Dell “Adamo” – Studim klasik marketingu

picture-11 Nje nga metodat kryesore te studimit te marketingut jane “case studies” — analiza te strategjive te perdorura nga kompani te ndryshme.  Disa nga studimet klasike jane Coke vs. Pepsi,  Windows vs. Mac, Toyota/Honda vs. GM/Ford ..etj.   Problemi qe kam pasur gjithmone me studime te tilla eshte qe nuk ishin bashkekohore.  Pavaresisht se Pepsi me Coke kane dekada qe kane qene ne lufte, betejat me interesante i kane pasur ne fillim te viteve 80:  ..fushata Pepsi Generation ose Pepsi Challenge. Pra, vertet do ishte interesante te shikoje nje fushate apo produkt ne zhvillim e siper, e te studjoje shancet e suksesit.  Me duket se e kam gjetur!! Quhet “Adamo,” linja e re e laptopeve nga Dell.

Kam pasur 2 laptope Dell.  Kam qen gjithnje i kenaqur me te dy.  Madje t’fundit qe kisha, mu derdh uje ne tastjere, e prap vazhdoi te punonte me besnikeri!  I vetmi problem ishte qe peshonte nja 127-232KG (..kjo shpatull e di c’ka hequr!)

Dell, gjate viteve 90 kishte nje avantazh qe e beri te suksesshem — ishte inovator ne menyren se si e zhvilloi biznesin duke marr porosi direkt nepermjet internetit.  Kjo i lejonte te kishte cmime te ulta, karshi konkurrenteve si HP (Compaq ..kompjuteri i pare qe kam pasur).  Me kalimin e kohes, edhe konkurrentet filluan te ndjekin te njejten platforme.  Si rrjedhim, Dell e humbi avantazhin qe kishte si “low-cost provider” (konkurrent me cmim te ulet.)

Suksi i viteve te fundit te Mac, ku laptopet kane nje marzh rreth 30-40% (karshi 10-20% per PCs), i dha idene Dell-it qe duhet te krijoje nje linje te re laptopesh luksi.   Keshtu lindi “Adamo.”

“Adamo” pak a shume ka te njejtat specifika si Macbook Air: Intel Duo, kase metalike, i lehte pupel.  Cmimi?!  …fillon tek nja $1900.  Duket shume, por ne krahasim me Macbook Air, eshte aty, aty.

…i vetmi problem: Powered by Windows.

Pse e quaj problem?

1) Sepse, nje pjese e mire e konvertuesve ne Linux apo Mac, kane ndryshuar thjesht per faktin qe Windows nuk ka sigurine dhe stabilitetin qe kane Linux apo Mac.  Vista ishte katastrofe.  Windows 7 eshte pak a shume “moving target”: …nje here thuhet qe do dali kete vere, pastaj thuhet qe do dali nga 2010-ta.  Pastaj askush nuk e di nese vertet do jete permiresim i Vistes apo jo. Se

2) Mac i ka pasur gjithnje cmimet e larta.  Laptopi me i lire Mac shitet me $1200, gje qe ne nje fare menyre e ka edukuar publikun te mendoj “premium” sa here shikon Mac ne vitrine.  Ndersa kompjuteret me Windows fillojne tek $250 (Asus).

Pra, cfare e shtyn dike te paguaj $1900 per nje laptop me nje sistem operativ te cilin mund ta gjesh me nje cmim aq te ulet sa $250?  Dezajni?!  Dmth, thjesht fakti qe peson 1.5KG dhe ka kase metalike (dhe fushate me tym marketingu) do te bind klientin te harxhoj rreth 3-4 here me shume per te njejtin produkt qe blen diku tjeter?   ..me duket pak si ekzagjerim.

Pervec permasave dhe konstruktit, dicka qe duhet marre parasysh eshte edhe koha e lancimit — MESI I KRIZES ME TE MADHE TE DEKADAVE TE FUNDIT.

..pac fat Adamo — do te te nevojitet.



One Response (Add Your Comment)

  1. Tek ky studimi qe ke bere ti hyn ne veprim logjika konsumatore…tani kur vjen puna tek procesi i vendimarrjes dhe hapave ne te…tie di qe te besh zgjedhje te tipit “premium” duhet te dish te dallosh produktin jo nga kapaku por nga me shume cka brenda dhe t’ja njofesh vlerat e jo vetem kaq por edhe qe keto vlera te te hyne mire ne pune. Nje bleres kaq i mireinformuar e di qe cmimi eshte “fair” e keshtu panvaresisht nga kontributi marketing qe kane keto ne linjen e produktit mbeten pasi justifikojne kenaqjen e klienteles elite e cila do mbetet perhere besnike ndaj produktit.

    Dell ka bere pikerisht kete gje, ka prodhuar nje laptop per klientelen besnike…si puna jote 😛 pra kemi nje rast te paster marketingu ku zbatohet nje nga metodat me klasike te kombinimit treg produkt per zgjerim linje apo diversifikim produkti.

    Une personalisht kam pasur nje Dell te cilit vetem nje jave pasi i mbaroi garancia iu dogj erkani…jo iu dogj po nisi t’i beje numra. Me sa lexova ne internet, si une kishte shume te pakenaqur ne te njejtat rrethana. Me ka ngelur aty dhe me duhet ta perdor me doc-in station qe s’me pelqen hic…e sa per peshen, ke te drejte, ky sup e di 😀

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.