Cfare kerkojme nga agjensite e Marketingut.

Sidoqofte, gjate takimit para 2 javesh, dhe atij sot, vura re disa gjera qe do ta na ndihmonin shume ne klienteve, si dhe agjensite ne punen e tyre:

1. Njihe mire klientin.

E di qe me vete po mendoni: “..kjo eshte primare, pse duhet vene ne dukje?” Sidoqofte, keto gjerat e thjeshta shpesh harrohen. Per shembull: ne rastin tim, kompania jone prodhon cokollata dhe cdo gje qe ka lidhje me cokollatat (pudra e kakaos, gjalpi i kakaos ..etj etj.) Keto jane edhe arsyjet per ekzistencen tone. Atehere, mire do ishte qe ne komunikaten per mediat, agjensia te mos shkruaj gjera te tipit “..farat e bimes se kakaos qe prodhohen me aq dashuri nga firma …” Farat e bimes se kakaos nuk i bejme ne, i ben natyra.

2. Te gjithe punonjesit e agjensise duhet ta kene te qarte qellimin

Nuk me pelqen qe pas 4 oresh diskutim se cfare do vihet, ku do vihet e si do vihet, te dali qe secili nga perfaqsuesit e agjensise ta kishte kuptuar ndryshe qellimin e punes. Po diskutohet per nje produkt, apo per nje game produktesh, keto gjera duhen sqaruar qe ne fillim. Sepse, ato 4 ore pune pothuajse mund te shumezohen me zero.

Nese nuk e kuptoni qarte qellimin e projektit, eshte me mire te pyesesh, sesa te kuptohet me vone qe ishit keqkuptuar. E kam te qarte qe nganjehere agjensia nuk do te duket sikur s'kupton projektin, sidoqofte, eshte me mire te behen pyetjet qe ne fillim dhe puna te shkoj vaj, sesa te duket sikur puna po shkon vaj, e pastaj te vesh re qe keni humbur ore te tera. Ne fund te fundit, kur nje kompani zgjedh nje agjensi, rendesi ka si shkon puna, dhe jo sa shume di agjensia. Zakonisht ato qe duket si dine shume, ne i evitojme se mendojme qe nuk do kemi buxhet per te perballuar kerkesat e tyre.

3. Bej surpriza. …ne i pelqejm shume!

Para 1 viti, kur po kerkoja te gjeja nje agjensi ne USA te me ndihmonte me tregun Hispanik (Meksikanet qe jetojne ne USA.) me erdhi me FedEx nje pako nga nje agjensi ne San Antonio (Teksas.) Brenda ne pako, gjeta 5 nga ato kutite e vogla te erzave per gatim, dhe nje DVD te agjensise. Po vrisja mendjen, c'dreq jan keto erza. I hapa, kapaket, i mora ere (se kujtova mos ishin barishte) ..dhe vertetova qe ishin vertet erza. S'po kapja fillin e muhabetit, kur shikoj etiketat, desh rash nga karrigija. Secila etikete, kishte fotografine e nje personi. Cdo kuti erze kishte emrin e personit ne fotografi, dhe udhezimet e perdorimit tregonin per personin ne fjale. Psh:

Emri i erzes: Martha Mix
Logo: foto e Marthas
Perdorimi: Perdor Martha Mix sa here marka juaj te kete nevoje te behet pak me pikante. Kombinimi i njohurive te Marthas ne media, reklamim televiziv dhe printim vizual i japin markes tuaj aromen e shijshme te nje gatimi qe te mbet gjithnje ne mendje.

Si thoni? Nga 5 agjensite qe intervistuam, cilen zgjodhem? …ate nga San Antonio, sigurisht!

Gjergj Dollani
konsumerizem101.com]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.