ndermend te lidhet me ndonje firme prodhimi gjermane dhe ta kanalizoje prodhimin ne Shqiperi, ku fuqia punetore eshte e lire? Nje here qe infrastruktura futet ne shqiperi, ajo ngelet aty. Duhet pak investim por eshte nje investim qe te paguan mire ne long term. Bej nje liste se ku mund te eksportosh, dhe mos harro se njehere qe impiantet jane ne shqiperi do i hyjne ne pune edhe vendasve. Me gjithe ate diell qe ka Shqiperia, ky biznes eshte shume i leverdisshem.

    Ajaja, enderra ne diell keto te miat :DDD


  9. Selfmaderadio shkruan:

    Aktivitete te tjera:

    1. Firma me infirmiere qe ju sherbejne te semureve dhe te moshuarve ne shtepi.

    2. Firme babysiterash.

    3. Firma pastrimi, per byro apo shtepi.

    4. Hostel (me duket se ka nje hostel ne Tirane, nga nje arkitekt i ri zviceran qe eshte i martuar me nje shqiptare, e kam lexuar ne gazete para dy vjetesh)


  10. eT shkruan:

    riciklim plehrash !


  11. gjergji shkruan:

    me aq makina te vjetra sa ka shqiperia, edhe nje varreze makinash nuk eshte investim i keq.


  12. A shkruan:

    Self,

    1) Industria Shqiptare ma merr mendja se do ta kishte te veshtire te konkuronte me tekstilet aziatike nga ana e cmimit. Dakort, “time to market” do te ndihmonte goxha por s’ma merr mendja qe tregu eshte aq i perparuar.

    2) Nese restorantet shihen si industri ushqimore, atehere ajo po lulezon tashme :) Sa per industrine ushqimore prodhuese (fabrika etj) ajo ne njefare menyre ekziston tashme, Sidnej, Ajka, Lufra, EHW, KMY, Rozafa etj. ne fakt kjo industri ka nevoje per me teper ndihme qe te rritet e te kaloje fazen e punishteve qe te kapi edhe tregjet europiane ne menyre qe te kete kliente me me shume pare ne xhep dhe te kete economies of scale.

    3) Ekziston Profarma ne Shqiperi qe vazhdon te prodhoje ca gjera (e privatizuar). Industria e mbledhjes se bimeve mjeksore ekzison gjithashtu.

    4) Ngrohja diellore. Ketu jam dakort me ty vecse do kerkoj ca investim fillestar per te tranfesuar menyren e punes e diturite e perditshme.

    eT,

    Dakort por si do te nxjerresh para prej saj? Duhet te kesh kontrate me shtetin.

    Gjergj,

    Shiko se makinat e vjetra nuk shkaterrohen/groposen etj. Ato ruhen per pjese kembimi.


  13. Selfmaderadio shkruan:

    A.

    1. Per industrine tekstile, ke te drejte, Azia i ka cmimet me te uleta. Por, une besoj qe shpejt do vije edhe kunderryma dhe do kerkohet te prodhohet perseri ne vend. Nga ana tjeter American Apearal eshte nje shembull qe tregon se nuk ke nevoje te transferosh prodhimin ne Kine apo Indi.

    2. Per industrine e ushqimore e kisha fjalen per nje nish tjeter: ate te ushqimit te kontrolluar, pa yndyrna, me vitamina. Ti nuk e ke idene se sa firma start up po ngrihen ketu tek une, qe shpikin patenta ushqimesh (dhe ja shesin pastaj Nestle ;))

    Ate te plehrave e mendova edhe une, por ashtu si edhe ty, mendoj qe kjo varet nga interesi i shtetit dhe financimi i tij. Nga ana tjeter, sot lexova nje shkrim te shekulli per njerezit qe jetojne nga plehrat dhe i riqarkullojne ato, dhe pyeta: cfare dhe ku i riqarkullojne?


  14. buli3go shkruan:

    Selfmaderadio: qenke e disponuar per kete teme. Sa i perket temes, ne vitin e trete te studimeve, ne kuader te lendes Distribution and Selling kishim per detyre te benim nje plan biznesi per nje biznes i cili nuk eshte i lejuar. D.m.th. qellimi ishte, poqese shteti heq te gjitha barrierat per cfaredo lloj biznesi, ju cfare biznesi do te hapnit. Dhe une zgjodha per te hapur nje kompani per sherbime te pergjimit. Pra, jo pergjime siç ben shteti, por une do ofroja sherbime edhe per persona fizik (shembull burri deshiron t;ia pergjoj gruan, ose ngjashem). Nuk eshte fjala per zyre detektivesh.

    Pra, ky do te ishte biznesi qe do e hapja ne Maqedoni, por edhe ne Shqiperi pasiqe tema (e pergjimit) eshte aktuale ne politiken e ketushme.

    P.S. Gjergji, mund te ta dergoj ne format te shkurter punimin, por nje dite tjeter.


  15. gjergji shkruan:

    Buli, nuk jam i sigurt per ligjesin e biznesit, por jam i sigurt qe dicka e tille ekziston ketu ne USA. Mund te perdoresh sherbimet e nje detektivi privat per te pergjuar bashkshortin/en nese dyshon se ai/ajo po te tradhton.

    Ne fakt eshte nje emision ne televizor qe quhet “Cheaters” (Tradhetuesit) ku bashkshorti/ja dyshon se tjetri/a po e tradhton edhe shkojn kto t’emisionit e pergjojne per nja 2-3 dite edhe pastaj e kapin n’akt me kamera. …eshte qamet e i fort si emision se ca s’t shofin syt.

