Facebook “Like”, menyra e thjeshte per te qene pasiv

Ngaqe eshte 3 e mengjesit dhe me ka dale gjumi nga pija e tepert, me ka kapur frustrimi me butonin “Like” te Facebookut. I don’t like it! Kam qef t’bej “Dislike” butonin “Like”!

Ne faqjen e Facebookut te nje mikes time, pash qe kishte vene “application” qe u kerkonte miqve te saj ne Facebook te jepnin nje ndihme modeste financiare ndaj nje semundje qe na kanoset te gjitheve. Vura re qe postimi kishte marre mbi 30 “Likes” dhe asnje dollare. (…nejse, rendesi ka qe shoqnia aprovon, pavarsisht se nuk kontribuon!)

Ne nje faqje tjeter Facebook-u, nje mik tjeter kerkonte ndihme me nje pyetje. Rreth 7 veta e kishin bere “Like,” e askush nuk ishte pergjigjur. (…nejse, rendesi ka qe shoqnia aprovon, pavaresisht se nuk ndihmon!)

…do kisha qef qe Facebook te aktivizonte edhe nje buton tjeter me tekstin “Ose kontribuo, ose p!r&4u.”

P.s: …i kerkoj ndjese lexuesve te peshkut qe i harxhova nja dy minuta kohe me problemin tim trivial. 🙂

P.s.s: …ju lutem, bejeni “Like” artikullin ne Facebook.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.