Etika: Kompanite e medha dhe punishtet ne vendet e varfera.

Para nja 2-3 vjetesh (ne mos gaboj) ne Amerike filloi nje fushate e gjere mbi kompanite Amerikane qe neper punishtet e tyre ne Tailande, Guatemala ..etj punesonin femije te moshave 12-13 vjecare. U bene disa skandale sidomos me persona te shquar te televizionit te cilet veshjet e mallrat per markat e tyre i merrnin nga punishte te vogla te tipit te lartpermendur.

Gjithashtu, ne fushen ushqimore, shume kompani ose kane filluar te perdorin baze materiale te bere etikisht, ose nje pjese te vogel te bazes materiale, per te nxitur prodhimin etik te mallrave. Per shembull, kafeja Starbucks perdor vetem kafe “Fairtraded” (fairtraide = qe blihet me cmim te volitshem, si per fshatarin ashtu edhe per kompanine ..pra te dyja palet fitojne.) Kompani si Nestle e Sara Lee qe jane 2 nga 4 bleresit me te medhenj te kafese, nuk perdorin mallra fairtraded, per arsyje sepse “..po ta blejme kafene me cmim me te larte, kjo do te sjelli rritjen e cmimeve te cdo lloj malli ne fshatrat ku ne blejme lenden baze, dhe si rrjedhim fuqija blerese e fshatarit nuk ndryshon” (sipas nje letre qe Sara Lee i kishte derguar grupit jo-qeveritar Oxfam, para disa vjetesh.)

Por pyetja qe me lind gjithnje, e nuk di t’i gjej dot nje pergjigje optimale eshte: Nese ne nje fshat ne Bangalor te Indise, eshte tradite qe femijet te punojne qe ne moshen 12 vjec per te ndihmuar familjet e tyre te varfra, atehere, e drejta jone morale per te ndaluar punesimin e femijeve, ndikon per mire apo per keq ne kete lloj situate? Nese Nike, mbyll punishtet e veta neper fshatrat e varfra te Tailandes, per shkak se bleresit perendimor mendojne qe ato punishte nuk jane etike, cfare ndikimi ka ky veprim neper keto fshatra?

Une them, qe nuk mund t’i peshojme gjerat me kandarin tone perendimor dhe te themi c’eshte etike apo jo ne vende te cilat nuk e kemi idene se si jetohet. Kur i masim te gjitha gjerat me nje meter standart, nuk marrim parasysh ndryshimet midis kulturave te ndryshme. C’mendoni ju?



One Response (Add Your Comment)

  1. megjithese eshte teme e hapur shume kohe me pare, ndjej qe duhet ti pergjigjem me kete:
    http://video.google.com/videoplay?docid=5633239795464137680

    Globalizimi i tregjeve eshte vertet gje e mire dhe nuk duhet ti masim te gjithe me metrin tone.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>