Edhe printeret shiten sic shiten makinat.

hp1.jpgHewlett-Packard ne Australi, ka filluar nje fushate rabati per blerjen e printerve te rinj.  Kjo fushate eshte interesante jo vetem nga aspekti i dezajnit te reklamave, por edhe nga koncepti i shitjes.

Normalisht eshte industria e makinave ajo qe nxit shitjet me programe rabati.  Per shembull, nese do te blesh nje makine te re qe ben rreth 20 mije dollar, mund te pagosh 15 mije dhe ti dorezosh shitesit makinen tende te vjeter qe ka vleren 5 mije dollare.

HP po perdor te njejten taktike.  Nese blen nje printer nga HP, mund ti dorezosh HPs printerin tend te vjeter dhe pasi te analizohet vlera reale e printerit te vjeter, ajo shume parashe do te te kthehet ne formen e rabatit.

Nga ana e reklamimit, fushata eshte interesante.  Fotografia siper tregon nje printer te vjeter qe eshte kthyer ne raft librash.   Ideja eshte: “mjaft mbajtet printeret e vjeter verdalle neper zyra, kthejini tek HP e merrni para.

hp2.jpg

hp3.jpg

Materiali u dergua nga Ermal Mecaj i Comport.LTD



6 Responses (Add Your Comment)

  1. Ide e mire me duket…

  2. Po ate dreq fjale “fushata rabati” ku ma gjete se per ca caste po krueja koken per te kuptuar se c’doje te thoshe.

    Mire qe HP eshte e gatshme te te jape para por sa mund te paguaje duke marre parasysh qe vlera dhe perdoshmeria e printerit te vjeter do te jete afer 0?

  3. A, ti kujton se dealershipet e makinave ta morin makinen mrapsh per ta shit prap? Ato qe jane n’gjendje per tu riparu e shit, shiten prap. Ato qe s’jane n’gjendje per t’u riparu mrapsh, perdoren si tax break n’fund t’vitit. ..kshu qe ne nje menyre ose ne nje tjeter perfiton.

    Ke HP mund t’perdorin plastiken si scrap.

  4. Po do te jap gjysmen e çmimit qe ben nje kafaz pellumbash i ri. 🙂

    Nuk e di sa mund te kombinoj me orendite e shtepise nje printer me funksion tjeter, por gjithsesi meqenese koncepti “rabat” eshte i ri per sektorin, meriton nje note pozitive.

  5. E pare nga dy plane duket e sukseshme.
    Nga plani i PR, duket sa HP interesohet per konsumatorin dhe njekohesisht per ambientin. Vertet e ndotin shume ambientin plastikat dhe boja qe ato mbartin.
    Nga plani ekonomik! Une jam shume i bindur se HP arrin fitimin e parashikuar dhe blerja nuk eshte ndonje humbje per firmen dhe afron konsumatorin me produktet duke kujtuar qe nje Plotter HP sot kushton 11 000 euro dhe per fimat qe shpesh bejne investime do te ishte goxha e vlefshme.
    Kaq!

  6. E kan kuptuar se si funksjonon klienti…duan produkte te reja, me nje cilesi te mire, me cmim te ulet (all in one si emri printerave qe propozojne 😀 )
    Produktet e reja i propozojne pa pbm, cilesia eshte gjithashtu e mire, problemi eshte ke cmimi, Hp ngelet gjithsesi e shtrenjte si mark, duke pare qe te tjera marka kane nje raport cilesi-cmim shume me te mire…

    Atehere???si i behet ???
    “Riciklim” plako, “riciklim” 😀
    Gjithsesi cmimi qe ata do paguajne per printerin e vjeter, nuk do jete kurre cmimi real i shitjes te po atij printeri…keshtu qe i fusin nje te rregullume apo thjeshte i rekuperojne pjeset….

    Ne fund te fundit nese kjo pune funksjonon si makinat….nje makine po ti shesesh pjeset vec e vec eshte me e shtrenjte se sa po ta shesesh te gjithe si makin….e njejta gjo edhe per printerat 😀

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>