Dashuria e Prindit: Femija i mire vs. Femija i keq

mir-keq.bmpSi prind i ardhshem fantastik, qe do jem, mendoj shpesh si do sillem me femijet e mi. Sa dashuri duhet ti jap, ….sa here ne dite duhet ti qortoj, ..si dhe kur (dhe per sa kohe) duhet ti le pa buke kur bejne ndonje gabim.

Nejse, ti leme shakate me nj’ane, por kompanit ballafaqohen cdo dite me vendime te tille. Nje “femije” per ta eshte nje SKU, ose nje Business Unit, ose nje repart, ose nje punetor. Problemi qe vihet re shpesh eshte: Me cilin “femije” ja vlen te merresh me shume? ..me femijen e mire, apo me femijen e keq?” Kam frike se jemi mesuar gjithmon te merremi me femijen e keq, dhe harrojme qe ndoshta duhet te perqendrohemi me shume tek i miri.

picture_bcg_matrix.gifNje model klasik qe perqendrohet tek menyra si duhet te sillet kompania me nje “femije” eshte modeli i Boston Consulting Grou (BCG) qe quhet Matriksi i BCG.

Per t’i dhen nje shpjegim te shkurter, produktet jane ndare ne kate grupe:

Yjet – keto jane produktet superstar te kompanise qe jane “femijet e mire” te cilet po rriten shpejt por edhe jane dominante ne treg.

Cash Cow (lopet e parase) – keto jane ato “femije te mire” qe kane kaluar fazen e rritjes se shpejte por sjellin vazhdimisht para ne biznes, dhe normalisht kompania nuk harxhon shume energji per ti manaxhuar.

Qente – keto jane ato “femijet e keqinj” ku prindi po mendon te heq apo te mos heq dore. Normalisht sugjerohet qe produktet ne kete kategori te likuidohen, ose te harxhohen shuma te medha parash qe ti kthesh ne Yje.

Pikepyetjet – keto jane ato “femijet beterr” qe duket sikur mund te rregullohen por edhe kane premisat me te medha per t’mos t’u rregulluar. Keto lloj produktesh kerkojne shume para dhe vemendje sepse po rriten shpejt, por nuk sjellin fitime sespe nuk kane nje pozicion te mire ne treg.

Cikli i produktit shkon normalisht keshtu: Qen -> Pikepyetje -> Yll -> Cash Cow -> (Qen/Yll).

Problemi eshte se kompanite perqendrohen shume tek pikepyetjet duke menduar se Yjet dhe Cash Cow-t s’kane nevoj per shume vemendje sepse jane te parat ne treg dhe ose po rriten vazhdimisht ose sjellin shume para. Mirepo mendoj se eshte gabim te perqendrohesh tek “femijet e keqinj” me shpres se ato do te rregullohen dhe te harrosh “femijen e mire” qe ne fund te fundit po te ndrit faqjen.

Ne rastin e kompanise tone, jemi ballafaquar me problemin qe nje pjese e madhe e SKUve (SKU – Stock Keeping Unit – numri specifik i cdo produkti ose varjant produkti) per ne jane ose Qen ose Pikepyetje, dhe ngaqe jemi te interesuar te mundohemi ti kthejm ne Yje, harxhojme tmerresisht shume para, dhe nuk eshte e sigurte nese do shohim frytet e punes apo jo. Prandaj, sugjeroj qe me mire te perqendrohemi tek SKU-te e mira qe po na sjellin fitime. Ne kete menyre minimizojme edhe rrezikun e humbjes se energjive dhe parave ne produkte pa fryte.

