Euromax: Supermarkata moderne ne Shqiperi

Ne hyrje te Tiranes, ne autostraden Durres-Tirane gjendet edhe qendra tregtare Euromax. Kjo qender tregtare eshte pakez ndryshe nga te tjerat. Ajo cka eshte e vecante eshte se ngjet shume me nje qender tregtare nga ato te cilat jemi mesuar te shohim ne USA, te tipit “mall.” Dyqanet jane sistemuar njesoj, dhe gjithashtu ka edhe nje qender ushqimore ku mund te ulesh te pish nje kafe apo te marresh dicka per te ngrene teksa pergatitesh te vazhdosh psonisjet.

Ne njerin cep te qendres tregetare ndodhet edhe supermarkata Euromax, qe mund te krahasohet me supermarkatat moderne Evropiane.  Cdo gje eshte sistemuar mire, dhe dukshem.  Kendi i mishit eshte i mbushur me produkte te fresketa e plot variete.  Ajo cka me pelqeu, e m’u duk tipike Shqiptare, ishte “ishulli” i vogel me gliko te ndryshme arre, fiku, portokalli, ..etj.

Dicka qe nuk me pelqeu shume (pavaresisht se mund te ishte e detyrueshme) ishte numuri i madh i stafit te sigurimit.  Te veshur si para-militare, me bluze e pantallona blu te krijonin pershtypjen sikur ishe ne ndonje kazino, e jo dyqan.

Pikat e arketimit ishin te pajisura me sisteme antivjedhje sic jane supermarkatat ne perendim.

Pika ushqimore ndodhet ne te majte.

Dyqanet e ndryshme: ketu nje dyqan me veshje sportive ndodhet prane nje mobilierie.  Kjo eshte pak e cuditshme per arsyje se mungon perfitimi nga sinergjite.

Hyra eshte “zbukuruar” nga reklama te medha produktesh.

Kjo reklame e supermerkates m’u duk e arrire.

Interesante do te jete te shohesh c’do te ndodh me biznesin e kesaj qendre tregtare sikur nje supermarkate e nje siperfaqje pak a shume te njejte te hapet diku me afer Tiranes, ose brenda ne Tirane.  Kot nuk thone qe gjeja me e rendesishme e nje qendre shitjeje eshte “vendi, vendi, vendi.”  Kjo eshte e vetmja gje qe i mungon kesaj supermerkate.



4 Responses (Add Your Comment)

  1. Me behet shume qejfi per nje qender te tille tregtare ne Tirane se vertet eshte praktike dhe jep mun desine per njerzit qe nuk kane shume kohe te kryejne blerjet e tyre duke optimizuar kohen.
    Nga ana tjeter shpresoj qe nje qender e tille te mos ndertohet brenda Tiranes. Do te ishte me mire ne kryeqytet te rindertohej tregu i vjeter para se ta prishte Enveri. Kjo do ti jepte Tiranes nje stil te vecante dhe do krijonte nje menyre tjeter te berit te pazareve. Duke shetitur, duke folur me shitesit ose artizanet ose duke pire nje kafe me njerzit qe kalojne perpara dhe te gjitha keto nen rrezet e djellit ne vjeshte dhe pranvere dhe nen nje cader dielli ne vere.

  2. Sikur te gjithe te shpresonimi qe cmimet atje te mos ishin te njejtat me evropen do ishte akoma me mire 😀

    Jo per gjo por kam degju shoqerin qe kan qene, kane blere, dhe i ka hik menja kur kan pare te njejtat cmime evropjane…
    Qe ata njerez te klases mesatare te shkojne edhe te bejne pazar atje edhe ti iki gjith rroga e mujit me duket pak e abuzuar…

    eshte bukur te besh si vendet e tjera, por vendet e tjera kan edhe rrogat e tilla qe i lejojne klienteve te blejne…po ne shqiperi???

    nejse si ide mire eshte…por dreqin, robt ti shofin me sy e te plasin me zemer….nejseeeeee

  3. cmimet me thene te drejten nuk jane dhe aq keq (duke krahasuar me te tjeret)
    qendra eshte model ne fakt per nga organizimi dhe them se kjo eshte ne saj te bje stafi qe menaxhon komplet qendren
    ky staf mungon neper qendra te tjera ose perbehet nga pronari, rojet dhe fshesaxhijet

  4. Jam kurjoz te di nese Euromax eshte firme krejtesisht Shqiptare apo ndonje firme supermerkatash e huaj qe ka hyre ne tregun shqiptar. Them se do jete kjo e dyta, por s’jam i sigurte.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.