    Sidoqofte, ma dergo punimin se kam qef me e pa.

    Selfmaderadio — jam dakort me ty qe Shqiperia mund te kete sukses ne industrine tekstile dhe ushqimore. Per mendimin tim, problemi i tekstileve eshte thjeshte ceshtje brandimi. Tekstilet jane kthyer ne komoditet (jo me kuptimin “lux” si ne shqiperi), pra s’ka shume ndryshim njera nga tjetra se te gjitha jane bere pothuajse ne te njejtat fabrika diku ne Indonezi, Indi e Kine. E vetmja gje qe i ben te ndryshoj eshte marka/brandi. Jam i sigurte qe ne shqiperi ka vend per te filluar nje brand veshjesh, ..bile eshte gje qe e mendoj shpesh si, qysh, tek…etj ..edhe jam i bindur qe behet.


  16. E.H shkruan:

    Mu dha rasti te shkoja ke zyrat e doganes dhe nder te tjera bera pak muhabet per import eksporti.

    Nje nga problemet kryesore eshte taksa shteterore mbi mallat qe fut ne nje shtet, taksa varet jo vetem nga shteti ne te cilin jane prodhuar por gjithashtu edhe nga materjali, sepse produkti dhe materjali duhet te jete konforme rregullores dhe ne normat e shtetit ku hyjne.

    Ne france psh prodhimet e importuara nga Kina jo vetem jane te limituara, taksohen 25-50 % (ne mos me shume per disa produkte)

    Tani, mqse Shqiperia eshte gjithmon ne kaos, them se zoterinj keni shance te beni psilliqe te ndryshme.


  17. A shkruan:

    Self,

    1) Per tekstilet me vjen keq por i qendroj mendimit tim, po te jap 50% mundesi qe te eci thjesht per time to market :)

    2) Per industrine ushqimore, dakort por vetem per eksport. S’ma merr mendja qe do eci ne tregun vendas.

    Para ca ditesh kishte nje artikull diku per ngritjen e cmimit te qumeshtit ne BE se kishte shume kerkese ne Azi. Ne Gjermani duke qene qe s’prodhojne dot me teper (kufizime nga BE) kane filluar te investojne per ferma qumeshti jashte kufijve te BE-se. Shqiperia do te ishte ideale per kete pune por ja qe ketu…..

    Nejse, teme e mire kjo Gjergj, mbase do ta huazoj pa te drejte kthimi :)




6 Responses (Add Your Comment)

  1. e mbaj mend debatin mgjth nuk e mbaj men ç’kam shkruajtur !

  2. pa e vra mendjen 2 here.
    Shkolle mer yahoo.
    Me ligjet dhe kushtet e sotme, me kerkesen e sotme dhe me injorancen e sotme, aty qiten mo kollaj leket.
    Shkolle.Education, Education, Education.
    Kombinuar po brenda asaj infrastrukture dhe me kurse profesionale dhe certifikime online.
    It works just great, dhe ke pak telashe. Pak telashe per ta administruar, por dhe larg qofte te duhet ta mbyllesh ke prape pak telashe.

  3. Me aq shkolla sa ka atje, ja vlen?

  4. po re ja vlen .
    po bie avash avash puna, por prape ka vend dhe per ca kohe per te fituar me te dyja duart.
    E me vone, po te kesh cilesi dhe tru, mund te mbijetosh.
    Sidomos po e diversifikove i cike produktin edukativ qe ofron.
    Kurset ecin akoma qamet. Te nxjerrin faqebardhe.
    Tipi i CEPU-t ne ITali psh do kishte shume sukses. Ngordhin i cike per kurse paraunviersitare mileti. Dmth qe te mesojne ato qe duhej ti kishin mesu ne gjimnaz.
    Tashti i ka kap budallalleku i certifikatave shqipot.
    Duan te gjithe te behen CNNA, MSCE etc etc
    Kane dhe leverdi te kene sa me shume qendra ku psh mund te japesh TOEFL online pa u largu shume nga vendbanimi.
    Kshu paradite boje shkolle, pasdite boje per kurse. Merr nje access stabel interneti. Bej kurse gjuhesh te huaja, IT etc dhe licensohu qe tu mundesosh te marrin dhe certifikaten aty tek ti online.
    Futja me kurse teorike qe te mesojne si te marresh certifikaten dhe del faqebardhe ti, faqebardhe dhe trupeshqit qe kane mesu aty se jane bere CCNA, MSCE, OCP olelele 😛

  5. Qender telemarketingu. So ago indianet ok me theks shqitar.

  6. Edhe une dyshoj n’sugjerimin e Mozes; thjesht sespse kjo ide ka deshtu ma n’praktike te ne Shqiptaret. Mund t’flas per Kosoven, kur te them se sot me shume se 3 universitete/shkolla i kane “mbledhur plackat” mbas 4-5 viteve ne funksion. I vetmi universitet qe asht ma i stabilizuem asht American University of Kosova. Universitetin e Prishtines nuk po shti n’kete liste.

    E sa per ‘bizenisin’, sipas sezones, do te kisha investuar per ta zhvillu nje lige te futbollit Amerikan (NFL). Shqiptareve sigurisht qe do t’i pelqej shikimi i ketij sporti…

    NYG 3 – PIT 7

    🙂

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.