Ju c’mendoni? Nga eksperiencat tuaja me produkte apo femije, si duhet te veprohet?

p.s: M’thoni “te lumshin duart” per kryevepren time ne vizatim ke imazhi i pare 😀 (s’kam gjo me njerzit me quka :D)



12 Responses (Add Your Comment)

  1. Nga eksperjenca ime shume e madhe me femijet….
    Do thoja qe une do ndiqja te njejten menyre…
    “Femijet e mire” jane femij te mire, dihet cfare bejne, i njihet vlera.
    Ndersa “femijeve te keqinj” i duhet dhene nje mundesi, nje shanc qe te behen “yje” …

    Them se potencjali i mundeshem duhet vleresuar, i duhet dhene shanci dhe mundesia per tu bere cka ata kane mundesi te behen…

    Eshte si puna e lojrave…po nuk rrezikove, dhe investove, nuk ke shanc te fitosh…

  2. Dakort, por problemi eshte se shumicen e rasteve te gjithe mendojne se “potenciali i mundshem duhet vleresuar” dhe harrojne te shikojne gjerat qe kane te cilat kane kohe qe po japin rezultate.

    Ne anglisht, eshte shprehja popullore “Nje zog ne dore ka me shume vlere se dy zogj ne shkurre.” Prandaj sa rrin shofin potencialin kompanite, le te kujdesen per produktet e mira qe kane se shumicen e rasteve 20% e produkteve sjell 80% te fitimit.

  3. Cikli i jetes se nje produkti eshte :

    -lindja (0 +)
    -rritja (+)
    -maturimi (konstante)
    -renia (-)
    -vdekja (0 -)

    Duke konsideruar qe produkti “yll” eshte ose ne faza rritje ose ne maturim…
    Cfare do behet pastaj???
    Sepse si cdo produkt vjen edhe renia edhe vdekja….
    nese nje kompani nuk siguron te ardhmen me idera/produkte/meyra te reja …qe te zevendesojne “yllin e sotem” dmth qe jeta e saje nuk do jete shume e gjate.

    Plus qe mos harro se sot ka shume konkurence si rrjedhoj, duhen vazhdimisht inovime, ndryshe nuk mundesh ti besh ball konkurences.

  4. Atehere do vlente shprehja “Burro, si thua? T’a lajme kete kalamanin, apo te bejme nje tjeter?”…

  5. Pyetja ime eshte, cila eshte arsyeja qe kemi femij te tille?

    ‘Ylli’kerkon mbeshtetje ne ate qe ben.
    ‘Qenit’ t’i jepet mundesia te realizoje ate qe do.

  6. Une mendoj se kemi “femije” te tille per faktin e thjeshte se asgje nuk eshte perfekte dhe nuk ekziston “femija” model.
    Mua me pelqen kjo gje pasi e ben jeten me interesante “:-).

  7. A.R, ok asgje nuk eshte perfekte, athere pse bejme kategorizime? femije i keq apo i mire? Mendoj, te gjithe femijte jane te mire -:)

  8. Bejme kategorizime,krijojme modele referimi, krijojme striotipe per lehtesi studimi (…..sipas meje ketu ndikon dhe mania jone per ti vendosur emer cdo fakti, cdo dukurie, gjithckaje, urrejme te mbetemi pa pergjigje 🙂 ……)

  9. OK A.R. te cili grup hyn? une hyj tek “pikpyetja” 😀

  10. 🙂 Une nuk e shof dot veten si nje produkt, si rrjellim une nuk mund te te pergjigjem se ne cilin stad te jetes jam , sorry
    p.s. po puna jote do pare se keq situata po hyn tek “pikepyetja” 😀

  11. nuk e shoh veten si produkt . por nese flasim per biznes atehere biznesi duhet te jete i pavarur .nje thenie kinese thote ;ma thuaj do te harroj .me trego do te maj ne mend ,por me angazho do te kuptoj.atehere kjo thenie vlejn dhe per femijet do te behen yll por vlen dhe per biznes nese angazhon atehere do te kete fitim

  12. une jam 18 vjeqare hej i luse krejte pridrite e kosovese ti rujne qikate pake se na murren fetyren asgj skam me shty ma shum shkelqim nga junik jam

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.