Cigarja: ky produkt i cuditshem.

Dje dola me nja dy shoke, dhe ndaluam diku per te blere nja dy paketa cigare. Gjysma e paketimit shkruan me germa te medha “Fumer Tue!” Prap se prap, konsumatoret e injorojne shenimin dhe vazhdojne ritualin e perditshem te blerjes se paketave.

Si shpjegohet kjo sjellje e konsumatorit, kur keto vitet e fundit ne te gjitha vendet e zhvilluara te botes fushatat anti-cigare nuk reshtin se bombarduari me mesazhet e tyre te frikshme? (Nuk po flas ketu per ata qe nuk e lene dot cigaren sepse kane kohe qe e pijne. )

E verteta eshte qe parate qe kompanite e duhanit harxhojne per parandalimin e ketij produkti mund te cilesohen si qindarka ne krahasim me parate qe harxhojne per promovim.  Sipas komisionit Amerikan te Tregetimit, ne vitin 2003, kompanite e duhanit harxhuan rreth 72 milion dollare ne reklamime per ndalimin e pirjes se duhanit.  Po ne te njejtin vit, kane harxhuar 15.2 miliarde dollare ne reklamim dhe promovim te produktit.

Shitjet per vitin 2003 ishin 360 miliard dollare.  Dhe statistika me interesante: kompanite e duhanit gjate ketij viti kane shperndare falas rreth 7.1 miliard cigare.

Sidoqofte, cmimi per nderrim me te mire lekure, i shkon kompanise Philip Morris, qe tashme ka nderruar emrin ne Altria: nje reference ndaj “altruist” ..meqe kompania ka gjithnje ne mendje mireqenien e publikut.

konsumerizem101.com



9 Responses (Add Your Comment)

  1. Eeeehhh….po ashtu ashtu do vdesim, po te pakten tja bejme vete varrin vetes … 😀 – tha duhanxhija ….

    Ne disa vende reklamimi i cigareve eshte i ndaluar, si ne France per shembull, nuk eshte e mundur te gjendet asnje reklame si ne media si rruges, sepse eshte me ligj.

    Tani mu ca me vjen inat, eshte se nga nje ane shteti na bo “moral” jo po kancer, jo po keshtu e jo po ashtu…dhe nga ana tjeter plasen tu ngrit taksat, qe i fusin ne xhepin e tyre…(nga nje ane ata ulin nivelin e konsumimit, por nga ana tjeter duke rritur taksat, ata po te njejtin fitim kane…thjesht per mua bejne figure te bukur sepse thone qe ja po ju shpetojme jeten, dhe po ngrejme cmimet per ju …. *ok, rrofsh, ta paca borxh…)

    Po ta lija, do e lija vetem per inot qe mos pasuroja shtetin akoma me shume… jo per gjo tjeter… 😀

    http://video.tinypic.com/player.php?v=33jmuz4

  2. Une e kam lene!

  3. Une jam kundra ndalimit te shfrenuar te cigares. Kam pershtypjen qe cigarepiresit jane duke u persekutuar tashti vec duhet thene e verteta deri ne fund:
    1. nje zyre pa tym cigareje nuk eshte keq
    2. nje bar pa tym cigareje – rrihet me mire
    etj etj.

  4. Njof njerez qe pijne nga 2 paketa ne dite, dhe jane te bindur qe eshte mire qe ndalohet cigarja neper bare e vende publike. Arsyeja qe pajtohen eshte “pse duhet 1 qe s’pin cigaren te duroj tymin tim,.

  5. ok, e pse un qe pij cigare duhet te ndalohem ne cdo lloj vendi per te rrespektuar deshiren e atij qe nuk pi, nderkoh qe ai nuk rrespekton deshiren time qe e pije ????

    gjithsesi, personalisht, edhe pse e pije, nuk jam kunder ndalimit ne vendet publike…pervec diskotekave…

  6. Paradisa ditesh isha ulur ne tavoline me nje grup persona nder te cilet kishte edhe te saponjohur. Nje prej tyre po pinte duhan dhe pyet nese dhe une pija duhan, i pergjigjem: Jo.
    Ok,-me thote- tani po pi gratis 🙂
    Duke lene menjane shakane ne kete rast, une jam PRO ndalimit te pirjes se duhanit ne vendet publike, neper bare e restorante duhen te ekzistojne dy ambiente nje per duhanpiresit dhe tjetra jo, keshtu nese dua te pi gratis apo nga xhepi im zgjedh qe te ulem ne ate ambient ku me lejohet te bej nje gje te tille.
    Sa per shprehjet antiduhanit qe shoqerojne paketat e cigareve, pervec faktit qe eshte nje detyrim ligjor dhe do s’do kompania do ta vendosi , efektin me te madh e ka pikerisht tek personat qe sapo e kane filluar pra jo duhan piresit e rregullt, pasi ata jane te ndergjegjshem qe i bejne keq vetes dhe ajo shprehje nga ata nuk vihet re fare, por per dike qe nuk ka varesi kundrejt tij ka nje efekt te madh,pra sipas mendimit tim ne pergjithesi keto shprehje luanjne nje rol me te madh ne mosrritjen e numrit te duhanpiresve te rinj(termi te rinj nuk i referohet moshes se tyre) dhe jo ne minimizimin e numrit te duhanpiresve aktuale.

  7. “Gjysma e paketimit shkruan me germa te medha “Fumer Tue!” Prap se prap, konsumatoret e injorojne shenimin dhe vazhdojne ritualin e perditshem te blerjes se paketave.”
    Nje reklamimim i detyruar ne paketat e cigareve.
    I menduar se ngaqe eshte i detyruar mund te mos jete dhe i vertete.
    Duhane Demton Rende Shendetin
    Duhani Shkakton Kancer
    Duhani Demton Grate shatezena
    Duhani Vret

    Etj… etj.. si ka mundesi qe megjithe keto etiketa qe zene gjysmen e paketes njerezit vazhdojne te pijne duhanin.
    Po perpiqem ta spjegoj nga ana psikologjike:
    Vetevrasje e perditeshme, por deri kur?
    Deri ne momentin qe ta kuptojme vertete se ajo po na vret, ta ndjejme vrasjen e perditeshme dhe kete e ndjejme ne nje moment dhe atehere eshte shansi per te lene duhanin.
    Duke qene duhanpires e kam provuar dhe e kam lene nje here per 8 muaj dhe e nisa serish.
    E lashe se e kuptova se vertete po me shkaterronte, humbja te pakten 100 min.. ne dite duke pire duhan dhe kuptova qe ndikonte negativisht ne kujtesen time. Ne te pandergjegjshmen njerezore fshihet cuditshem deshira per te vrare veten, per ti bere keq vetes dhe kjo plotesohet me se miri nga duhani dhe alkoli. Duhanpires jane kryesisht njerezit sensibiel te cilet nuk pranojne dot te berit keq dikujt apo qe dikush ti bej te ndjehen keq.
    Ndersa tabelat me shkronja te zeza shkruajne Duhani Vret! shume nga njerezit e kane kuptuar gabim kete shkrim te detyrueshem nga shteti. Dhe mendojne keshtu shkruhet se jane te detyruar nga shteti jo se vertete vret, ja une e pi dhe ai nuk me vret. etj… etj…

  8. ate lere mutin “LM” mos e nxirrni se na ka nxire jeten jane me lire cigaret aty ne shqiperiketu ne itali po e paguaj 4.5 euro nje paket 20 cigare

  9. Po tani qe kane filluar ta ndalojne cigaren kudo ne boten perendimore, cfare do te thote kjo per kompanite e cigareve?

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.